Në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut sot duhet të vazhdoj seanca e 88-të, ku mes tjerash, në rend të ditës janë edhe ligjet e lidhura me masat për ballafaqim me pasojat nga kriza energjetike dhe ligjet për shoqata dhe fondacione dhe partitë politike. Në rend dite të seancës plenare është edhe projektligji për mbështetjen financiare të kategorive të rrezikuara sociale të qytetarëve për përballimin e krizës energjetike, me procedure të shkurtuar.
Author: Hamdi Kumanova
Shefi i diplomacisë, Bujar Osmani sot do të jetë nikoqir i zëvendëskryeministrit dhe ministrit të Punëve të Jashtme të Kazakistanit, Muhtar Tleuberdi, i cili do të qëndrojë për vizitë zyrtare në vendin tonë. Gjatë qëndrimit në Shkup, Tleuberdi pritet të takohet me presidentin Stevo Pendarovski si dhe me kryetarin e Kuvendit, Talat Xhaferi.
E diMë që Çdo cent KA VLERË ! Ria Money Transfer: 50 % Zbritje për të gjitha Dërgesat e Parave nga Maqedonia e Veriut Ria Money Transfer është lidere e njohur financiare e specializuar në transferat ndërkombëtare të parave që nga viti 1987 Ne e dimë se çdo cent ka vlerë ! Kjo është arsyeja pse Ria Money Transfer ofron një zbritje prej 50% për klinetët e rinj për të gjitha dërgesat e Parave nga Maqedonia e Veriut në mbarë botën, gjegjësisht një zbritje prej 20% për të gjitha dërgesat e Parave…
Disa në këmbë, disa me makinë të shoqëruar nga prindërit ndërsa shumë nxënës të tjerë të Vizbegut përdorën shërbimin taksi për të mbërritur në mësim në shkollat fillore të komunës së Çairit pasi kjo e fundit ndërpreu transportin e organizuar. Nxënësit thonë se mungesa të transportit ka shpesh herë dhe shkakton edhe humbje të orëve nga mësimi. “Kam ardhur me makinë, më solli babi, shumë keq që nuk ka transport për në shkollë. Për tjerat ditë si do t’ia bësh? Nuk e di, shumë keq, ndoshta me taksi ose me autobusin numër 9, duhet të ecim në këmbë, shumë keq…
Aleanca për shqiptarët kundështon njoftimet e qeverisë për rritje të çmimit të participimit gjatë kontrolleve në spitaliet publike. Bekim Tateshi nga kjo parti kërkoj që qeveria të heq plotësisht pagesën e participimit. ‘‘Aleanca për Shqiptarët propozon këto masa anti-krizë në shëndetësi: – Qeveria të bëj kontroll rigoroz për korrigjim të çmimeve të barnave dhe materialeve harxhuese; – Të riintegrohet Qendra Klinike Universitare “Nënë Tereza” në Shkup dhe – Të riintegrohen spitalet e përgjithshme me shtëpitë e shëndetit nëpër të gjitha qytetet e shtetit’‘ – deklaron Bekim Tateshi, departamenti për shëndetësi – ASH. /KlanMacedonia/
Si rezultat i ndryshimeve dhe plotësimeve të fundit të Ligjit për të Punësuarit në Sektorin Publik dhe Ligjit për Nëpunësit Administrativë, Projekt-versionet e të cilëve janë publikuar në Regjistrin Unik Nacional Elektronik (ENER) në shtator të këtij viti, sot e realizuam Diskutimin Publik në lidhje me këto dy ligje. Diskutimi publik rezultoi me një numër të konsiderueshëm të pjesëmarrësve, në mesin e të cilëve kishte përfaqësues të institucioneve të ndryshme, të organizatave ndërkombëtare, të sektorit civil, të akademive dhe të sindikatave. ,,Ndryshimet e kryera në këto dy ligje i referohen tejkalimit të problemeve në këndvështrim të praktikave të deritanishme, thjeshtësimit…
Nëpërmjet një postimi në Facebook, kreu i Tetovës Bilall Kasami ka njoftuar se inspektorati komunal, ka filluar me prishjen e objekteve pa leje në “Kodër të Diellit”. Sipas Kasamit, ky aksion është në të mirën e përgjithshme, duke apeluar deri tek të gjithë qytetarët kur të ndërtojnë, të ndërtojnë sipas ligjeve dhe konform rregullorëve për ndërtim. Ja postimi i Kasamit: “REND, SIGURI dhe LIGJ U zotuam që para marrjes së mandatit, se do ta ç’lirojmë qytetin nga uzurpatorët të cilët kanë uzurpuar hapësirat publike, thuajse në çdo pjesë të qytetit. Andaj, sot në Kodër të Diellit, Inspektoriati komunal ka kryer…
Për të paktan 10% pritet të ulen çmimet e produkteve ushqimore bazë, pas vendimit të djeshëm të Qeverisë për subvencionimin e faturave të rrymës të prodhuesve të ushqimit. Rrymë më të lirë do të paguajnë edhe shkollat fillore dhe të mesme, si dhe ndërmarrjet publike për furnizim me ujë dhe të ujërave të zeza. Kryeministri Dimitar Kovaçevski këtë e ka njoftuar në ceremoninë ne Dellçevë, ku ka filluar ndërtimi i stacionit të pastrimit të ujit, me mjete vetanake, por edhe me grant nga Zvicra. Kompanitë që prodhojnë produkte ushqimore bazë do të paguajnë rrymë me çmim 80 euro për megavat…
Shoqata për Hulumtime dhe Analiza “ZMAI” prezantoi Raportin për hapjen e proceseve buxhetore komunale, indeksin e hapjes së komunave për vitin 2021 dhe analizën krahasuese të hapjes së komunave në proceset buxhetore. Raporti është bazuar në transparencë, përfshirje në drejtësi dhe llogaridhënie. Sipas këtij raporti, Komuna e Gostivarit është më së miri e ranguar për llogaridhënie ndër komunat që udhëhiqen nga kuadro shqiptare, duke lënë pas të gjitha komunat urbane që udhëhiqen nga kuadrot shqiptare si Komunën e Çairit 49 vende, Strugën 50 vende, Sarajin 34 vende dhe Dibrën me 19 vende. Vlera e indeksit për secilën komunë në Republikën…
Gazetari i portalit të njohur të lajmeve “Tetovasot” është sulmuar në detyrë të hënën në mesditë në Shkollën e Mesme të Gjimnazit 7 Marsi në Tetovë. Rasti është paraqitur edhe tek organet e rendit që kanë qenë në vendngjarje. Për sulmin po ashtu ka edhe një video incizim si dëshmi e kësaj ngjarje të ulët të një sulmi ndaj një gazetari dhe medias së lirë. Gazetari Ademi u shpreh se dhuna ndaj mediave nuk do të ju shpie atje ku mendoni. Para pak çastesh në Gjimnazin “7 Marsi” në Tetovë me dhunë më është marrë telefoni dhe të gjitha mjetet…
Reformat e zbatuara nga Qeveria dhe Ministria e Financave në financat publike janë në linjë me arritjen e progresit në integrimet evropiane. Me nisjen e negociatave dhe fillimin e procesit skrining, reformat zhvillohen me dinamikë të përshpejtuar. Ministria e Financave tashmë është duke përgatitur planin aksional për zbatimin e rekomandimeve nga Raporti i fundit i Komisionit Evropian (KE), por po punohet edhe mbi zbatimin në praktikë të këtyre reformave që tashmë janë theksuar në Raportin e KE-së, siç është Ligji i Buxheteve. Sot, në takimin e ministrit të Financave, Fatmir Besimi me ambasadorin evropian David Geer u konfirmuan përpjekjet e…
Në këtë moment zgjedhjet absolutisht nuk janë prioritet, këtë e tha sot mes tjerash kryeministri Dimitar Kovaçevski në Dellçevë, përcjell TV21. Kovaçevski tha se shteti për momentin duhet ta fokusojë të gjithë energjinë drejt përfundimit të procesit të skriningut, por edhe të ballafaqimit me krizën ekonomike dhe energjetike. “Zgjedhjet do të jenë në terminin e rregullt, në vitin 2024, për momentin shteti është drejtuar para krizës së madhe ekonomike dhe energjetike, megjithatë edhe para nesh është procesi i skriningut me BE-në. Kështu që të gjitha resurset e shtetit, të gjitha kapacitetet në Kuvend, në Qeveri, por edhe jashtë kësaj, akademia,…

