Bujar Osmani paska shkuar në Bruksel për t’i “mbrojtur” të drejtat e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut, se sipas tij qenkan rrezikuar prej ditës kur ai nuk është më ministër. Hajde parodi, hajde! Po me çfarë legjitimiteti del Bujar Osmani të flasë në emër të shqiptarëve, kur para pak muajsh humbi mu në shtëpinë e vet, në Çair, nga njerëzit e vet?
Në 22 vite pushtet të BDI-së me LSDM-në e VMRO-në, Bujar Osmani ka kaluar 3.700 ditë në ministri, në pushtet e nëpër sallone diplomatike. Aq shumë i është ngjitur karriges, sa është gati ta mbajë peng jo vetëm BDI-në për apetitet e veta, por ta bëjë peng edhe gjithë popullin shqiptar për etjen e tij për pushtet. Pak marre more!
Një tjetër karrigaxhi i përhershëm është “evropiani” Blerim Bexheti, me mbi 15 vite nëpër poste, plot 5.500 ditë në funksione. Tre mandate kryetar i Sarajit, ministër i Drejtësisë, bashkëpunëtor i Danella Arsovskës, përmes së cilës kontrollonte disa ndërmarrje publike në Qytetin e Shkupit. E tash si deputet del e na qan hallin për BE-në dhe për të drejtat e shqiptarëve.
Me pak fjalë, po i përkulet VMRO-së vetëm për t’u kthyer në qeveri. Nuk mund të rrijë as disa muaj pa pushtet. Edhe ai, si Bujari, është martuar me karrigen e lëkurës. Për tjetër gjë nuk dinë.
VLEN u bën thirrje anëtarëve të ndershëm të BDI-së të hapin sytë. Ali Ahmeti i vitit 2001 nuk ka lidhje me Ali Ahmetin e sotëm. Gjithçka për ta është klientelizëm, tenderë e para. Vetëm këto kanë në kokë. Narrativa se të drejtat politike dhe demokratike të shqiptarëve mbrohen vetëm nëse Bujari dhe Blerimi janë ministra është nënçmim i rëndë për inteligjencën e popullit tonë.
Kjo demagogji e Ali Ahmetit dhe BDI-së nuk pi më ujë as në Maqedoni, as në Kosovë, as në Shqipëri. Jemi në vitin 2026, ndërsa ata kanë ngecur keq në vitin 2008. Ende ëndërrojnë ta kthejnë Gruevskin nga Budapesti dhe bashkë me Mijallkovin të sundojnë edhe një herë.
Nuk e kuptojnë se atë film më nuk do ta shohin. Pa reforma të vërteta, si në program ashtu edhe në njerëz, BDI është shumë më afër shpërbërjes sesa kthimit në pushtet.
Data 24.06.2026
Aktuale
- “U shkatërruam, zemra mu thye…”, flet babai i vajzave që vdiqën në aksidentin në Gjermani
- Detaje tronditëse për vrasjen e Eglant Koçit, zbulohet biseda e autorit me familjarët
- Aktivistët ekologjikë marsh protestues në Shkup kundër lejes së fabrikës së çimentos
- “F*ck You and Your System!”- Aktivisti me tone të ashpra: Edi Ramën e urrejnë socialistët edhe patronazhistët!
- Koncert i Muzikës Shpirtërore në Shkup| Burhan Shaban: Ky koncert është një lidhje e besimit dhe fryt i përvojës 30 vjeçare
- VIDEO/ Protesta e 24-të për largimin e tij, protestuesit i përgjigjen kryeministrit: Rama, Rama, “f*ck you”
- Koncert i Muzikës Shpirtërore me mesazhe emocionale: Ky koncert është një kujtim dhe takim zemrash
- “Janë tmerruar”- Gent Progni pas publikimit të listës së patronazhistëve: Bëni report Facebook-un dhe Instagram-in e Ramës! Filmoni çdo civil që ju bën presion!


