Qarkullimi në rrugët shtetërore zhvillohet në rrugë kryesisht të lagështa. Intensiteti i qarkullimit në rrugët rrugore jashtë zonave urbane është mesatar. Në vendkalimet kufitare nga ana e Maqedonisë nuk ka vonesa për hyrje dhe dalje nga vendi. LAMM rekomandon rregullim të shpejtësisë së lëvizjes, respektim të sinjalistikës në komunikacion dhe drejtim të kujdesshëm të automjeteve, veçanërisht në rrugët nëpër lugina dhe gryka, ku ka mundësi për rrëshqitje të dheut. Kjo veçanërisht vlen për segmentet Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.
Author: Hamdi Kumanova
Ministria e Shëndetësisë e Maqedonisë së Veriut i publikoi të dhënat e detajuara për virusin korona në vend nga ku rezulton se në 24 orët e fundit prej 892 të testuarve kanë rezultuar 185 të infektuar, transmeton Portalb.mk. Të dhënat janë si vijon: Raste të reja: 185 Riinfektime: 55 Të vdekur: 1 Të vdekur të raportuar në Termini im: 4 Të shëruar: 307 Testime: 892 Numri i rasteve aktive me Covid-19 në vend është 1.459. Shkupi është qyteti me më shumë raste aktive, pasuar nga Manastiri, Prilepi dhe Kumanova. Nga fillimi i pandemisë: Të infektuar: 340.695 Të shëruar: 329.741 Të…
Agjensoni për Zbatimin e Gjuhës Shqipe realizoi trajnimin e dytë me rradhë për përkthyes dhe lektorë që aktualisht punojnë në kuadër të 43 institucioneve. Trajnimi ka zgjatur tre muaj dhe janë zhvilluar ligjerata intensive me ndihmë të profesorëve nga vendi, Kosova dhe Shqipëria. “Ne sot e kurorzojmë punën tonë duke i paisur me çertifikata për trajnimin që e kemi ndjekur sepse ligji për gjuhën maqedonase jep licenca për lektor kurse për gjuhën shqipe nuk ka parashiku ne kemi bërë kërkesë në Ministrinë e Kulturës që të shkohet në Qeveri dhe pritet në të ardhmen që kjo problematikë të zgjidhet për…
Profesori austriak Erik Sorantin njëherësh edhe udhëheqës i Departamentit të radiologjisë për pediatri në Universitetin e Mjekësisë të Gracit e vizitoi Universitetin e Tetovës. Gjatë vizitës së tij në Universitetin tonë, ai u prit në takim nga Prorektori për Bashkëpunim Ndërkombëtar, Prof. Dr. Shefik Shehu. Në këtë takim ato diskutuan për shumë tema, të cilat janë të rëndësishme për dy universitetet tona në përgjithësi e në veçanti për studentët dhe profesorët e Fakultetit të Shkencave të Mjekësisë. Prorektori për Bashkëpunim Ndërkombëtar i UT-së, Prof. Dr. Shefik Shehu e falënderoi profesorin Erik Sorantin, për mbështetjen që i ka dhënë Universitetit të…
Në shkollat fillore të Tetovës këtë vit është ulur ndjeshëm numri i nxënësve të regjistruar në klasë të parë. Përderisa një vit më parë, kishte 1 091 nxënës të regjistruar në klasë të parë, sivjet janë dhjetëra më pak, apo 1033 gjithsej. Kjo shifër, madje nuk është edhe aq alarmante nëse të njëjtës, nuk i shtohet edhe numri i nxënësve që kanë kërkuar fletëshpërnguljet brenda vitit, si pasojë e ikjes së tyre në mërgim. Drejtoresha e shkollës fillore “Liria” në Tetovë, thotë se, në vit të paktën 30 nxënës ikin nga vendi. “Ky rast në shkollën tonë është gjithnjë e…
Nënkryetari i opozitares VMRO-DPMNE Aleksandar Nikollovski edhe sot ka deklaruar se punohet për iniciativë nga ana e partisë së tij për organizimin e referendumit në lidhje me kushtet nga ana e Bullgarisë të përfshira në Kornizën negociuese me Bashkimin Evropian. Partia nuk heq dorë as nga kërkesa për zgjedhje të parakohshme parlamentare, me arsyetimin se vetëm në këtë mënyrë do të vërtetohet disponimi i popullit në lidhje me më shumë çështje të rëndësishme për shtetin. Vetëm me zgjedhje të parakohshme parlementare do të vërtetohet disponimi i popullit, konsideron njeriu i dytë i opozitares VMRO-DPMNE, Aleksandar Nikollovski. Ai në fjalimin para…
Ministria e Punëve të Brendshme njofton se një 60-vjeçar nga Tetova ka goditur me veturën e tij një person në karrocë për persona me nevoja të veçanta. Nga MPB thonë se në spitalin e Tetovës janë konstatuar lëndime te 24-vjeçari. “Me datën 01.09.2022, në ora 23:10, në SPB-Tetovë është raportuar se në Blv. “Ilindeni” në Tetovë, automjeti i pasagjerëve “Volkswagen Golf” me targa të Tetovës, i drejtuar nga A.M.(60) nga Tetova, ka goditur një karrocë elektrike për persona me nevoja të veçanta, të drejtuar nga G.M.(24) nga Tetova. Në aksident lëndime ka pësuar G.M., të cilat janë konfirmuar në Spitalin…
Sekretari Shtetëror në Ministrinë e Mbrojtjes, Dragan Nikoliq është larguar nga posti, pa sqaruar dhe pa zgjidhur diskriminimin në baza etnike, si në përfaqësimin adekuat ashtu edhe në përdorimin e Gjuhës Shqipe në Ministrinë e Mbrojtjes dhe në Armatë shkruan Top24 As ai dhe as udhëheqësit e tjerë të Ministrisë së Mbrojtjes, nuk dhanë sqarim për skandalin me paditë që ishin ngritur ndaj drejtuesve të Ministrisë së Mbrojtjes lidhur me diskriminimin, që ne si Aleancë për Shqiptarët dyshojmë se është arsyeja e vërtetë e dorëheqjes se sekretarit shtetëror. Çështjen e padive për diskriminimin në këtë ministri, e hapi deputeti Halil…
Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Jeton Shaqiri, gjatë vizitës së sotme në disa shkolla në Strugë, përsëriti se mbetet i mendimit që mësimi me prezencë fizike të jetë i disponueshëm gjatë gjithë vitit shkollor për shkak të përfitimeve të tij. Krahas supozimeve në opinion se gjatë muajve të dimrit mësimi do të zhvillohet online ose do të ketë pushim të zgjatur dimëror për të kursyer energjinë elektrike, ministri përkatës theksoi se në takimet me institucionet përkatëse do të tregojë se arsimi me prezencë fizike duhet të jenë prioritet. “Unë jam i mendimit që duhet të ketë edukim të plotë fizik.…
Më 01.09.2022, në ora 19:50 në Kërçovë, zyrtarët policorë të Policisë së Kërçovës kanë privuar nga liria personin me iniciale N.I.(23) nga fshati Sërbjani i Kërçovës dhe A.L.(24) nga Strumica. Gjatë kontrollit të një shtëpie në Kërçovë, në shfrytëzim të përkohshëm të A.L., të kryer me urdhër të gjykatës dhe në prani të avokatit, zyrtarët policorë kanë takuar personin me iniciale N.I. te i cili gjetën dhe i morën kokainë. Nga A.L. janë konfiskuar një peshore dixhitale dhe sende të tjera cilat kanë të bëjnë me veprën penale. Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tyre do të ngrihet kallëzim…
Energjia elektrike është një nga temat më të prekura nga liderët e “Ballkanit të Hapur”, që u përmend edhe nga kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovacevski. Shkëmbimi energjetik mes RMV e Serbisë do të ketë përmirësime. Kovacevski tha se është nisur edhe zbatimi i një projekti për energjinë e ripërtëritshme, e cila do jetë në interes për të gjitha vendet e rajonit. Dimitar Kovaçevski: Përveç hapave konkrete për t’u përballur me mungesat ushqimore, ne po kështu Kemi rënë dakord për një çështje tjetrë të rëndësishme që ka të bëjë me bashkëpunimin për energji dhe përballimin e krizës energjetike. Ne…
“Këto ditë jemi dëshmitarë të disa deklaratave teje të pa analizuara dhe kuturu të partisë qeveritare LSDM lidhur me çmimin e energjisë elektrike. Në daljet e fundit në mjetet e informimit publik dolën me një deklaratë tejet të pa argumentuar dhe tendencioze. Të njëjtët i servuan opinionin të gjerë informatë se gjoja konsumatorët familjar paguajnë vetëm 20% të çmimit aktual të energjisë ! Por njohësit e konsultantët e kësaj sfere që i konsultuam japin të dhënë të tjera që e rrëzojnë këtë teori të partisë në pushtet. Çmimi i energjisë elektrike për konsumatorët familjar nga 01.07.2022 është i ndarë në…

