Ministri i Vetëqeverisjes Lokale nga radhët e Partisë liberal-demokrate, Risto Penov tha se për rreth dhjetë ditë do të mbahet Kongresi i partisë ku pritet të zgjidhet lideri i ri i partisë, ndërsa deputetja Monika Zajkova është kandidatja e vetme.
“Zajkova është kandidatja e vetme për lidere të partisë, Unë nuk do të kandidoj. Duhen ide dhe forca të reja dhe të freskëta, si ne kur e bëmë infrastrukturën e partisë”, tha Penov në emisionin “Vetëm intervistë” në Kanal 5.
Për kryetarin e deritanishëm, Goran Milevski, i cili dha dorëheqje nga funksioni partiak dhe nga funksioni i ministrit të Vetëqeverisjes Lokale, Penov tha se ai ka qenë kundër propozimit francez dhe se qëndrimi i tij nuk ka kaluar në organet e partisë.
“Nëse je kundër propozimit francez, ndërsa Qeveria e miraton, atëherë ku e ke vendin? Qëndrimi i tij nuk kaloi në organe. Deputetët votojnë ‘për’, u përcaktuan për Europë”, tha Penov.
Në pyetjen nëse Milevski do të propozohet ambasador, Pemov u përgjigj se “është në procedurë”
“Është propozuar, është në ndonjë procedurë”, tha Penov.



