Author: Hamdi Kumanova

Siç njoftojnë nga MPB, dje në Shkup është arrestuar një person për drogë. “Më 27.03.2026 në ora 22:00, në zonën e Çairit në Shkup, nëpunës policorë nga Njësiti kundër Tregtisë së Paligjshme pranë SPB Shkup e privuan nga liria V.F.(25) nga Shkupi. Gjatë bastisjes në shtëpinë e tij, të realizuar me urdhër gjykate, janë gjetur dhe sekuestruar marihuanë dhe një peshore digjitale”, thonë nga policia. Ata shtojnë se pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të parashtrohet kallëzim përkatës.

Lexo më Shumë

Kryeministri i vendit, Hristijan Mickoski, pret që të hënën Komisioni Rregullator të shpallë çmime më të ulëta për benzinat, ndërsa çmimi i naftës të mbetet i pandryshuar ose të ketë një rritje minimale. “Pres të hënën ulje për 2 denarë të benzinave pa plumb, dhe çmim të njëjtë ose rritje minimale prej gjysmë denari për naftën. Ulja e TVSH-së nënkupton drejtpërdrejt efekt pozitiv”, tha Hristijan Mickoski – kryeministër. Mes tjerash, Mickoski tha se për momentin nuk po mendohet për masa kufizuese apo ndalesa. “Nuk kemi nevojë për kufizime dhe ndalesa tani për tani. Kemi sasi të mjaftueshme. Po e ndjekim…

Lexo më Shumë

Kryeministri i vendit, Hristijan Mickoski, pret që të hënën Komisioni Rregullator të shpallë çmime më të ulëta për benzinat, ndërsa çmimi i naftës të mbetet i pandryshuar ose të ketë një rritje minimale. “Pres të hënën ulje për 2 denarë të benzinave pa plumb, dhe çmim të njëjtë ose rritje minimale prej gjysmë denari për naftën. Ulja e TVSH-së nënkupton drejtpërdrejt efekt pozitiv”, tha Hristijan Mickoski – kryeministër. Mes tjerash, Mickoski tha se për momentin nuk po mendohet për masa kufizuese apo ndalesa. “Nuk kemi nevojë për kufizime dhe ndalesa tani për tani. Kemi sasi të mjaftueshme. Po e ndjekim…

Lexo më Shumë

“Rritja e peshës trupore paraqet një problem serioz shëndetësor dhe ka një trend shqetësues në rritje në botë dhe në vendin tonë, i cili veçanërisht i prek fëmijët dhe adoleshentët. Të dhënat statistikore tregojnë se në shtetin tonë prevalenca e obezitetit është 30–35 për qind. Në këtë drejtim, është veçanërisht e rëndësishme funksionimi i qendrave për trajtimin e obezitetit në Klinikën e Endokrinologjisë dhe në SPQ “8 Shtatori”. Këtë javë në spitalin e Ohrit është hapur qendra e parë për menaxhimin e obezitetit në rajonin jugperëndimor. Bëhet fjalë për një sëmundje serioze kronike e lidhur me mbi 200 komorbiditete, përfshirë…

Lexo më Shumë

Portali MKD.mk dhe agjencia Market Vision publikuan sot një sondazh lidhur me rejtingun e partive politike dhe liderëve të tyre në Maqedoninë e Veriut. Sipas këtij sondazhi të zhvilluar nga data 2 deri më 18 mars, ja si qëndron rejtingu i partive në pyetjen se cilën do e votoni nëse do ketë zgjedhje: • VMRO-DPMNE kryeson me 24% • VLEN me 5.1% • LSDM me 4.9% • BDI me 4.8% • E majta 3.1% • ZNAM 2.1% Kështu Ali Ahmeti është me 5.6%, kurse Mexhiti dhe Kasami bashk kanë 5.9 %. Befasuese mund të llogaritet rënia drastike e përkrahjes për…

Lexo më Shumë

Më 27.03.2026, në orën 16:10, në fsh. Dobërdoll, rrethina e Gostivarit, nëpunës policorë nga Njësia Policore Gallatë e kanë privuar nga liria M.Sh. (44) nga fshati i njëjtë. Ai kërkohej me urdhërarrest në bazë të urdhrit të gjykatës për vuajtjen e dënimit me burg prej një vjet e gjashtë muajsh për kryerje të veprës penale “zhvatje”. Personi është shoqëruar në Institucionin Ndëshkues-Përmirësues Burgu -Idrizovë për vuajtjen e dënimit.

Lexo më Shumë

Në një kohë kur dinjiteti i punës shpesh vihet në sprovë, çdo hap drejt respektimit të punëtorit është më shumë se vendim, është deklaratë vlere, është orientim i një shoqërie drejt drejtësisë dhe barazisë. Sot, kjo filozofi po merr formë konkrete përmes nënshkrimit të Marrëveshjes Kolektive historike në Ministrinë e Ekonomisë dhe Punës, të udhëhequr me vizion dhe vendosmëri nga ministri Besar Durmishi. Kjo marrëveshje nuk është vetëm një dokument formal, ajo është një kthesë epokale për dinjitetin e punëtorit, një standard i ri për drejtësi sociale dhe një dëshmi konkrete se kur ka vullnet politik, rezultatet janë të prekshme…

Lexo më Shumë

Cak i hajnave shumë herë kanë qenë dhe vazhdojnë të jenë veturat, të cilat qytetarët nuk po kanë siguri t’i lënë askund. Automjete të ndryshme po vidhen qoftë në parkingje apo hapësira tjera publike. E, një rast i tillë është raportuar në Prishtinë, ku një qytetari i është zhdukur vetura e parkuar në një zonë të frekuentuar të kryeqytetit. Ngjarja dyshohet të ketë ndodhur ndërmjet datave 26 dhe 27 mars 2026, në rrugën “28 Nëntori”, afër lokalit “Marcopolo”. Sipas ankuesit H.Th, ai kishte parkuar veturën e vajzës së tij, një Opel Corsa me ngjyrë të kaltër dhe me targa 01-508-FF,…

Lexo më Shumë

Jatë natës 27/28.03.2026, në periudhën nga ora 21:00 deri në 03:00, Njësia Mobile për Siguri në Komunikacionin Rrugor pranë Sektorit për Punë të Komunikacionit realizoi kontroll aksion në territorin e komunave Ilinden, Gazi Babë dhe Kisella Vodë, me fokus në sanksionimin e shoferëve që drejtojnë automjetet nën ndikimin e alkoolit. Janë testuar gjithsej 49 shoferë, prej të cilëve tek 9 është konstatuar prania e alkoolit, ndërsa një person ka refuzuar t’i nënshtrohet alkotestit. Gjatë kontrollit janë evidentuar edhe 12 kundërvajtje të tjera në komunikacion, ndërsa janë dorëzuar edhe 5 kërkesa për inicimin e procedurave kundërvajtëse ndaj personave juridikë dhe përgjegjës.…

Lexo më Shumë

Zharko Grozdanoski, mjek anesteziolog i punësuar në Spitalin Klinik të Tetovës, dyshohet se ka vrarë Klime Mitrevski për shkak të një pasurie me vlerë mbi një milion euro në qendrën e vjetër të Ohrit, pas një marrëveshjeje të mëparshme për përkujdesje të përjetshme. Policia kriminale pranë SPB Ohër e zbardhi vrasjen e Klime Mitrevskit, pronar i objektit hotelierik “Klimentov Konak” në pjesën e vjetër të Ohrit, brenda më pak se 12 orësh. Autori u identifikua dhe u arrestua menjëherë pas kryerjes së krimit. Për vrasjen dyshohet Zharko Grozdanoski nga Bërvenica e Tetovës, specialist anesteziolog dhe i punësuar në Spitalin Klinik…

Lexo më Shumë