Author: Hamdi Kumanova

Një mjek që ka punuar në klinikën KARIL në Shkup është arrestuar dje dhe dyshohet se ka kryer vrasjen e 76-vjeçarit K.M. në Ohër, mësohet nga burime jozyrtare. Sipas autoriteteve, dje në orën 17:20 në fshatin Bërvenicë të rajonit të Tetovë, zyrtarë policorë nga SPB Tetovë, duke vepruar sipas një urdhër-arresti të lëshuar nga SPB Ohër, kanë arrestuar personin me inicialet Zh.G. (53), i dyshuar për veprën penale “vrasje” sipas nenit 123 të Kodit Penal. Ministria e Punëve të Brendshme njoftoi se rasti është zbardhur me shpejtësi dhe i dyshuari është privuar nga liria. Sot në orën 08:24 në SPB…

Lexo më Shumë

Moti sot do të jetë i ndryshueshëm me vranësira me reshje lokale me intensitet më të dobët dhe kushte për paraqitje të izoluar të bubullimave të rralla. Në disa nga vendet më të larta, reshjet do të jenë shi dhe borë, ndërsa në male, borë. Do të fryjë erë e dobët deri në mesatare nga veriu, njoftoi Drejtoria Hidrometeorologjike. Temperatura minimale do të luhatet nga -1 deri në 5 gradë, ndërsa maksimale nga 8 deri në 16 gradë. Shkupi do të ketë mot të ndryshueshëm me vranësira, me shira të rastësishëm dhe bubullima të rralla. Do të fryjë erë e…

Lexo më Shumë

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Cvetan Tripunovski, në emisionin “Biznis 21”, theksoi se sistemi funksionon dhe se nuk ka persona të mbrojtur, pavarësisht funksionit të tyre. “Gjëja më e rëndësishme është që sistemi funksionon, nuk ka persona të mbrojtur nga pozita e funksionarëve, dhe kushdo që e shkel ligjin do të përgjigjet, pavarësisht nëse është nga pushteti aktual apo nga cilado pozitë, kjo vlen edhe për këto dy raste”, theksoi ministri. Ai bëri një krahasim me të kaluarën, duke theksuar se pushteti i atëhershëm, sipas tij, përpiqej të mbronte dhe të injoronte indiciet për keqpërdorime dhe kriminalitet,…

Lexo më Shumë

Përbërja etnike e prokurorëve publikë në Republikën e Maqedonisë së Veriut vazhdon të reflektojë një realitet të pabalancuar, pavarësisht përpjekjeve për përfaqësim më të drejtë të komuniteteve. Të dhënat e nxjerra nga raporti vjetor i Këshillit të Prokurorëve Publikë, tregojnë qartë dominimin e një komuniteti, ndërkohë që të tjerët mbeten të nënpërfaqësuar në nivele të ndryshme të sistemit prokurorial. Sipas këtyre të dhënave, maqedonasit përbëjnë shumicën dërrmuese me 68,5% të prokurorëve publikë. Shqiptarët renditen si komuniteti i dytë më i përfaqësuar me 22,6%, që në numër absolut përkthehet në 44 prokurorë publikë, raporton Portalb.mk. Edhe pse kjo shifër paraqet një prani të konsiderueshme,…

Lexo më Shumë

BDI reagon përmes një komunikate duke theksuar se deklarata e kryeministrit Hristijan Mickoski në Kuvend, lidhur me përdorimin e gjuhës shqipe, përbën një nga momentet më shqetësuese në diskursin politik që nga nënshkrimi i Marrëveshjes Paqësore të Ohrit. “Pretendimi se gjuha shqipe mund të përdoret “sa të doni”, por se gjuha zyrtare është vetëm maqedonishtja, nuk është thjesht një deklaratë politike, është një rikthim i drejtpërdrejtë në logjikën e Kushtetutës së vitit 1991, dhe nenin e dikurshëm 7 të saj duke injoruar Amendamentin V të vitit 2001, i cili është themel i rendit kushtetues dhe i balancës ndëretnike në vend.…

Lexo më Shumë

Ministria e Arsimit dhe Shkencës e ka publikuar strategjinë për gjashtë vitet e ardhshme, me të cilën njoftohet për reforma të gjera në sistemin arsimor në Maqedoni, raporton Dojçe Vele (DW). Risitë kryesore përfshijnë prezantimin e një viti arsimi parashkollor të detyrueshëm, një maturë shtetërore të ridizajnuar plotësisht me programe të reja për provimet dhe vlerësim të standardizuar, si dhe ndryshime të rëndësishme në arsimin e lartë, si një sistem të centralizuar digjital të regjistrimit dhe prezantimi i studimeve të shkurtra profesionale, transmeton Portalb.mk. Demografia: sfida më e madhe për sistemin arsimor Ndryshimet demografike janë ndër nxitësit më të fortë…

Lexo më Shumë

Një sulm me raketa i atribuar Iranit ka lënë të plagosur 12 ushtarë amerikanë, dy prej të cilëve në gjendje të rëndë, pas goditjes së një baze ushtarake të SHBA në Arabinë Saudite. Sipas një zyrtari amerikan, i cituar nga Reuters, sulmi shënjestroi Bazën Ajrore dhe u përdorën dronë. Sulmi shkaktoi dëme në disa avionë amerikanë të furnizimit me karburant. Kjo nuk është hera e parë që baza ajrore sulmohet. Më 1 mars, rreshteri amerikan Benjamin N. Pennington, 26 vjeç, u plagos në një sulm të ngjashëm në të njëjtën bazë dhe ndërroi jetë disa ditë më vonë. Sipas…

Lexo më Shumë

Një person i pajetë është dërguar në urgjencën e spitalit të Sarandës rreth orës 22:00. 48-vjeçari, i identifikuar si Pavllos Simeriontaqis nga Athina, u soll në spital nga disa persona me një makinë të bardhë, të cilët më pas u larguan menjëherë. Policia është njoftuar dhe ka nisur hetimet, duke këqyrur edhe kamerat e sigurisë për identifikimin e mjetit me targa greke.

Lexo më Shumë

Ish-kryeministri i Nepalit, Khadga Prasad Sharma Oli, është arrestuar dhe më pas dërguar në spital, pas akuzave se shtypi protestat vitin e kaluar me pasojë dhjetëra të vdekur. Sipas zyrtarëve, Oli u shtrua në një klinikë në Kathmandu menjëherë pas arrestimit në banesën e tij në orët e para të mëngjesit të së shtunës, si pjesë e procedurave rutinë policore. Më shumë se 70 persona humbën jetën gjatë trazirave të shtatorit, shumë prej tyre protestues të qëlluar nga policia. Protestat u nxitën fillimisht nga ndalimi i rrjeteve sociale, por u përshkallëzuan për shkak të pakënaqësive ndaj korrupsionit dhe gjendjes…

Lexo më Shumë

Një person është arrestuar për dhunë në familje në Podujevë. Kjo pasi dyshohet se ka sulmuar fizikisht motrën e tij. Viktima ka marrë tretman mjekësor pas incidentit. Pas intervistimit, i dyshuari është dërguar në mbajtje me vendim të prokurorit.

Lexo më Shumë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Vushtrri, ku një fëmijë ka humbur jetën si pasojë e plagëve të marra pasi u godit nga automjeti. Sipas policisë, dyshohet se babai me automejtin e tij nga pakujdesia ka goditur fëmijën e tij. Rasti i rëndë ka ndodhur rreth orës 15:00 të së premtes. “Është raportuar se i dyshuari mashkull kosovar, me automjetin e tij nga pakujdesia ka goditur fëmijën e tij, i cili nga plagët e rënda ka ndërruar jetë. Trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë.

Lexo më Shumë

Mediat turke raportojnë se një president klubi nga Liga e Parë e Maqedonisë është arrestuar në Turqi nën dyshimin e kontrabandës së ari në vlerë rreth 300.000 euro. Më 24 mars, mes qyteteve Batman dhe Siirt, autoritetet turke kanë ndaluar personin me inicialet B.H., si pjesë e një kontrolli rutinë. Gjatë inspektimit të automjetit të tij, policia ka gjetur ari me peshë 2.581 gramë, me vlerë të vlerësuar rreth 300.000 euro. Sipas autoriteteve, ari ishte i paligjshëm, ndërsa hetimet mbi rastin vazhdojnë. Kundër B.H. janë inicuar procedurat gjyqësore përkatëse.

Lexo më Shumë