Dekani i Fakultetit Filologjik, Prof. Dr. Berton Sulejmani dhe Prof. Dr. Salajdin Salihi morën pjesë në Konferencën Shkencore Ndërkombëtare “101-vjetori i Albanologjisë në Universitetin e Beogradit” të organizuar nga Katedra e gjuhës dhe letërsisë shqipe e Fakultetit Filologjik në Universitetin e Beogradit, punimet e së cilës u zhvilluan më 27 dhe 28 tetor 2022. Shënimi i jubileut shekullor të Katedrës së gjuhës dhe letërsisë shqipe në Universitetin e Beogradit përbën një ngjarje të mirëpritur për shkencën albanologjike, pasi është katedra e parë albanologjike e cila po hyn në shekullin e dytë të veprimtarisë së saj. Si fillim i albanologjisë në…
Author: Hamdi Kumanova
Ministria e Punëve të Brendshme njofton se edhe gjatë ditës së djeshme (30.10.2022) vazhdoi me kontrollimet e përforcuara në trafik. Vetëm në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 154 sanksione, prej të cilave pesëdhjetë e dy sanksione për tejkalim të shpejtësisë së lejuar, njëzet e tetë sanksione për ngasjen e automjetit nën ndikimin e alkoolit, shtatëmbëdhjetë sanksione për ngasjen e automjetit pa patentë shofer. Poashtu janë shqiptuar edhe pesë gjoba për automjete të transportit publik në gjendje jo të rregullt teknike, gjashtë sanksione për kalim në semafor të mbyllur (ngjyrë e kuqe)… Kontrollimet e përforcuara në trafik do…
Partia maqedonase në pushtet LSDM, në një kumtesë për media thotë se VMRO-DPMNE-ja është e lidhur drejtpërdrejt me klubet bullgare të hapura në Manastir dhe Ohër, të cilat mbajnë emra të figurave historike kontroverse dhe provokuese. Kjo sipas LSDM-së, konfirmon vazhdimësinë e partisë opozitare me Vanço Mihailovin dhe krenohet me të. Vetë Mickoski konfirmoi vazhdimësinë e OBRM-PDUKM-së në aktivitetet e saj me Vanço Mihailovin, bashkëpunëtor i Rajhut të Tretë. “VMRO-DPMNE është një besimtar ideologjik i njerëzve që ishin autorë të Rajhut të Tretë, ajo feston dhe lavdëron veprën dhe rolin e Vanço Mihailovit. VMRO-DPMNE ndërtoi një shtëpi përkujtimore në Shtip…
Federata Evropiane e Futbollit (UEFA) e gjobiti Federatën e Futbollit të Maqedonisë së Veriut për ngjarjet në ndeshjen me Bullgarinë e zhvilluar më 26 shtator në Shkup. FFM do të duhet të paguajë 10 mijë euro për fishkëllimat e tifozëve ndaj himnit të Bullgarisë, si dhe 4500 euro për hedhjen e sendeve në fushë. Me gjobë është dënuar edhe reprezentuesi Todor Todoroski. Ai u pezullua me një ndeshje për shkak të kartonit të kuq që mori në këtë ndeshje. (INA)
Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka bërë të ditur se do të sigurojë energji elektrike më të lirë edhe për kompanitë e industrisë ushqimore. Këto masa u ndërmorën gjatë mbledhjes së djeshme qeveritare kur u vendos ulja e çmimit të energjisë edhe për shkollat dhe ndërmarrjet publike në fushën e ujësjellësit me qëllim uljen e çmimit të produkteve bazë ushqimore dhe mbarëvajtjen e procesit arsimor në periudhën e ardhshme dimërore, përcjell INA. Vendimi për industrinë ushqimore do të përfshijë rreth 200 kompani. Nëse masat e reja nuk ulin çmimin e produkteve ushqimore bazë, qeveria do të zbatojë mekanizma të tjerë,…
Ministria e Shoqërisë Informatike dhe Administratës sot në Klubin e deputetëve organizon debat publik për Ligjin për të punësuarit në sektorin publik dhe për Ligjin për nëpunësit administrativ. Rritja e efikasitetit të funksionimit të sektorit publik dhe administratës është qëllimi i debatit publik për Ligjin për nëpunësit administrativ dhe Ligjin për të punësuarit në sektorin publik.
Për shkak të borxhit të papaguar nga NQP dhe qyteti i Shkupit sot nuk janë duke qarkulluarv linjat 19, 20, 22, 52 dhe 54. Pronari i kompanisë, Milorad Dimitrijevski, kërkon takim urgjent me menaxhmentin e NQP-së dhe qytetit të Shkupit. ”Për shkak të borxheve të papaguara nga NQP, është vënë në pikëpyetje funksionimi normal i transportit publik. Konkretisht, borxhi aktual i NQP ndaj kompanisë Makexpress transport është mbi 30 milionë denarë dhe ky borxh po rritet çdo ditë, tha dje Dimitrijevski. Ai kërkon pagesën e borxhit për muajin gusht, shtator dhe tetor dhe të fillojë me pagesë të rregullt të…
Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, sot në Sofje, Republika e Bullgarisë, do të marrë pjesë në nënshkrimin e Marrëveshjes për Kyçjen Ndërsistemore për furnizimin dhe shpërndarjen e gazit në pikën e Interkonjeksionit Qystendil-Zhidilovë. Në nënshkrimin e marrëveshjes, përveç ministrit, do të marrin pjesë edhe drejtori ekzekutiv i Burimeve Nacionale Energjetike SHA Shkup, Bajram Rexhepi dhe drejtori ekzekutiv i GA-MA, Aleksandar Arsiq. Marrëveshja do të nënshkruhet nga GA-MA AD dhe Bulgartransgaz EAD.
Gjatë ditës së djeshme, kryeministri dhe ministri i ekonomisë në qeverinë e RMV, në një dalje para opinionit publik dolën dhe i kumtuan masat- vendimet me të cilat do të sigurojë energji elektrike më të lirë për kompanitë që prodhojnë produkte ushqimore bazë në të cilat bëjnë pjesë prodhuesit e vajit të gatimit, bukës dhe produkteve të miellit, qumështit dhe produkteve të qumështit, industrisë së mishit dhe shpendëve, për shkollat fillore e ato të mesme si dhe për ndërmarrjet komunale publike. Masat – vendimet e ndërmarra nga qeveria në gjykimin e ASH janë gjysmake dhe jo gjithëpërfshirëse. Për kompanitë e…
Moti sot do të jetë kryesisht me diell dhe relativisht i ngrohtë për këtë periudhë të vitit. Do të fryjë dhe erë e dobët nga drejtimi verior. Temperatura minimale do të jetë në interval prej 3 deri në 11, ndërsa ajo maksimale do të arrij prej 22 deri në 27 gradë. Edhe në Shkup dhe rrethinë do të mbaj mot i ngjashëm, me diell dhe me erë të dobët nga drejtimi verior. Temperatura minimale do të ulet në 7, ndërsa ajo maksimale do të arrij në 26 gradë Celsiusë.
Në qytetin e Bllagoevgradit në Bullgari më 30 tetor është hapur një klub kulturor maqedonas me emrin “Nikolla Vapcarov”, si kundërpërgjigje ndaj hapjes së klubeve kulturore bullgare në Maqedoninë e Veriut, me emra të disa personaliteteve nga Lufta e Parë dhe e Dytë Botërore, që kontestohen nga pala maqedonase. Klubi kulturor maqedonas në Bllagoevgrad është hapur nga shoqata “OMO Ilinden Pirin”, e cila tubon pjesëtar të pakicës maqedonase, por nuk njihet nga autoritetet bullgare. Në një deklaratë për media, përfaqësuesi i klubit, Atanas Maznov tha se hapja është bërë “me qëllim të afrimit të dy popujve”. Ai tha se shpreson…
“NDËRPRERJA E MËSIMIT NUK ËSHTË NË FAVORIN E ZHVILLIMIT TË NXËNËSVE” Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka dënuar denoncimet e rrejshme për bomba që këtyre ditëve I kishin marrë disa shkolla të mesme të Shkupit dhe që kishte ndikuar për ndërprerjen e pjesërishme të mësimit. MASH-i u ka bërë thirrje udhëheqësive të shkollave që të ngrisin nivelin e sigurimit dhe të vazhdojnë me procesin edukativo-arsimor. “Pushteti lokal, nën ingerencën e të cilëve janë shkollat fillore dhe të mesme, MASH-i dhe MPB-ja çdoherë kanë qenë të kapshëm kur duhej mbështetje shtesë, për shkak se të gjithë veprojmë për mbrojtjen e interesave…

