DIMITRIJEVSKI: BORXHI I NQP NDAJ KOMPANISË “MAKEXPRESS” ËSHTË MBI 30 MILIONË DENARË. Ndërmarrja Publike e Transportit “Shkup” sot ka inkuadruar numër shtesë të autobusëve për të mbuluar linjat në të cilat nuk lëvizin autobusët privatë nga “Makeexpress”, për shkak të borxhit që Ndërmarrja e Transportit Publik ka ndaj tyre. Bëhet fjalë për linjat 19, 20, 52, 54 dhe 22 që transportojnë pasagjerë nga Shuto Orizari, Volkova dhe Idrizova. “NQP “Shkup” nga mëngjesi i sotëm inkuadroi autobusët e veta në linjat që i shërbente “Makeexpress”. Banorët e Shkupit nuk kanë mbetur pa transport në linjat me të cilat operon transportuesi privat…
Author: Hamdi Kumanova
Botuesi i portalit Ina, ka pyetur aktivistët e BDI-së dhe drejtuesit e kësaj partie, se pse në kryesi të BDI-së është vetëm një anëtar nga qyteti i Kumanovës, transmeton Almakos. “ Pse Kumanova me vetëm 1 anëtar në kryesi të BDI-së, dhe pa asnjë drejtues të sekretariateve, derisa nga komunat e tjera nga 4 ,5 e 6 veta. Kërkush nuk flet e debaton?! Nëse Ali Ahmeti paska mbajt kallash në 2001, atëherë kjo zonë e pagoi një pjesë të madhe të faturës dhe çka nuk përjetoi?”, shkruan Naser Pajaziti./Almakos/
Kryeministri Dimitar Kovaçevski, edhe njëherë sot ka përsëritur qëndrimin se zgjedhje të parakohshme parlamentare në vend nuk janë të nevojshme sidomos në kohë të krizës energjetike dhe ekonomike. Ai tha se zgjedhje do të ketë në vitin 2024. “Zgjedhjet do të jenë në termin e rregullt në vitin 2024. Në këtë moment shteti gjendet para një krize të madhe ekonomike dhe energjetike, por para nesh është edhe procesi i skriningut me BE, kështu që të gjitha resurset e shtetit dhe të gjitha kapacitetet e Kuvendit, Qeverisë dhe jashtë saj, duhet të jemi të fokusuar dhe energjinë ta drejtojmë që sa…
Nga sot ka filluar pagesa në etapa e pensioneve për muajn Tetor, të cilat vazhdojnë të paguhen parakohe, njofton Ministria për punë dhe poltikë Sociale. Tërheqja e pensioneve përmes filialeve të ekspoziturave të bankave për pensionistët që nuk shfrytëzojnë kartela do të realizohet në 4 grupe, sipas vlerës së pensionit. Për pensionistët që marrin pensione deri në 11.000 den pagesa do të realizohet sot, ndërsa gjatë ditës së nesërme do të paguhen pensionet në vlerë nga 11.000 den deeri në 14.000 mi deb. Të mërkurën do të vazhdoj pagesa e pensioneve në vlerë nga 14.001 den deri në 18.000, dhe…
Në Ambasadën e Japonisë sot është nënshkruar marrëveshje nga ana e ambasadorit Hironori Savada dhe prof. dr Sashko Jovev, drejtor i Klinikës Universitare për Kardiokirurgji Shtetërore në vlerë prej 39.693 euro. Kjo marrëveshje, siç kumtuan ka për qëllim të furnizojë bronkoskop i cili do të sigurojë shërbime shëndetësore më të sigurta për pacientët gjatë diagnostikimit, hospitalizimit dhe operacionit. “Ky projekt do të kontribuojë në një rritje të konsiderueshme të sigurisë së pacientëve që operohen ose shtrohen në spital në klinikë, si dhe do të sigurojë diagnozë të shpejtë dhe në kohë dhe trajtim të suksesshëm të më shumë se 50,000…
Komisioni Rregullator i Energjetikës dhe i Shërbimeve të Ujit i Republikës së Maqedonisë së Veriut solli vendimin, me të cilin bëhet ulja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës, mesatarisht 0,16% në raport me vendimin e datës 28.10.2022. Çmimet referente të derivateve të naftës në tregun botëror, në krahasim me përllogaritjen e mëparshme, shënojnë rritje mesatarisht: te benzina për 0,870 %, te nafta ka ulje për 1,202 %, te vaji ekstra i lehtë ka ulje për 0,228 % dhe te mazuti rritja është për 2,506% . Kursi i denarit në raport me dollarin në periudhën e kaluar,…
Ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Admirim Aliti sot tha se deri në fund të këtij viti do të dorëzojnë në Kuvend ndryshimet ligjore për riorganizim të administratës publike, përcjell TV21. Aliti tha se me riorganizim do të mbyllen disa institucione dhe do të krijohen disa tjera. “Edhe aty jemi në proces e sipër, shpresojmë se deri në fund të këtij viti të kemi ligj të cilin e dërgojmë në Parlament. Përndryshe me pilotim të riorganizimit veç se kemi filluar në tri ministri, në MSHA, në Ministrinë e Ekonomisë dhe në Ministrinë e Bujqësisë, me riorganizimin do të mbyllim disa…
Me qëllim të parandalimit të keqpërdorimeve dhe manipulimeve në ofrimin e shërbimit universal në tregun e energjisë elektrike, Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut me vendim që është marrë dje në seancën qeveritare ua ndalon komunave dhe Qytetit të Shkupit të themelojnë ndërmarrje publike, shoqëri me përgjegjësi të kufizuar ose shoqëri aksionare për kryerjen e veprimtarisë nga interesi i veprimtarive publike – ndriçimi publik, njoftoi kryeministri Dimitar Kovaçevski pas seancës qeveritare. Kryeministri Kovaçevski tha se vendimet kjo qeveri i merr në përputhje me të gjitha palët dhe se kjo Qeveri i zgjidh gjërat me dialog. Sipas tij në këtë…
Fondacioni për internetit dhe shoqëri “Metamorphosis” do të organizojë panel diskutimi online me temë “Dallet dhe dezinformimi në Ballkanin Perëndimor” sot (31 tetor), duke filluar nga ora 14:00, në platformën për video- komunikim Zoom, transmeton Portalb.mk. Paneli do të jetë i karakterit rajonal, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të organizatave nga Ballkani Perëndimor që luftojnë kundër dezinformimit dhe të cilët do të ndajnë përvojat e tyre në lidhje me ekspozimin e narrativave dezinformuese antidemokratike që keqpërdorin çështjet që lidhen me dallimet në shoqëritë e tyre. Folës në këtë ngjarje do të jenë: Vlladimir Petreski – redaktor i Vistinomer, Nikolla Petroviq –…
Fondi për Sigurimin e depozitave dhe Shoqata e Bankave të Maqedonisë sot shënoi 28 Tetorin, Ditën Ndërkombëtare të Kursimit, përcjell TV21. Nga Fondi thonë se sistemi bankar është i qëndrueshëm dhe sipas tyre, dëshmi për këtë është rritja e kursimeve të qytetarëve në banka. “Shuma e përgjithshme e depozitave bankare të popullatës në Maqedoni në muajin shtator është 325 miliardë denarë ose 5,27 miliardë euro, respektivisht paraqet rritje prej 5,41% në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar”.
Dje në Bllagoevgrad të Bullgarisë është hapur klubi i parë maqedonas me emrin “Nikolla Vaptsarov”. Në hapjen solemne të pranishëm kanë qenë edhe politikanë nga Maqedonia e Veriut, në mesin e të cilëve edhe kryetari i opozitës maqedonase Hristijan Mickoski.Gjatë hapjes ai ka pasur një përplasje verbale me një shtetas bullgar, të cilët ishin mbledhur në Bllagoevgrad për të protestuar kundër hapjes së klubit maqedonas. Eskalimi i situatës është ndaluar nga forcat policore, të cilat ishin të pranishme në vend, pasi partia VMRO-BND paralajmëroi protesta. Theksojmë që hapja e klubeve bullgare dhe maqedonase në territoret e njëra tjetrës, është përcjellë…
Për shkak të ndërhyrjeve teknike në rrjetin e shpërndarjes së energjisë elektrike, sot do të mbeten pa energji elektrike një pjesë e komunave Saraj, Çuçer Sandevë dhe vendbanimit turistik, Markova Sushica. Në periudhën prej orës 08:45 deri në ora 12:00, pa energji elektrike do të jenë përdoruesit e fshatit Semenishtë të Sarajit. Nga ora 9:00 deri në ora 14:00, pa energji elektrike do të jenë shfrytëzuesit e vendbanimit Vikendici nga fshati Banjani në Çuçer Sandevë dhe nga ora 9:00 deri në ora 15:00, një pjesë e vendbanimit për fturizëm Markova Sushica.

