Aleanca për Shqiptarët dënon provokimin e fundit të Ambasadës ruse në Shkup në twitter, me çka është shkelur rëndë Kushtetuta e vendit e cila Kosovën e njeh si shtet të pavarur dhe sovran. Maqedonia e Veriut gjithashtu është e rreshtuar qartë përkrah Perëndimit në dënimin e agresionit rus ndaj Kievit dhe në mbrojtje të integritetit territorial të Ukrainës.
Kërkojmë nga Ministri i Punëve të Jashtme që të thërret ambasadorin rus për shpjegime dhe për të protestuar ndaj intervenimeve të tilla brutale nga ana e Rusisë.
Maqedonia e Veriut si vend kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian nuk guxon të lejojë ndikime të tilla malinje nga një ambasadë e akredituar në Shkup. Heshtje ndaj provokimeve të këtilla mund të kuptohet si legjitimim i zgjerimit të agjendës ruse në Ballkan, e cila bashkë me politikën luftënxitëse të Serbisë karshi Republikës së Kosovës, janë rrezikim direkt i paqes dhe sigurisë në rajon si dhe sabotim i i perspektivës evropiane të Ballkanit perëndimor.
Data 08.11.2026
Aktuale
- Azgan Haklaj: Fehmi dhe Xhevë Lladrovci; Shtylla e Qendresës dhe Vizioni i Lirisë – Në Pasqyrën e Epikës së Azem Bejtës dhe Shote Galicës!
- Zanfina Ismaili tregon se ka qenë e bullizuar nga kolegët dhe ish-misset: Jemi popull paragjykues, për seksualitet ia kemi kaluar edhe Evropës
- Si mund të mbijetosh me pagën minimale në Kosovë?
- Pa diplomë gjimnazi dhe teknike radiosh/ kush është Ilse Aigner, gruaja që mund të bëhet Presidente e Gjermanisë
- Parashikimi për punën, paratë dhe dashurinë – Horoskopi i ditës
- Sinani publikon foto nga pushimet, Andrra shfaqet me bikini (Foto)
- Lutfi Haziri shfaqet krah nipit, Lotina publikon fotografinë e ëmbël
- Presidenti i Izraelit mandaton rivalin e Netanyahut, Gadi Eisenkot për formimin e qeverisë së re



