Shteti ende nuk ka zgjidhje se çfarë do të matë, pengesën apo mënyrat se si të arrihet funksionaliteti maksimal te fëmijët me nevoja të veçanta, thotë Ida Manton, nëna e Lucisë, 10 vjeçare, fëmijë me sindromin Daun. Kur bëhet fjalë për asistentët personalë, ajo tregon se çfarë duhet të arrijnë dhe çfarë metodologjie të zbatojnë gjatë punës. Bisedohet se sa do të jetë numri i tyre. “Është fakt se ngecin pas moshatarëve së tyre, por për të caktuar se çfarë ndihme i duhet secilit fëmijë dhe si t’i nxisni tek ai mënyrat më efikase për progres të bashkëpunimit, për çdo…
Author: Hamdi Kumanova
Njohësit e çështjeve juridike në Maqedoninë e Veriut, Dane Iliev dhe Bashkim Selmani, thonë për Radion Evropa e Lirë se zhvillimi i vendit në aspektin e sundimit të ligjit dhe mirëqenies së qytetarëve është peng i dukurive negative, për çka kritika kishte edhe nga ambasadorja amerikane në Shkup, Kate Marie Byrnes. Derisa drejtuesit e institucioneve të Maqedonisë së Veriut nuk kanë komentuar kritikat e diplomates amerikane, ekspertët Iliev dhe Selmani thonë se janë të qëndrueshme vlerësimet që dha ambasadorja Byrnes, më 30 gusht, se në këtë vend ka nepotizëm, korrupsion dhe institucione joefikase, të cilave u mungon llogaridhënia dhe transparenca.…
Luljeta Ademi nga Shkupi nëpërmjet një postimi në Facebook ka faleminderuat të gjithë ata që kanë ndihmuar për të kryer operacionin, gjithashtu ka informuar për gjendjen e saj dhe operacionet që do ti kryej. “Të dashur familjarë, miq, kolegë, bashkëpunëtorë, gazetarë, media, HUMANISTË e dashamirë nijeti, vullneti juaj shkoi atje ku ishte i destinuar. Operacioni u bë( 2.09.2022). Faleminderit nga shpirti dhe mirënjohje pafund për përkrahjen, ndihmën dhe respektin që keni treguar në momentet më të vështira të jetës sime. Falënderim i veçantë për njeriun më human, Kryemjekun profesionist Dr. Ardian I. Mustafai – Kardiolog në Gjermani, i cili pa…
Gjatë fundi i korrikut, Shoqata për mbrojtjen e kafshëve AMOS nga Shkupi filloi me kapjen e qenve agresiv në Tetovë pasi e fitoi tenderin nga komuna. Këto qen, të cilët lëvizin në tufa, kapen në atë mënyrë që qëllohen nga pushka speciale me opiate. Pasi që në mënyrë të këtillë janë kapur rreth 20 qen endacak u prononcuan nga Shoqata për mbrojte të kafshëve “Hepi shelter” nga Shkupi, e cila e akuzon AMOS-in se në mënyrë johumane vepron me kafshët. Nga atje thonë se AMOS është tërësisht jotransparente për punën e saj dhe se kapja kryhet në mënyrë të palejueshme,…
FESTIVALI MBAHET QË NGA VITI 2015 ME MBËSHTETJE TË KOMUNËS SË SARAJIT Edhe këtë vit u organizua Festivali i Rrushit të Bojanës. Ky festival është nismë e Institutit ZIP në bashkorganizim me komunën e Sarajit, e që organizohet që nga viti 2015. Me moton “Bukë, rrush e zemër”, siç njofton KlanM, edhe këtë vit tradicionalisht u organizua Festivali i Rrushit të Bojanës. Ndonëse nuk prodhohet në sasi të mëdha si dikur, banorët thonë se nuk ka gjë më të ëmbël se rrushi i Bojanës. “Nuk ka dallim. Si mjalta, si rrushi” “Me rrushin e Bojanës nuk ka” “Bojana me këtë…
Në arsimin para shkollorë, të punësuarit vazhdojnë të kenë në përdorim dy ditarë atë elektronik dhe klasik, për dallim nga shkollat tek të cilat nga shtatori i kaluar në funksion është vetëm ai elektronik. Ministrja për Punë dhe Politikë Sociale, Jovanka Trençevska, tha se po përgatiten ndryshime në Ligjin për Kujdes ndaj fëmijëve. “Orari i punës së edukatoreve dhe përkëdhelëseve është 40 orë në javë, nga të cilat 6 orë edukatoret dhe 7 orë përkëdhelëset punojnë me fëmijë në grupe, ndërsa pjesën tjetër të orarit prej një apo një orë e gjysme jua dedikojnë pikërisht plotësimit të ditarëve. Në përgatitje…
Qeveria dhe Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KShZ) humbën në gjykatë nga një grup qytetarësh me aftësi të kufizuara fizike me të drejtë vote, të cilëve nuk iu mundësua të votojnë as në zgjedhjet e fundit. Grupi me ndihmën e Komitetit të Helsinkit për të Drejtat dhe Liritë e Njeriut, i paditi Qeverinë dhe KShZ-në, ndërsa Gjykata Civile Shkup konstatoi se të pandehurit kanë bërë diskriminim të drejtpërdrejtë ndaj personave me aftësi të kufizuar gjatë realizimi të së drejtës së tyre për të votuar. I kanë diskriminuar ashtu që shumë personave në karroca invalidore, me mjete të tjera ndihmëse për lëvizje,…
Kreu i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski akuzon se energjia elektrike tepricë e natës, është shitur më lirë se çmimi real i saj dhe në këtë mënyrë Maqedonia, qytetarët dhe EMV-ja janë dëmtuar për rreth 10 milion denarë për 25 orë. Ai nëpërmjet një postimi në fejsbuk, sqaron se në 5 ditët e para të gushtit, energjia tepricë e natës është shitur për rreth 245 euro për megavat për orë, ndërkohë që çmimi i energjisë elektrike tepricë për periudhën e njëjte ishte rreth 372 euro. “Maqedonia, qytetarët dhe EMV për vetëm 25 orë dëmtohen për rreth 10 milion denarë dhe në vend…
Sipas të dhënave të Entit Shtetëror të Statistikave, numri i lindjeve në tremujorin e dytë të vitit 2022, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, është ulur me 6,5% dhe ka arritur në 4,379 lindje. Numri i vdekjeve në tremujorin e dytë 2022 shënoi një rënie prej 33,4% krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit 2021 dhe arriti në 4760 vdekje, nga të cilat 22 ishin foshnja. Lindjet shkojnë në negative dhe arrinë në -381, që do të thotë se për kaq shumë njerëz numri i lindjeve është më i vogël se numri i të vdekurve. Numri…
Qendra Tregtare East Gate Mall njofton se vazhdon të punojë nga data 04.09.2022 (e diel) nga ora 10:00. Rehabilitimi dhe dezinfektimi i të gjithë objektit ka përfunduar dhe vizitorët nga nesër mund të shijojnë dyqanet dhe restorantet e tyre të preferuara. Nga kjo qendër shprehin falenderime deri tek të gjithë atyre që ndihmuan në riparimin e godinës pas stuhisë dhe për kontributin për të dhënë në funksion qendrën për një kohë të shpejtë./KlanMacedonia/
LSDM-ja mundohet të mbulojë situatën katastrofale në sektorin e energjisë me justifikime dhe fajësim të tjerëve. Kriza energjetike në Maqedoni është e metastazuar për shkak të krimit dhe korrupsionit të pushtetarëve të udhëhequr nga SDS-ja antimaqedonase. Si në krizën ekonomike, ashtu edhe në atë shëndetësore, edhe në këtë krizë energjetike për shkak të paaftësisë dhe kriminalitetit të qeverisë, Maqedonia po e bën më të keqen, thuhet në kumtesën e VMRO-DPMNE-së. “Sipas EURSTAT, ekonomia maqedonase paguan energjinë më të shtrenjtë në krahasim me vendet e rajonit. Gjithashtu, krahasuar me pagën që marrin, qytetarët paguajnë një nga çmimet më të shtrenjta të…
Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike (DPHM) paralajmëroi se nesër kah fundi i ditës dhe gjatë natës të hënën do të jetë jostabile me reshje lokale të rrëmbyeshëm, vetëtimë dhe erë të fortë. Sidomos në zonat lindore dhe juglindore proceset do të jenë më intensive dhe në formë stuhie afatshkurtër me reshje të rrëmbyeshme, vetëtima të shpeshta dhe erë të përforcuar. “Edhe në pjesë të luginës së Shkupit nesër kah fundi i ditës dhe në mbrëmje do të ketë kushte për paraqitje të jostabilitetit me paraqitje të shiut të rrëmbyeshëm të përcjellë me vetëtima, informoi DPHM. Në rast shkarkimesh elektrike, rekomandohet të…

