LSDM përmes një komunikate thekson sot se Hristijan Mickoski prej muajsh po frikëson opinionin me mungesën e supozuar të energjisë për sektorin e brendshëm të energjisë.
“Mickoski qysh vitin e kaluar ka gënjyer se thëngjill ka edhe dy ditë, dhe prej atëherë kanë kaluar gati 400 ditë, ka mjaft thëngjill dhe termocentralet kanë rritur prodhimin për 25 për qind. Mickoski me muaj të tërë ka kërkuar gaz për të gjithë sezonin e ngrohjes, në kohën kur çmimet e kësaj energjie po thyenin rekorde. Tashmë çdo muaj çmimi i gazit po bie dhe blerja e gazit për periudha më të shkurtra është dëshmuar si vendim i suksesshëm i Qeverisë. Nëse do të ishte blerë gazi në muajt e fundit për të gjithë sezonin e ngrohjes, do të ishin paguar 100 milionë euro plus, në bazë të çmimit aktual në bursa, i cili ende është në rënie. Kaq njohuri ka Mickoski për energjinë, gjithçka që tha dhe parashikoi, në fund doli e kundërta. Mickoski edhe një herë tregoi se nuk e kupton energjinë, se është i zoti vetëm në përhapjen e thashethemeve të rreme dhe shkatërrimit”, deklaroi LSDM.(INA)



