Elektrodistribuimi hapi zyrë të re të pranimit për konsumatorët e Radovishit, ndërsa ekzistuesja në Kriva Pallankë është rinovuar dhe zhvendosur në lokacion të ri. Dy zyrat e reja të pranimit nga sot janë të vendosura në funksion të shërbimit të konsumatorëve. Përveç shërbimeve ekzistuese në zyrat e pranimit të Elektrodistribuimit, si risi janë futur kartelat për paraqitjen e gjendjes së konsumit nga orëmatësi, të cilat pas plotësimit vendosen në kuti të veçantë për ta. Me këtë, për konsumatorët janë krijuar kushte që të shmangin pritjen në rradhë, e njëkohësisht mënjanohet edhe nevoja e pranisë fizike personale të kërkuesit si…
Author: Hamdi Kumanova
Kryeministri i vendit, Dimitar Kovaçevski edhe njëherë ka ripërsëritur premtimin e tij se ushqim, ngrohje dhe rrymë do të ketë për çdo familje. Sipas tij qeveria është fokusuar në investimet në sektorin energjetik, që më lehtë të përballet me krizën energjetike. “Kam premtuar dhe do ta realizojmë këtë premtim, se ushqim, rrymë dhe ngrohje do të ketë për çdo familje. Qeveria është e fokusuar në investimet në sektorin energjetik. Kemi rritur prodhimin e energjisë elektrike që të plotësojmë nevojat e konsumatorëve”, deklaroi Dimitar Kovaçevski.
Për maskaradën dhe kaosin e krijuar me ndriçimin publik të pushtetit vendor (komunat) Gjatë këtij viti janë të shumta daljet publike në opinion nga ana e ASH ku temë diskutimi ka qenë pikërisht energjia elektrike, janë propozuar, sugjeruar, është diskutuar e debatuar shumë lidhur me këtë temë, por nga ana tjetër qeveria aktuale dhe KRRE ( komisioni rregullator i energjisë), pos në disa raste, nuk e ka parë të arsyeshme që ti shfrytëzojë e ti bëjë pjesë të ligjeve e të masave antikrizë propozimet e sugjerimet tona . Sot jemi dëshmitarë të një paaftësie dhe të një keqmenaxhimi total me…
Kryeministri i vendit Dimitar Kovaçevski i pyetur nga gazetari i Alsat, Adnan Qaili rreth skandalit në Onkologji, tha se ka kërkuar raport nga ministri i Shëndetësisë, dhe në bazë të atij raporti në afat prej 48 orëve do të mund të marrim përgjigje, shkruan Alsat. “Kam dëshmuar se nuk jam person shumë tolerant, dhe se në bazë të fakteve i sjell vendimet. Kam kërkuar nga ministri i shëndetësisë që të përgatis raport lidhur me dy klinika dhe në bazë të atij raporti në afat prej 24 orëve do të mund të merrni përgjigje në pyetjen tuaj”, u përgjigj Kovaçevski. /Alsat.mk…
Nga VMRO-DPMNE thonë se shefi i protokollit në Ministrinë e Punëve të Jashtme nuk është dorëhequr për shkak të ngatërrimit të flamurit të Sllovenisë me atë të Sllovakisë, por për shkak se i njëjti është avancuar si ambasador në Moskë, përcjell TV21. Këto reagime të VMRO-së vijnë pasi ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani mbrëmjen e djeshme deklaroi se shefi i protokollit ka dhënë dorëheqjen për shkak të gabimit. “Bujar Osmani nuk e tha të vërtetën kur bëri të ditur se drejtori i protokollit ka dhënë dorëheqje për shkak të flamurit të gabuar gjatë vizitës së ministres së Jashtme…
Shefi i protokolleve në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut është dorëhequr për shkak të gabimeve me flamurin slloven. Skandali kishte ndodhur javë më parë, kur në një takim mes ministrit të jashtëm Bujar Osmani dhe ministres së jashtme sllovene, Tanja Fajon, protokolli kishte ngatërruar flamujt, në vend të atij slloven kishte vendosur flamurin sllovak, përcjell INA. Largimin e shefit të tij të protokollit e ka konfirmuar edhe ministri Osmani për televizionin TV24. (INA)
Nga MPB njoftojnë se kanë arrestuat një shkupjan, i cili ka pranuar se ka kryer grabitje në tre barnatore, përcjell TV21. I njëjti dyshohet për vepra tjera penale, për të cilat MPB thotë se po punohet. “Më 31.10.2022, në ora 13:15 në rrugën “Gjorçe Petrov” në Shkup, zyrtarë policorë nga Njësiti policor për intervenim pranë SPB-Shkup e kanë privuar nga liria S.P.(36) nga Shkupi. Ai dyshohet se gjatë muajit shtator dhe tetor të vitit 2022 ka kryer disa vepra penale, “grabitje” në barnatore në Shkup dhe një “vjedhje të rëndë” në tentativë në banesë”, thonë nga MPB.
Ish-ministri i financave, Xhevdet Hajredini përmes një postimi në rrjetet sociale ka theksuar se LSDM nuk ka mbajtur asnjë premtim pasi që ra regjimi i Nikolla Gruevskit. Ja postimi i tij: “Regjimi i Gruevskit ra dhe LSDM erdhi në pushtet me premtimin, ndër të tjera, për kthimin e miliardave para të vjedhura, për rrënimin e të gjitha objekteve të ndërtuara me projektin “Shkupi-2014” dhe për publikimin dhe ndjekjen penale e të gjitha të dhënave kriminale të dalura nga përgjimet, sipas rekomandimeve të Komisionit të Venecias dhe Pribes. Sot jemi dëshmitar se edhe pas pesë viteve nuk është kthyer asnjë denar…
Vendimet shtetërore sjellin përfitime për qytetarët dhe ata mund t’i shohin dhe ndjejnë, tha sonte kryetari i LSDM-së Dimitar Kovaçevski në forumin partiak në Dellçevë. Ai para qytetarëve të Dellçevës prezantoi masat e deritanishme të Qeverisë, politikat e ardhshme, si dhe konceptin për vizionin dhe të ardhmen e Maqedonisë së Veriut. “Morëm vendime të vështira, shtetërore. Përfitimet e atyre vendimeve shtetërore tashmë mund të shihen dhe ndjehen nga të gjithë ne, i gjithë opinioni, të gjithë qytetarët. Nuk ka nevojë të kthehemi shumë larg, vetëm në pesë ditët e fundit do të përmend disa gjëra të rëndësishme në lidhje me…
SHA EMV nga “Makpetrol” ka siguruar gaz natyror për gjysmën e parë të këtij muaji për Ngrohtoret “Lindje” dhe “Perëndim” dhe për tërë muajin për KOGEL në filialin “Energetika”. Nuk është bërë blerje për TE-TO, e cila për muajin nëntor ka siguruar gaz për mënyrën e funksionimit të saj, por duhet të hyjë në sistemin e energjisë termike për Qytetin e Shkupit. “SHA EMV do të furnizojë gaz natyror nga “Makpetrol” për ngrohtoret “Lindje” dhe “Perëndim” për periudhën nga 1 deri më 15 nëntor dhe për KOGEL në filialin “Energjetikë” për periudhëm nga data 1 nëntor deri më 30. njoftojnë…
Disa kompani në fushën e bujqësisë dhe zhvillimit rural në Maqedoninë e Veriut kanë përfituar miliona euro përmes Agjencisë shtetërore të pagesave, gjegjësisht Agjencisë për mbështetje financiare të bujqësisë dhe zhvillimit rural. Këto fonde janë siguruar përmes programit MD të kësaj Agjencie, pra bëhet fjalë për para nga programi IPARD, në të cilin një pjesë të vogël ka edhe shtetit, përcjell INA. Kompania që kryeson me shumën më të madhe është “Xhanviki” nga Petroveci i Shkupit, që në fund të shtatorit ka marrë 2.2 milionë euro. Ajo merret me përpunimin, prodhimin dhe tregtimin me shumicë të frutave dhe perimeve, si…
Koordinatori i grupit parlamentarë njëherë edhe nënkryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Arbër Ademi në emisionin “Klan Debat”, sonte ka debatuar me kolegët e tij deputet nga rradhët e partive tjera shqiptare. Duke folur për heqjen e termit “20%” nga Kushtetuta deputeti Ademi ka thënë se kreu i BDI-së, Ali Ahmeti shquhet për unifikim. Duke shtuar se ka bërë disa herë kërkesa për unifikim. “Kryetari i BDI-së, Ahmeti shquhet për unifikim të shqiptarëve. Që para themelimit të BDI-së ka qenë faktorë i unifikimit të shqiptarëve. Shpesh herë ai ka ftuar që të unifikohen partitë politike që duan ta sfidojnë BDI-në…

