Kanë kaluar një muaj nga kur ka filluar sezoni i ngrohjes por ky muaj nuk ka qenë i mjaftueshëm që Komuna e Zhelinës me në krye Blerim Sejdiu nga Lëvizja Besa i cili është në krye të komunës të pestin vit me rradhë të sigurojë ngrohje për nxënësit e shkollës fillore, “Luigj Gurakuqi”, raporton indeks.mk
Për këtë kanë reaguar partitë politike, Aleanca për Shqiptarët thotë se gjendja është alarmante duke pasur parasyshë se edhe dita është shkurtuar.
Nga atje kanë ftuar autoritetet të veprojnë urgjentisht.
Por, jo vetëm nxënësit e Zhelinës mësojnë në klasa të ftohta. Javë më parë një reagim të ngjajshëm e ka bërë edhe dega e BDI-së në Gostivarë e cila ka akuzuar kreun e Gostivarit për vonim të procedurave. /indeks.mk