Një këmbësor ka mbetur i lënduar rëndë në një aksident trafiku në Sedllarcë të Poshtme. Ngjarja është raportuar më 28.03.2026 rreth orës 20:50, kur një automjet ka goditur këmbësorin Z.S. (70) nga Tetova. “Pas aksidentit, shoferi është larguar nga vendi i ngjarjes”, bëjnë të ditur nga policia për Tetovasot. I lënduari është dërguar në Spitalin Klinik të Tetovës, ndërsa policia po punon për identifikimin e shoferit, raporton Tetovasot.
Author: Hamdi Kumanova
Një grua nga Gostivari është arrestuar pas denoncimit për dhunë në familje. Më 28.03.2026 rreth orës 19:25, policia ka privuar nga liria V.S. (30) nga Gostivari, pas denoncimit të vjehrrës së saj 73-vjeçare. “E dyshuara rreth orës 12:30 në shtëpi e ka sulmuar fizikisht vjehrrën”, njofton policia për Tetovasot. Pas dokumentimit të rastit do të vijojnë parashtresat përkatëse, shkruan Tetovasot.
Këshilli i Prokurorëve Publikë e hodhi poshtë unanimisht iniciativën e Prokurores Publike Lençe Ristoska dhe kështu vendosi që Kryeministri Hristijan Mickoski nuk ka ndikuar në pavarësinë e saj dhe, përmes deklaratave publike, po ushtron presion mbi veprimet e saj në rastet “Talir” në të cilat akuzohet partia VMRO-DPMNE. Siç shpjegoi anëtarja Marijana Ilieska, Komisioni ka përcaktuar se deklaratat dhe sulmet nuk lidhen me veprime specifike që do të vinin në dyshim pavarësinë e prokurores. “Mungesa e individualizimit përjashton mundësinë e përcaktimit të ndikimit real dhe specifik. Edhe pse këto deklarata nga Kryeministri, ku ai e quan atë një…
Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) edhe sot ka reaguar ashpër ndaj vendimit të Qeverisë për të mos vazhduar projektin e autostradës Strugë-Qafë Thanë, duke e cilësuar atë si një vendim të pastër politik që po maskohet me arsyetime të pabazuara. Sipas BDI-së, referimi ndaj UNESCO si shkak për ndalimin e projektit është i papranueshëm dhe i pabazë. Nga kjo parti theksojnë se UNESCO nuk paraqet pengesë për zhvillimin e infrastrukturës, por po përdoret si justifikim për të fshehur, siç thonë, një vendim të qëllimshëm për ndërprerjen e një korridori strategjik që lidh vendin me Shqipërinë. “UNESCO nuk është…
Një 35-vjeçar nga Tetova ka denoncuar në polici një mashtrim të pazakontë nga i njohuri i tij me iniciale A.Xh. Sipas denoncimit, mashtruesi i kishte kërkuar makinën tip “BMW” hua, por më pas e kishte gënjyer pronarin se automjeti kishte pësuar defekt dhe ndodhej te mekaniku. Pas disa ditësh përpjekje për të rënë në kontakt, pronari është përballur me mekanikun, i cili ka pranuar se makinën e kishte dërguar në një parcelë për automjete të vjetruara në fshatin Sllatinë. Pronari e ka gjetur mjetin e tij të dëmtuar në këtë parcelë, ku pronari i skrapit i ka…
SPB Tetovë njofton se e mitura M.J., 16 vjeçe nga Shkupi, e cila ishte raportuar si e humbur, u gjet në banesën e një personi 19-vjeçar në Gostivar. Ajo i është dorëzuar nënës së saj. Ndërsa personi R.Sh. është arrestuar për procedura të mëtejshme. Detaje tjera për rastin nuk u dhanë.
Nga Bujar OSMANI Pse VMRO-DPMNE po e minon procesin e integrimit në BE? Janë tre arsye që veprojnë njëkohësisht dhe e bëjnë këtë kurs të qëndrueshëm. Sponsorizimi i jashtëm Kjo qeveri është ndërtuar me mbështetje nga një elitë politike evropiane skeptike ndaj BE-së, e njohur si kanal i ndikimit rus brenda Unionit. Kjo mbështetje nuk synon përshpejtim të integrimit, por zbehje dhe relativizim të tij në Ballkan. Mungesa e kundërpeshës së brendshme Faktori shqiptar ka qenë historikisht garancia e orientimit euro-atlantik. Sot, me një përfaqësim të kapur dhe pa peshë si Vlen, kjo kundërpeshë mungon. Për herë të parë, nuk…
Spanja po e mban hapësirën e saj ajrore të mbyllur për avionët që marrin pjesë në operacionin ushtarak kundër Iranit të kryer nga Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli. Kështu raporton gazeta El País, duke cituar burime ushtarake. Qeveria e Pedro Sánchez jo vetëm që nuk po lejon përdorimin e bazave ajrore Rota (Cádiz) dhe Morón de la Frontera (Seville) nga avionët luftarakë ose avionët e furnizimit ajror që marrin pjesë në operacionin “Epic Fury”, por gjithashtu po refuzon planet e fluturimit nga avionët amerikanë të stacionuar në vende të treta, si Mbretëria e Bashkuar dhe Franca. Kryeministri spanjoll e ka…
Ditën e sotme është vënë në prangat e policisë 28-vjeçari Endrin Varaku, i cili u kap duke lëvizur i armatosur me pistoletë. Burime zyrtare bëjnë me dije se i riu rezulton me precedent të rëndë kriminal që në moshë të mitur. Varaku nuk është një emër i panjohur për drejtësinë. Në moshën 16-vjeçare, ai u arrestua për vrasjen e bashkëmoshatarit të tij, Adriatik Tota, ngjarje e ndodhur brenda ambienteve të shkollës profesionale “Beqir Çela” në Shkozet. Krimi i rëndë ndodhi pas një konflikti mes dy të rinjve, i cili kishte nisur muaj më parë. Sipas hetimeve të kohës, përplasja fillestare…
Sot, zyrtarët policorë nga Departamenti i Punëve të Brendshme në Kavadar kanë privuar nga liria personin me iniciale I.R. (27 vjeç) nga Rosomani. Ai është vetëparaqitur në Sektorin e Punëve të Brendshme në Veles, ku ka deklaruar se sot rreth orës 07:30, në shtëpinë e familjes, duke përdorur një mjet të mprehtë i ka shkaktuar plagë nënës së tij 54-vjeçare, e cila si pasojë e lëndimeve ka ndërruar jetë. Vdekja është konstatuar nga mjeku i Ndihmës së Shpejtë në Kavadar. Këqyrjen e vendit të ngjarjes po e kryejnë prokurori publik nga Prokuroria Themelore Publike në Kavadar dhe ekipi i inspektimit…
Qeveria e Kosovës ka miratuar propozimin e Ministrisë së Mbrojtjes për dërgimin e trupave të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) në Gazë, duke i hapur rrugë procedimit të vendimit për miratim në Kuvendin e Kosovës. Sipas legjislacionit në fuqi, pas vendimit të ekzekutivit, çështja i kalon ligjvënësve për shqyrtim dhe votim, ndërsa në fund kërkohet edhe miratimi i presidentit të vendit. Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë mbledhjes së Qeverisë, tha se “jemi të gatshëm të marrim pjesë dhe të ndihmojmë popullin e Gazës, sepse edhe vetë kemi qenë dhe jemi përfitues të forcave ndërkombëtare që nga viti 1999”.…
Qeveria e Kosovës ka miratuar vendimin. Janë ndarë 500 mijë euro për lojtarët e kombëtares së Kosovës. Kjo pas suksesit historik në Bratislavë.

