“A jeni për ndërprerjen ose shfuqizimin e Marrëveshjes me Bullgarinë?!”. Burime të larta partiake të VMRO-DPMNE-së njoftojnë se, sipas të gjitha gjasave, kjo duhet të jetë pyetja e referendumit që sonte duhet të marrë “dritë jeshile” nga Komiteti Ekzekutiv i VMRO-DPMNE-së transmeton KlanM. Sipas burimeve të njëjta, siç transmeton KlanM njoftimet e mediave maqedonase, poashtu sonte duhet të vendoset nëse Referendumi do të jetë konsultativ ose obligues. Nisma sipas së cilës VMRO-DPMNE do të kërkojë nga Kuvendi hapjen e zyrave të KSHZ-së për grumbullimin e 150.000 nënshkrimeve pritet këtë javë, kurse do të dorëzohen me 100 nënshkrime, në mesin e…
Author: Hamdi Kumanova
Në seancën e sotme qeveritare është miratuar vendimi për krijimin e strukturës negociuese për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian. Në vitin 2019, Qeveria miratoi një sërë masash me çka u vendos mekanizëm, por domosdoshmërish u konstatua edhe nevoja e ndryshimit të tij nga disa arsye. Procesi i zgjerimit ka ndryshuar dhe kriteret për anëtarësim në Union po ashpërsohen, veçanërisht pas miratimit të metodologjisë së rishikuar për negociatat qasëse në vitin 2020, informoi zëvendëskryeministri për Çështje evropiane, Bojan Mariçiq në konferencën e sotme për media. Mariçiq tha se nuk ka asnjë model të përvojës nga vendet që kanë…
Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski ka biseduar me telefon me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg. Pendarovski thotë se kanë biseduar për sfidat aktuale të mbrojtjes, politikës, sigurisë, si dhe sfidat energjetike në Evropë dhe më gjerë. “Bisedë telefonike me Jens Stoltenberg për sfidat aktuale të mbrojtjes, sigurisë, politike dhe energjetike në kontinent dhe më gjerë. Si një aleat i dëshmuar, Maqedonia e Veriut mbetet e përkushtuar ndaj misionit të NATO-s për të siguruar paqen dhe stabilitetin si në rajon ashtu edhe në atë global”. “Aleanca duhet të vazhdojë përpjekjet e saj për të mbështetur Ukrainën në…
Universiteti i Tetovës sot i ka bërë publike rezultatet preliminare për afatin e parë të regjistrimit në ciklin e parë të studimeve. Të gjithë kandidatët që kanë aplikuar në 13 fakultete rezultatet mund t’i gjejnë të shpallura në ueb faqen e Universitetit: https://sites.google.com/unite.edu.mk/regjistrimet/rezultatet. Paraprakisht, më 3 shtator, në disa programe studimore janë mbajtur edhe provimet pranuese. Këtë vit akademik provimeve pranuese u janë nënshtruar afër 500 kandidatë në këto njësi akademike: Fakulteti i Shkencave të Mjekësisë: Mjekësi e përgjithshme, Mjekësi Dentare, Farmaci; Fakulteti Pedagogjik: Mësim klasor dhe Edukim parashkollor; Fakulteti i Shkencave të Zbatuara: Arkitekturë; Fakulteti i Arteve: Art muzikor, Art…
KOVAÇEVSKI: DERI NË 2030 TË BËHEMI ANËTAR TË BE-së Qeveria miratoi vendimin për vendosjen e strukturës për negociata për aderimin e Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian. Konform vendimit të Qeverisë negociatori kryesor do të jetë Zv/Kryeministri për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiq, kurse zëvendësi I tij, Drita Halili Abdiu. Është rënë dakord që negociatat të zhvillohen me dinamikë të përshpejtuar. Kryeministri Dimitar Kovaçevski u zotua për një process inkluziv dhe transparent me qëllim që procesi të mbyllet sa më parë ku bëri thirrje për mobilizimin e të gjitha resurseve të vendit. “Përfundimi I negociatave deri në vitin 2030 është qëllimi…
Konfederata e Sindikatave të Lira (KSL) ka dalë me propozim për kursimin e energjisë elektrike, në kohën kur autoritetet presin të një nga periudhat më të vështira sa i përket rrymës elektrike. KSL sot propozoi që sektori publik të punojë dy orë më pak, nga ora 9 e mëngjesit deri në 15:00, kur ka më shumë dritë të ditës dhe kur është më nxehtë gjatë ditës, përcjell Telegrafi Maqedoni. Siç ka paralajmëruar sot kryetari i KSL-së, Bllagoja Ralpovski, energjia që do të kursehet nga institucionet publike më pas duhet t’i jepet si ndihmë sektorit afarist dhe ndërmarrjeve publike për të…
Çmimi i benzinës ulet për dy denarë, kurse ai i naftës ulet për 1,5 denarë, përcjell TV21. Komisioni Rregullator për Energjetikë gjithashtu ka vendosur që edhe çmimi i vajit ekstra të lehtë të ulet për 3 denarë. Çmimet e karburanteve sipas vendimit të fundit të KRRE-së: EUROSUPER BS–95/ 85,50 (dena/litër) EUROSUPER BS–98/ 88.00 (den/litër) EURODIESEL BS/ 98.00 (denarë/litër) Vaji ekstra i lehtë/ 94,50 (denarë/litër) Mazut M-1/ 52,463 (denarë/kilogram)
Stina e dimrit do të jëtë një sfidë më e vështirë ndonjëherë për qytetarët e vendit jo vetëm për shkak të rritjes së cmimit, por edhe të frikës së restriksioneve. Por rekomandimet e qeevrisë për kursim nga ana e qytetarëve, nuk priten mirë nga këta të fundit. Të anketuar nga “TVM2”, ata thonë se rekomandimet janë presion që vjen pas një kohe kur vetë qeveria subvenciononte qytetarët që të heqin dorë nga ngrohja tradicionale e të ngroheshin me inverterë, të cilët punojnë me energji. Thonë se sërish do i kthehen ngrohjes me dru. “Ne presim që shteti ta rregullon këtë…
Me fjalët hyrëse të prokurorit publik, në Gjykatën Themelore Penale në Shkup sot filloi gjykimi për vrasjen e hendbollistit kroat, Denis Tot, i cili ishte rrahur deri në vdekje para një klubi të natës në parkun e qytetit në Shkup. Procesin e udhëheq gjykatësja Elena Ilievska Josifoviq. Prokuroria Themelore Publike në Shkup i ndjek të akuzuarit Anxhello Gjorgievski, Klementina Levkovska dhe Andrej Kostovski për veprën penale “vrasje” nga neni 123 paragrafi 1 në lidhje me nenin 22 të Kodit Penal. Sipas aktakuzës, të pandehurit akuzohen se më 7 prill, para një klubi të natës në Parkun e Qytetit në Shkup,…
Sot bëhen trembëdhjetë vjet nga tragjedia në Liqenin e Ohrit, ku gjatë fundosjes së anijes “Ilinden” jetën e humbën 15 turistë nga Bullgaria fqinje. Fatkeqësia ndodhi më 5 shtator 2009 në orën 10:30. Anija “Ilinden” e cila transportonte 57 udhëtarë nga Ohri në Shën Naum, si pasojë e një defekti mekanik, mbingarkesës dhe panikut është përmbysur dhe fundosur në rreth 250 metra larg bregut të liqenit në afërsi të autokampit “Eleshec”. Tetë nga viktimat kanë qenë banorë të komunës së Antonit, katër të Pirdopit dhe nga një nga komunat Zllaticë, Mirkovë dhe Ribaricë. Për nder të viktimave është vendosur përmendore…
Pesëdhjetë e nëntë vjeçari A.H. nga Tetova, dje (04-shtator) në ora 20:20 në SPB Tetovë ka raportuar se ka qenë i sulmuar fizikisht nga personi N.A.(65) dhe djali i tij O.A.(35) në rrugën “Vëllezërit Milladinovi” në Tetovë, të cilës i ka paraprirë një debat verbal i ndërsjellë për parkim të automjetit. Në sulm, sipas raportit, O.A. ka përdorur edhe një vjet të mprehtë. Po merren masa për zbardhjen dhe dokumentimin e rastit.Ts
Prokuroria Themelore Publike në Shkup sot ngriti aktakuzë kundër një shkupjani 41-vjeçar, udhëheqës i një firme nga Rashqja, për shkak të asaj që gjatë vitit 2021, me licencë të rreme për kryerjen e komunikacionit rrugor ndërkombëtar, autobusi i tij mbi 20 herë e ka kaluar kufirin e shtetit. Bëhet fjalë për kompaninë “Besa Trans”. “Pas procedurës së gjerë paraprake dhe kontrolleve të hollësishme të bëra, prokurori publik nga Prokuroria Themelore Publike në Shkup sot ngriti Aktakuzë kundër një personi fizik dhe një personi juridik për vepër të vazhdueshme penale – Falsifikim të dokumentit”, njoftojnë nga PP. I akuzuari 41-vjeçar, si…

