Author: Hamdi Kumanova

ARTAN GRUBI Në seancën e 75 të Qeverisë miratuam vendime të rëndësishme, ndër të cilat edhe: 👇 👉 Propozimin e MASH për ndërtimin e objektit të ri me kushte moderne për procesin mësimor për gjimnazin “Sami Frashëri” në Kumanovë, 👉 Shfuqizuam vendimin për dhënie në përdorim të Agjencisë për kadastër të ish objektit të Shkollës Medicinale në Tetovë dhe miratuam Vendimin për kthimin e këtij objekti në shfrytëzim të komunës së Tetovës, 👉 Miratuam edhe mendimin mbi Propozim ligjin për Institucionet e arsimit të mesëm të Bashkësive fetare, 👉 Ndryshimet dhe plotësimet e propozuara në Ligjin për ndërtim, sigurimi i…

Lexo më Shumë

Pas kërkesës së familjarëve të viktimave në tragjedinë e ndodhur në Bullgari vitin e kaluar kur u dogjën 46 shtetas të Maqedonisë së Veriut për të hetuar rrethanat që çuan në aksidentin fatal, Bullgaria njofton se ka ndërprerë procedurën parahetimore. Zëdhënësja e kryeprokurores në Bullgari Sijka Mileva tha se është ndërprerë procedura parahetimore për tragjedinë në Struma pasi është kërkuar nga kolegët në Maqedoninë e Veriut të marrin në pyetje më shumë të mbijetuar dhe familjarë të viktimave të tragjedisë së nëntorit të kaluar. Mileva për BNT tha se hetimi i deritanishëm ka nxjerrë në pah faktet për atë…

Lexo më Shumë

Rrugët më të këqija në Evropën Lindore sipas studimit të faqes analitike kroate “Viborc” , janë në Moldavi, Bosnjë dhe Hercegovinë, me rrugët më të këqija të Evropës që shënojnë respektivisht 2.6 dhe 2.8. Vetëm rezultate pak më të mira janë gjetur në Rumani dhe Ukrainë (3,0 secila), Bullgari dhe Maqedoninë e Veriut (3,4 secila), dhe Serbi me 3,5 pikë. Pjesëmarrësve iu kërkua të vlerësonin situatën për fusha specifike në nivel vendi, dhe 12,987 drejtues biznesi nga 139 ekonomi në mbarë botën iu përgjigjën 78 pyetjeve të anketës. Një nga pyetjet që u bë ishte: “Në vendin tuaj, cila është…

Lexo më Shumë

Në margjina të Forumit Strategjik të Bledit, Ministri I Jashtëm Bujar Osmani është takuar me Gabriel Escobar, Zëvendësndihmës Sekretarin e Shtetit për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike dhe Përfaqësuesin Special të SHBA-së për Ballkanin Perëndimor. Njoftimin për takimin, Ministri I Jashtëm Osmani e ka bërë publike në profilin e tij në Facebook ku ndër të tjera shkruan; U shpreh kënaqësi për Dialogun Strategjik të mbajtur së fundmi dhe rezultatet fillestare në formën e granteve për forcimin e Sundimit të ligjit, kulturës dhe mbrojtjes. Partneriteti strategjik midis dy vendeve po forcohet, teksa marrëdhëniet bilaterale po hynë në fazë të re e edhe…

Lexo më Shumë

Qeveria paralajmëroi procedura më të thjeshtëzuara për instalimin e elektrocentraleve fotovoltaike në kulmet e amvisërive dhe objekteve ekonomike. Në seancën e sotme, Qeveria i miratoi ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për ndërtim, me të cilat mundësohet që në objektet në pronë individuale të instalohen elektrocentrale fotovoltaike me fuqi prej gjashtë kilovatëve dhe në objektet afariste me fuqi deri 40 kilovatë me procedura të thjeshtëzuara. Siç paralajmëroi ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Bllagoj Boçvarski në konferencën e sotme për shtyp në Qeveri, gjatë ditëve të ardhshme ndryshimet e Ligjit do të parashtrohen në Kuvend. Pritet në seancën e parë të Kuvendit…

Lexo më Shumë

Ministria e Shëndetësisë e Maqedonisë së Veriut i publikoi të dhënat e detajuara për virusin korona në vend nga ku rezulton se në 24 orët e fundit prej 1.084 të testuarve kanë rezultuar 240 të infektuar, transmeton Portalb.mk. Të dhënat janë si vijon: Raste të reja: 240 Riinfektime: 58 Të vdekur: 1 Të vdekur të raportuar në Termini im: 3 Të shëruar: 446 Testime: 1.084 Numri i rasteve aktive me Covid-19 në vend është 1.714. Shkupi është qyteti me më shumë raste aktive, pasuar nga Manastiri, Ohri, Prilepi dhe Kavadari. Nga fillimi i pandemisë: Të infektuar: 340.119 Të shëruar: 328.924,…

Lexo më Shumë

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut, sot 30.08.2022 (e martë), do të mbajë mbledhjen e rregullt të 75-të, ku në përputhje me kompetencat e saj do të shqyrtojë më shumë pika nga programi i saj për punë dhe në interes të qytetarëve. Sipas rendit të propozuar të ditës, në mbledhje do të shqyrtohet Propozim-ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për ndërtim. Qëllimi i ndryshimeve të propozuara është parashikimi i procedurës së posaçme për veprim të elektrocentraleve fotovoltaike të objekteve nga ana e konsumatorëve-prodhuesve, si dhe nga kategorizimi i ndërtimeve për prodhimin e energjisë elektrike nga burime të ripërtërishme.…

Lexo më Shumë

Qeveria antimaqedonase përmes institucioneve të okupuara tradhtoi ekonominë, biznesin dhe drejtpërdrejt qytetarët në Maqedoni, shkruan lideri i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski në rrjetet sociale. “Në vend të një plani, mbështetjeje dhe strategjie për të ndihmuar ekonominë dhe biznesin, ata ofruan një situatë të re të krizës energjetike, në mënyrë që me presion të mund të ndikojnë se cilat kompani, të hapura brenda natës, do të blejnë qymyr, naftë dhe energji elektrike. Në vend që të ndihmonin ekonominë dhe biznesin, ata vazhduan të vjedhin në kushte ku nuk ishte më e vështirë. Ata do të përdorin si justifikim që ka krizë energjitike…

Lexo më Shumë

66-vjeçari me iniciale SH.S. nga fshati Popovjani ka ndërruar jetë nga aksidenti i djeshëm në rrugën rajonale Osllomej-Kërçovë, gjegjësisht në vendin e quajtur “Borojet”. I moshuari ka humbur kontrollin e veturës “VW Golf” me targa të Kërçovës, pas çka ka ndërruar jetë në vendin e aksidentit. “Nga plagët e marra shoferi ka ndërruar jetë në vend, ndërsa vdekjen e ka konstatuar mjeku i Emergjencave Mjekësore, ndërsa pasagjeri Z.R.(42) nga Kërçova ka pësuar lëndime të rënda që i janë konstatuar në Qendrën mjekësore në Kërçovë”, informon MPB.

Lexo më Shumë

Abedin Murati, i cili udhëheq një fabrikë për përpunimin e pemëve dhe perimeve në Tetovë të Maqedonisë së Veriut, thotë se fatura për rrymën e shpenzuar në korrik i ka ardhur shumëfish më e shtrenjtë se në korrik të vitit të kaluar. “Vitin e kaluar, në muajin korrik, kemi harxhuar 323 mijë kilovatë dhe kemi paguar rreth 20 mijë euro. Këtë vit [në korrik] kemi harxhuar shumë më pak rrymë – 136 mijë kilovatë – dhe fatura është 91 mijë euro”, thotë Murati për Radion Evropa e Lirë. Sipas tij, fitimet e fabrikës nuk arrijnë vlerën e faturës brenda një…

Lexo më Shumë

Prokuroria në qytetin bullgar Burgas bëri të ditur për MIA se ka kërkuar paraburgim për shtetasin 60-vjeçar nga Maqedonia e Veriut, i cili u arrestua të dielën për kontrabandim të 88 afganëve. Ai akuzohet se është përpjekur të kontrabandojë përmes Bullgarisë një grup të madh shtetasish afganë. Gjykata e Qarkut në Burgas do të caktojë datë për seancë gjyqësore.

Lexo më Shumë

Nxënësit nga viti i parë i shkollave të mesme, të cilët i plotësojnë kushtet për transport publik falas në Shkup, biletat do t’i marrin në shkollat ​​amë ku vijojnë mësimin, njoftoi NQP Shkup, transmeton Portalb.mk. Nga NQP informojnë se nxënësit e klasave më të larta, në rast nevoje për kartelë të re elektronike “Skopska” (për shkak të humbjes së kartelës etj.), mund të marrin një të re/dublikatë në çdo qendër personalizimi të NQP Shkup. “Është e nevojshme që të dorëzojnë vërtetim nga shkolla dhe të paguajnë një tarifë prej 200 denarë për bërjen e kartelës”, njoftojnë nga NQP Shkup. NQP Shkup sqaroi se…

Lexo më Shumë