Parta opozitare LSDM ka akuzuar sot se, pagesat e pagave po vonohen në disa institucione shtetërore, përfshirë kompaninë më të madhe të energjisë EMV. Nga partia thonë se, kanë marrë informacione nga punonjësit e EMV-së se, kanë marrë edhe mesazhe SMS se ende nuk dihet saktësisht se kur do të paguhet paga e tetorit dhe se duhet të jenë të duruar. Përveç kësaj, sipas tyre, ka reagime nga komunat se nuk mund të bëjnë pagesa përmes Thesarit.
Tabelë: LSDM
“Vrima në buxhet është rreth 900 milionë euro, borxhi publik po rritet në mënyrë të pakontrollueshme. Mickoski dhe OBRM-PDUKMi kanë vënë financat e shtetit në rrezik serioz, me politika kriminale kanë krijuar një borxh të ri prej 4 miliardë eurosh për dy vjet dhe deri në fund të vitit do të jetë mbi 60% të PBB-së. Prandaj ka ribalancimin e dytë, prandaj ka borxhe – prandaj nuk ka para për një pagë minimale prej 600 eurosh, prandaj nuk ka para për fermerët, thesari është bosh”.
Pas kësaj kumtese ka reaguar kompania EMV, duke thënë se, dënojnë ashpër përpjekjet e partive të caktuara politike për sabotimin e sektorit energjetik, përkatësisht përmes përdorimit tendencioz dhe hipokrit të përshtatjeve të jashtëzakonshme administrative, me qëllim krijimin e një narrative të rreme dhe shkaktimin e shqetësimit te punonjësit.
Tabelë: EMV
“Përshtatjet aktuale administrative në sistemin e kompanisë për pagesën e të ardhurave personale janë pasojë e kërkesave të njëkohshme nga më shumë se 140 punonjës për përditësimin dhe ndryshimin e të dhënave të tyre personale. Kjo ka imponuar nevojën për kohë shtesë për përpunimin dhe verifikimin teknik të tyre deri më 06.11., me qëllim që të sigurohet shpërndarje e saktë dhe e sigurt e mjeteve financiare”.
Ata kanë shtuar se, funksionimi i kompanisë, e cila gjatë dy viteve të fundit po kalon nëpër një proces intensiv të konsolidimit financiar dhe tekniko-teknologjik, në asnjë rast nuk duhet të ndërlidhet me Buxhetin e Shtetit, pasi kompania i siguron vetë mjetet për pagat, pa subvencione, ndryshe nga periudha 2021–2024. Po ashtu kanë thënë se, pagat do të lëshohen brenda afatit ligjor.
Teuta Buçi/SHENJA/
MARKETING
<!–



