BESIMI: NDIHMA E MIRËSEARDHUR NË KOHË KRIZE ENERGJETIKE NË BALLKAN E EUROPË 10.3 milionë dollarë mbështetje amerikane për zhvillimin e një shoqërie demokratike dhe një ekonomie konkurruese do të fitojë vendi me nënshkrimin e Marrëveshjes së Grantit të Partneritetit për Zhvillim me Shtetet e Bashkuara. Amendamenti është nënshkruar sot nga ministri i Financave, Fatmir Besimi dhe drejtoresha e USAID-it në Maqedoninë e Veriut, Xheri Dajbëll, dhe ambasadorja e SHBA-së, Kejt Meri Bërns, raporton Klan M. Sipas ministrit, mbështetja që vendi merr nga Shtetet e Bashkuara në këtë periudhë krize të thelluar nga konflikti ruso-ukrainas është e një rëndësie të madhe.…
Author: Hamdi Kumanova
Si vazhdimësi e Panairit të Verës, Ushqimit dhe Turizmit i cili mbahet në Beograd nga 1 deri më 4 shtator, Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut më 7 shtator, në kuadër të nismës Ballkani i Hapur, organizon Festivalin rajonal të Ushqimit dhe Verës në Strumicë. Ky festival i verës dhe ushqimit mbahet në bashkëpunim me organizatën e mirënjohur Exit, organizim i së cilës është edhe ngjarja muzikore e paralajmëruar Get EXITed, ku përveç programit të pasur muzikor do të ofrohet edhe një program specifik dhe interesant etno-gastronomik. Festivali i ushqimit dhe verës do të jetë i hapur për të…
Ministria e Punës dhe Politikës Sociale njofton se më 30 gusht 2022 (e martë) do të fillojë pagesa me faza e pensioneve për muajin gusht, të cilat vazhdojnë të paguhen para kohe. Tërheqja e pensioneve përmes filaleve të bankave për pensionistët që nuk përdorin kartela bankare do të realizohet në katër grupe, sipas masës së pensionit: Për pensionet në shumë deri 11.000 denarë, pagesa do të kryhet më 30.08.2022 (e martë); Për pensionet në shumë prej 11.001-14.000 denarë, pagesa duhet të bëhet më 31 gusht 2022 (e mërkurë); Për pensionet në shumë prej 14.001-18.000 denarë, pagesa duhet të bëhet më…
Një kamion është fundosur sërish në shatërvanin jumping jet në sheshin “Maqedonia” në Shkup. Prej mëngjesit të sotëm në shesh po ngrihet skena dhe çadrat për festivalin e birrës “Pivoland” që organizohet nga Qyteti i Shkupit. Një nga kamionët që transportonte pajisje u prish dhe shatërvani tashmë është thyer dhe dëmtuar sërish. Kamioni ha rënë në pllakat e dëmtuara të sheshit derisa po qarkullonte brenda hapësirës. Kjo është hera e tretë që një automjet bie bie përafërsisht në të njëjtën hapësirë të këtij sheshi.
Në suazat e projektit “Oxhakpastrues për stufa të pastra dhe ajër të pastër në Shkup”, Qyteti i Shkupit sot shpalli Thirrje publike për përzgjedhjen e kandidatëve për mësim dhe trajnim falas për oxhakpastrues, transmeton Portalb.mk. Projekti “Oxhakpastrues për stufa të pastra dhe ajër të pastër në Shkup” financohet nga Ministria për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik e Republikës Federale të Gjermanisë, dhe realizohet në bashkëpunim me qytetin e binjakëzuar të Nyrembergut nga Republika Federale e Gjermanisë. Projekti synon të sigurojë kontrollin e ndotjes së ajrit në Shkup duke siguruar kushte për mbajtjen e mësimit dhe trajnimit falas për rinovimin e profesionit të oxhakpastruesit nëpërmjet…
Kryetari i komunës Qendër, Goran Gerasimovski në “Click 21” tha se ka plan të ri të detajuar urbanistik për pjesën e Kalasë në Shkup. Gerasimovski tha se planifikohet të largohen disa objekte, të zgjerohen hapësirat e gjelbra dhe të ndërtohet një çerdhe dhe një parking. “Po do të ketë Plan të ri të Detajuar urbanistik, në pjesën e poshtme dhe të sipërme të Kalasë dhe varrezave franceze. Në një pjesë për herë të parë bëhet urbanizim i plotë d.m.th një PDU i ri, po planifikojmë shumë gjelbërim, po planifikojmë heqjen ose zvogëlimin e lartësive të hoteleve të caktuara që janë…
Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, mëngjesin e sotëm në margjinat e Forumit Strategjik të Bled-it, mori pjesë në takimin e organizuar nga Ministrja e Punëve të Jashtme të Sllovenisë, Tanja Fajon, në të cilin u shkëmbyen mendime për zhvillimet aktuale në Ballkanin Perëndimor, me fokus në perspektivën e saj evropiane dhe euroatlantike, bashkëpunimin rajonal, si dhe ndikimin e luftës në Ukrainë në proceset politike dhe ekonomike në rajon, njoftojnë nga MPJ. Ministri Osmani theksoi se fillimi i negociatave për anëtarësim të Maqedonisë së Veriut në BE ka rëndësi historike, duke e pasur parasysh periudhën shtatëmbëdhjetëvjeçare të pritjes që…
Zyrtarët policor nga SPB Veles sot kanë arrestuar E.K. (39) nga Velesi. Në njoftimin e MPB-së thuhet se i arrestuari dje ka sulmuar fizikisht një grua D.M. (33) nga Velesi dhe ka marrë para. Nga MPB shtojnë se i arrestuari është dërguar stacionin policor dhe pas dokumentimit të rastit ndaj tij do të ngritet procedura përkatëse.
Më së shumti shi në 24 orët e fundit ka rënë në Shtip, 17 litra për metër katror, ndërsa më së paku në Pretor, Topolçan, Gjurishtë, Demir Kapi dhe Dojran, me nga një litër për metër katror. Sipas DPHM-së, në Kodrën e Diellit janë matur 12 litra, në Krushevë 9, në Ohër 7, në Zajçev Rid 6, në Manastir 5, në Berovë dhe Mavrovë 4, në Tetovë, Prilep, Kriva Pallankë dhe Pozharanë nga 3 litra si dy litra në Vinicë dhe Dibër. Sot nga mesdita moti sërish do të jetë i paqëndrueshëm, në disa vende me reshje të rrëmbyeshme, bubullima…
Mësimi nga viti i ri akademik 2022/2023 do të zhvillohet në shkolla të hapura dhe pa protokolle anti-covid dhe detyrim për mbajtjen e maskave mbrojtëse. “Për momentin nuk parashikohen masa parandaluese shtesë, përveç atyre që janë aktuale dhe në fuqi – për spitalet, transportin publik, farmacitë dhe shtëpitë e të moshuarve. Konkretisht për shkollat, për momentin nuk ka”, tha për MIA-n z. Zlate Mehmedovic, zëdhënës i Komisionit për Sëmundje Infektive. Viti shkollor do të nisë pasnesër për rreth 255 mijë nxënës të shkollave fillore dhe të mesme. Për nxënësit e klasave të dyta dhe të pesta ka planprograme të…
Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi pritet sot të mbajë takim me nënkryetarët e Parlamentit dhe me koordinatorët e grupeve të deputetëve në të cilin duhet të dakordohet dinamika e punës për ditët deri të premten dhe periudhën që pason. Me këtë zyrtarisht përfundon pushimi veror për parlamentarët. Në ueb faqen e Kuvendit janë caktuar vetëm dy aktivitete të kryetarit të Kuvendit, Xhaferi edhe atë për nesër (31 gusht) me kryetarin e Komisionit për Politikë të Jashtme të Bundestagut gjerman, Mihael Rot dhe të enjten (1 shtator) takim lamtumirës me ambasadorin e OSBE-së, Klement Koja. Në mesin e aktiviteteve të para…
Policia e Maqedonisë së Veriut në orët e paradites ka arrestuar 49 vjeçarin i cili është i dënuar për kryerjen e dy veprave penale, transmeton Portalb.mk. “Në ora 10:20 në fshatin Hasanbeg të Shkupit, nëpunës policorë nga Ekipi operativ për kërkim në SPB Shkup kanë privuar nga liria personin Z.V.(49) nga fshati Hasaneg”, raportoi Policia. Arrestimi ishte kryer me urdhër të Gjykatës Themelore Penale në Shkup në bazë të fletarrestit për vuajtjen e dënimit me 5 vite burgim. Ai është i dënuar për përdorimin dhe shitblerjen e narkotikëve dhe armëve.

