Kryetari i Alternativës, Afrim Gashi, sot e takoi drejtorin e Institutit Republikan Amerikan (IRI) në Shkup, Christopher Brennan. Duke i dëshiruar mirëseardhje në Shkup, kryetari Gashi e njoftoi drejtorin Brennan me Alternativën dhe rolin konstruktiv që ka pasur dhe ka kjo parti në promovimin e demokracisë dhe në procesin euro-integrues të Maqedonisë së Veriut. Po ashtu, duke iu referuar bashkëpunimit të deritanishëm korrekt mes Alternativës dhe IRI-t, kryetari Gashi shfaqi gatishmëri që ky ndërkomunikim të vazhdojë dhe të thellohet. Edhe drejtori i IRI-t për Maqedoni, Christopher Brennan, nga ana e tij, u shpreh se zyra e IRI-t në Shkup të…
Author: Hamdi Kumanova
Me sloganin “ Pa befasi të pakëndshme ” ProKredit Banka e lansoi kampanjën më të re për Kredi banesore me kushte të përshtatshme për të zgjedhur dhe përfundimisht shpërngulur në banesën tuaj të re. Zgjedhja dhe hulumtimi për shtëpinë perfektë ndonjëherë është një proces afatgjatë. Por, për këtë arsye përparësia kryesore e ProKredit Banka është ajo se ju kur më veçse e zgjidhni banesën tuaj të ardhshme ose shtëpinë, procesi i aplikimit është i shpejtë dhe i thjeshtë, pikërisht për shkak të faktit se në tërësi është onlajn! Përparësi plotësuese është që nuk keni kufizime në raport me…
Ish-drejtori i spitalit të Tetovës, Florim Besimi si i akuzuar në rastin për djegien e spitalit modular në Tetovë sot tha se i beson sistemit të drejtësisë në vend, përcjell TV21. Besimi tha se me fakte do të argumentojnë të vërtetën. “Të gjithë atë që kam për të thënë për këtë proces gjyqësorë të rastit tragjik, do ta them para gjykatës, lus juve që të përcjellin këtë rast, sepse unë personalisht i besoj sistemit gjyqësorë dhe jam i bindur se e vërteta do të dëshmohet. Jam i bindur dhe kërkoj durim nga ana e mediumeve, deri sa të fillojë procesi,…
Qeveria e Republikë së Maqedonisë së Veriut, sot, 06.09.2022 (e martë) do të mbajë mbledhjen e 79-të, në të cilën në pajtim me kompetencat e saj do të shqyrtojë disa pika të programit të saj të punës. Mbledhja e sotme të Qeverisë është paraparë të fillojë në orën 14:00.
Po vijon dita e dytë e protestës së Shoqatës së mjekëve privatë. Kryetarja e Shoqatës, dr. Lilija Çolakova-Dervishova, në një deklaratë për MIA-në thotë se ende nuk janë kontaktuar as nga Ministria e Shëndetësisë dhe as nga Fondi i sigurimeve shëndetësore. “Ne do tambajmë për tre ditë atë që kemi marrë si vendim, në interes të përmirësimit të statusit, kthimit të dinjitetit të punonjësve shëndetësorë, mbajtjes së të rinjve këtu. Kërkesat janë ato, ndërsa prioritet është rritja e pikëve të kapitimit, qoftë në nidel të qeverisë, të Ministrinë e Financave, diku duhet të sillet vendim, pasi me të vërtetë me…
GJYSMA E STUDENTËVE SHQIPTARË MASTER NË RMV, NË ADMINISTRIM BIZNESI DHE JURIDIK!!! Studentët duhet të studiojnë, në studime master në drejtime të cilat janë deficitare. Studimet master në profesionet të cilat kërkohen në tregun e punës u mundësojnë atyre të ndjekin një rrugë të karrierës së suksesshme. Është indikative që deri tani, studentët shqiptarë në studime master, janë të orientuar në drejtimet si Administrim Biznesi dhe Jurdik. Është koha që ata të specializohen në studime master profesionet deficitare. UNT thërret në studime master deficitare, duke ju ofruar studentëve përgaditje profesionale, investim në dije me shpenzime te arsyeshme në profesione deficitare.…
Gjykata e Apelit në Shkup për Portalb.mk, konfirmoi se vendimi për rastin “Monstra” është shpallur dhe sipas të njëjtit, janë hedhur poshtë ankesat e të dënuarve dhe njëkohësisht është miratuar vendimi i shkallës së parë, gjegjësisht Gjykatës Penale të Shkupit, njofton Portalb.mk. “Vendimi është shpallur, janë hedhur poshtë ankesat e të dënuarve dhe është konfirmuar aktgjykimi i shkallës së parë”, thonë për Portalb.mk nga Gjykata e Apelit. Sipas aktgjykimit të shkallës së parë, i shqiptuar më 23 shkurt 2021, për rastin “Monstra”, gjegjësisht vrasjen e pesëfishtë në Liqenin e Smillkovës, ashtu siç propozoi Prokuroria u shpallën fajtorë gjithsej 5 persona.…
NIS PROCEDURA PËR REFERENDUMIN OBLIGUES VMRO-DPMNE-ja nis procedurën për referendumin obligues për shfuqizimin e Traktatit të Miqësisë me Bullgarinë, raporton Klan M. Komiteti Ekzekutiv i partisë opozitare maqedonase mbrëmë miratoi vendimin që të nis grumbullimi i 100 nënshkrimeve për nismën qytetare, që më pas do të dorëzohet në Kuvend. Pyetja e miratuar e referendumit do të jetë: “A jeni për ndërprerjen e vlefshmërisë së Ligjit për ratifikimin e Marrëveshjes për miqësi, fqinjësi të mirë dhe bashkëpunim midis RMV dhe Bullgarisë të shpallur në Gazetën Zyrtare me nr:12/2018 nga 18 Janari 2018?” Lideri I VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, pret që Kuvendi ta…
Kreu i komunës së Çairit, Visar Ganiu në Click 21 komentoi vërshimet e fundit në Shkup. Ai tha se për 30-40 minuta të gjitha rrugët në Çair kanë qenë të kalueshme. “Pasi që u ndal stuhia, pasi që u ndal shiu, brenda 30-40 minutave ne i kemi pasur të gjitha rrugët të kalueshme nëpër Çair, sidomos bulevardet, ajo tregon se infrastruktura nëntokësore apo kanalizimi atmosferik nuk është që funksionon”, tha mes tjerash Ganiu.
Me ftesë të zëvendëskryeministrit përgjegjës për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiq, nga sot për vizitë dyditore në Shkup do të qëndrojë ish-negociatori i Kroacisë me Bashkimin Evropian, Vladimir Drobnjak. Siç njoftoi SÇE, eksperti Drobnjak do t’i përcjellë përvojat e Kroacisë në këtë pjesë përmes një sërë takimesh që do t’i zhvillojë sot dhe nesër me anëtarët e organeve të strukturës negociatore, e cila u miratua dje në seancën e Qeverisë. Drobnjak dhe zëvendëskryeministri Mariçiq do të kenë sot një takim koordinues, më pas do të takohen me koordinatorët e klasterave dhe ministrat përgjegjës për klasterat dhe Komisionin punues për integrime evropiane…
Ministria e Punëve të Brendshme, në bashkëpunim me Drejtorinë doganore, Prokurorinë Publike, Inspektoratin e Tregut dhe Drejtorinë e të Ardhurave Publike, në koordinim të ngushtë me Sekretariatin e përgjithshëm të Interpolit, morën pjesë në operacionin global kundër krimit me automjete, të koordinuar nga Sekretariati i Përgjithshëm i Interpolit, njoftoi MPB, transmeton Portalb.mk. Operacioni u krye në 77 vende, gjatë të cilit në këto shtete u zbuluan 1.121 makina të vjedhura dhe 64 motoçikleta. Sipas të dhënave të Ministrisë së Punëve të Brendshme, gjatë operacionit në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut janë kryer 1.540 kontrolle të personave dhe 1.467…
Qeveria do të bëjë gjithçka që ekonomisë t’i sigurojë një çmim të energjisë elektrike që do të jetë optimal në këto kushte, të jetë nën çmimin e bursës dhe të jetë i qëndrueshëm për subjektet ekonomike, tha kryeministri Kovaçevski pas takimeve të punës me kryeministrin bullgar Donev dhe presidentin bullgar Radev në Sofje. Kryeministri Kovaçevski theksoi se kjo duhet të realizohet me formimin e grupit punues dhe aktiviteteve tjera me Republikën e Bullgarisë dhe organet përkatëse në Komisionin Evropian, pasi Bullgaria është anëtare e BE-së, në mënyrë që ajo pjesë të kompletohet. “Gjithashtu, biznesi maqedonas ka pasur kërkesë që të…

