Author: Hamdi Kumanova

Lotaria e menjëhershme “Ëmbëlsia e shtëpisë” e Lotarisë Shtetërore gëzoi sërish me një çmim të ri të fituar. Ordan Zarinski nga Shtipi është fituesi më i ri i çmimit të lotarisë së menjëhershme “Ëmbëlsia e shtëpisë”. Me një investim të vogël prej vetëm 100 denarësh, ai ia provoi fatit dhe fitoi një apartament në Shkup. Interesante është se bileta e parë e blerë i solli një fitim prej 100 denarësh. Ai vendosi ta shndërrojë fitimin në një biletë të re dhe pikërisht ky shkëmbim e çoi te surpriza e madhe – një shtëpi në kryeqytet. “Duhet të besosh…

Lexo më Shumë

Më 4 mars në Kuvend premtoi se do të bëhen ndryshime ligjore që provimi të mbahet edhe në gjuhën shqipe. Opozita shqiptare fillimisht dorëzoi propozim-ligji me të cilin propozuan që provimi i jurisprudencës të jepet edhe në gjuhën shqipe, por më pas e tërhoqën me arsyetimin se duhet vetëm të zbatohet Ligji për përdorimin e gjuhëve. Opozita shqiptare dorëzoi në Kuvend edhe rezolutë. Kjo çështje ka nxitur debat dhe përplasje politike midis pozitës dhe opozitës. Ekspertët dhe shoqëria civile kanë vlerësuar se provimi në shqip nuk përbën rrezik dhe duhet të reflektojë realitetin demografik. Propozim-ligj i…

Lexo më Shumë

MPB njofton se më datë 29.03.2026 në orën 19:30 në autostradën Shkup-Veles, në pikëpagesën rrugore “Sopot”, nëpunës policorë nga Njësia Mobile për Siguri në Komunikacionin Rrugor e privuan nga liria J.N. (40) nga Gostivari, ngase ka drejtuar një automjet udhëtarësh “BMW” me targa të Gostivarit në drejtim të kundërt të autostradës. Me udhëzim të prokurorit publik, ai është ndaluar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të ngjarjes, ndaj tij do të ngrihet kallëzim përkatës.

Lexo më Shumë

Policia në Shkup ka arrestuar disa persona për posedim droge. “Më 29/30.03.2026 në lokacione të ndryshme në Shkup janë privuar nga liria F.N. (37), T.L. (22), një 16-vjeçar dhe një 17-vjeçar nga Shkupi, si dhe L.A. (24) nga Italia, pasi u është gjetur marihuanë”, njofton policia.TS

Lexo më Shumë

SPB Manastir ngriti kallëzim penal ndaj A.J. (37) nga Manastiri për “vjedhje të rëndë”. “Më 27 mars 2026, në një kazino në Manastir, i denoncuari me kërcënim ka marrë para nga xhiroja ditore”, thuhet në njoftim.TS

Lexo më Shumë

Policia në disa qytete të vendit ka regjistruar një sërë rastesh kriminale, përfshirë drogë, vjedhje, dhunë dhe mashtrime. SPB Kumanovë ngriti kallëzim penal ndaj M.S. (38) nga Kumanova për shkak të dyshimeve për veprën penale “prodhimi i paautorizuar dhe lëshimi në qarkullim i drogave narkotike”. “Më 19.07.2025 në Kumanovë, nëpunës policorë ushtruan kontroll në një automjet, të cilin e ka drejtuar i denoncuari, me ç’rast në bagazhin e tij personal ishte gjetur dhe sekuestruar marihuanë”, njofton policia.TS

Lexo më Shumë

SPB Shtip ngriti kallëzim penal ndaj E.U. (27) nga Shtipi për veprën penale “dëmtimi dhe hyrja e paautorizuar në sistemin kompjuterik”.. “Më 11.01.2026, i denoncuari pa dijeninë dhe pëlqimin e të dëmtuarës ka siguruar kartë bankare dhe ka kryer pesë transaksione, duke përfituar dobi të paligjshme”, thuhet në njoftim transmeton Tetovasot

Lexo më Shumë

Kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe sot në një konferencë për shtyp ka akuzuar kryeministrin Hristijan Mickoskin po shet interesat e vendit. “Ju të gjithë e dëgjuat Hristijan Mickoskin. Ai ishte i përgatitur të priste me dekada që Maqedonia të anëtarësohej në BE. Të shpërdoronte dekada të jetës suaj, të jetës së fëmijëve tuaj, nipërve dhe mbesave tuaja, brezave të ardhshëm të vendit. Pas këtij rrëfimi nga Mickoskin, tani është e qartë për të gjithë se çfarë po ndodh në Maqedoni. Me Mickoskin dhe grupin e tij të organizuar kriminal, nuk ka anëtarësim në Bashkimin Evropian. Pra, dekada varfërie të…

Lexo më Shumë

Një debat për vend parkimi ka përfunduar me sulm fizik në Gostivar. Më 28.03.2026 në ora 13:20, B.Sh. (24) nga fshati Zhelinë ka denoncuar se rreth orës 12:30 në rrugën “Tode Bogdanoski” është sulmuar fizikisht nga një person i panjohur. “Ngjarja ka ndodhur para një objekti hotelier pas një debati paraprak”, informojnë autoritetet për Tetovasot. Policia po ndërmerr masa për zbardhjen e plotë të rastit, raporton Tetovasot.

Lexo më Shumë

Një automjet motorik ngarkues është përfshirë nga zjarri në Tetovë. Ngjarja ka ndodhur më 29.03.2026 rreth orës 04:25 në rrugën “Kiro Ristoski Drnc”. “Automjeti ka qenë i parkuar për një kohë të gjatë dhe nuk ka persona të lënduar”, njoftojnë autoritetet për Tetovasot. Zjarri është shuar nga Njësia Territoriale Kundër Zjarrit në Tetovë, ndërsa policia ka kryer inspektim në vendin e ngjarjes, shkruan Tetovasot.

Lexo më Shumë