Author: Hamdi Kumanova

Urdhërin për ndërprerjen e punimeve në Korridorin 8, si dhe planet për bllokimin e plotë të këtjj projekti dhe devijimin e të njëjtit e ka dhënë Presidenti i Sërbisë, Aleksandër Vuçiç, ndërsa e ka realizuar Qeveria e Hristian Mickoskit, që në 6 muajt e parë të ardhjes në pushtet. Këtë nuk e themi ne, por e ka konfirmuar personalisht Ministri i Transportit dhe Infrastrukturës së Sërbisë, Goran Vesic, në një deklara zyrtate të transmetuar nga Agjencia Bullgare e lajmeve, BGNES, që në tetor të vitit 2024. ( https://www.bgnes.com/…/belgrade-we-have-eliminated… ) Në këtë deklaratë ministri sërb e quan fitore të Sërbisë ndaj…

Lexo më Shumë

Partia Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) ka reaguar lidhur me anulimin e përsëritur të procedurave të prokurimit për angazhimin e kompanive për rrënimin e objekteve pa leje në Komunën e Çairit. Sipas kësaj partie, procedurat për rrënime shpallen, shtyhen dhe anulohen në mënyrë të vazhdueshme, ndërkohë që, siç thuhet, ndërtesat shumëkatëshe pa leje dhe pa kushte të nevojshme infrastrukturore vazhdojnë të mbeten në terren, transmeton Portalb.mk. “Dje, përsëri, u anulua procedura e prokurimit për angazhimin e një kompanie për rrënime. Kjo është një praktikë që po përsëritet. Procedurat shpallen, shtyhen dhe anulohen, ndërkohë që ndërtesat shumëkatëshe pa leje pa parkingje…

Lexo më Shumë

Franca dhe Bashkimi Evropian mbeten në qëndrimin se pa ndryshime kushtetuese nuk mund të ketë përparim në negociatat për anëtarësim, ndërsa qeveria e Maqedonisë së Veriut vazhdon të kërkojë garanci dhe parashikueshmëri për procesin. Në të njëjtën kohë, burime diplomatike bëjnë të ditur se, përtej deklaratave publike, po zhvillohen bisedime për tejkalimin e ngërçit, informon PressOnline.al Ambasadori francez, Kristof le Rigoler, në një deklaratë për Radion Evropa e Lirë theksoi se Korniza negociuese e vitit 2022 mbetet e pandryshuar dhe se ndryshimet kushtetuese janë pjesë e detyrimeve tashmë të dakorduara. “Korniza negociuese është miratuar nga të gjitha shtetet anëtare dhe…

Lexo më Shumë

Një ari u pa mbrëmë në një parking në fshatin Rostushë, duke ecur midis automjeteve. Qentë u mërzitën dhe filluan të lehnin ndaj tij, pas së cilës ai u tërhoq. Një video e postuar në rrjetet sociale nga vendasit tregon një ari të madh. Ende nuk ka të dhëna nëse ka ndonjë të lënduar, por ariu ka të ngjarë të ketë ikur në mal. Nuk është hera e parë që një ari ka zbritur në një zonë të populluar, zakonisht në kërkim të ushqimit.

Lexo më Shumë

Australia kundërshton “dënimin me vdekje në të gjitha rastet”, tha ministrja e Jashtme, Penny Wong duke iu referuar legjislacionit izraelit që imponon dënimin me vdekje për të burgosurit palestinezë. Ajo i bëri këto komente gjatë një takimi me dyer të mbyllura të grupit parlamentar sot në mëngjes, raportoi transmetuesi lokal SBS News. Australia nënshkroi deklaratë të përbashkët me Gjermaninë, Francën, Italinë dhe Britaninë e Madhe të dielën, duke shprehur shqetësim për “karakterin ‘de facto’ diskriminues të projektligjit”. “Dënimi me vdekje është një formë dënimi çnjerëzore dhe degraduese pa asnjë efekt pengues”, tha ajo. Më herët të hënën, Parlamenti…

Lexo më Shumë

Avokati i Popullit në Maqedoninë e Veriut, Faton Selami, ka shpalosur Konkursin për zgjedhjen e tetë zëvendësve që do të punojnë në zyrat rajonale të institucionit në Shkup, Strumicë, Shtip, Manastir, Tetovë dhe Kumanovë. Kjo është një shpallje për përcaktimin e propozimeve për zgjedhjen e zëvendësve për këto zona, ku kandidatët duhet të kenë përfunduar arsimin e lartë në fushën e drejtësisë dhe të paktën shtatë vjet përvojë pune në këtë fushë ose në fushën e mbrojtjes dhe promovimit të të drejtave të njeriut, raporton SDK, përcjell Portalb.mk. Shpallja u publikua në gazetën “Nova Makedonija” më 25 mars dhe…

Lexo më Shumë

Ministria turke e Mbrojtjes deklaroi se një raketë balistike nga Irani u kap nga sistemet e mbrojtjes ajrore dhe raketore të NATO-s të vendosura në Mesdheun Lindor pasi hyri në hapësirën ajrore turke, pa specifikuar vendndodhjen e saktë të kapjes, raporton Ansa. Raketa e sotme është raketa e katërt nga Irani drejt Turqisë që kapet nga sistemi mbrojtës i NATO-s që nga fillimi i konfliktit midis SHBA-së, Izraelit dhe Iranit. Republika Islamike nga ana e saj ka mohuar vazhdimisht përgjegjësinë për lëshimin e raketës.

Lexo më Shumë

Presidenti i Malit të Zi, Jakov Milatoviq, sot do të qëndrojë në një vizitë zyrtare në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Siç njoftojnë nga Kabineti i presidentes Gordana Siljanovska-Davkova, ajo do ta presë me nderime më të larta shtetërore dhe ushtarake në një ceremoni në Villën “Vodno”. Më pas janë planifikuar takime ballë për ballë midis dy presidentëve, si dhe një mbledhje plenare e delegacioneve maqedonase dhe malazeze. Në kuadër të vizitës do të nënshkruhet edhe një memorandum bashkëpunimi midis këshillave rinorë pranë kabineteve të të dy presidentëve. Për nesër është paralajmëruar që Milatoviq të vendosë një kurorë mbi varrin…

Lexo më Shumë

Studentët që kanë punuar në Gjermani përmes programit “Work and Travel” po marrin këto ditë njoftime nga DAP se duhet të paguajnë tatim, raportoi “Studentaria”, ndërsa lajmin e transmetoi edhe Тelma. Sipas informacioneve, studentëve u kërkohet të dorëzojnë deklaratë elektronike tatimore (E-PDD) dhe të raportojnë të ardhurat e tyre, edhe pse ato tashmë janë tatimuar në Gjermani. Për më tepër, atyre u kërkohet të paguajnë rreth 10% tatim mbi shumën e kthyer të tatimit që kanë marrë nga Gjermania, pasi kjo shumë është transferuar në një llogari valutore në Maqedoni. Studentët tregojnë se njoftimet u kanë ardhur si…

Lexo më Shumë

Më 29 mars 2026, në orën 17:43, Shërbimi i Sigurisë Publike Shkup mori një njoftim se rreth orës 15:10 në zonën e Bit Pazarit, I.K. (51) nga Shkupi është sulmuar fizikisht nga një person. Si pasojë e sulmit, ai ka pësuar lëndime të rënda trupore, të cilat janë diagnostikuar në Kompleksin e Klinikave “Nëna Terezë”. Policia menjëherë ka ndërmarrë masa për sqarimin e rastit, duke mbledhur prova, duke marrë deklarata nga dëshmitarët dhe duke ndërmarrë veprime për identifikimin dhe ndalimin e autorit të krimit. Organet kompetente u bëjnë apel qytetarëve që kanë informacione për incidentin të bashkëpunojnë me qëllim…

Lexo më Shumë

​Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Gostivar, ku një 34-vjeçar me iniciale M.D. është arrestuar nën dyshimin se ka vrarë babanë e tij në shtëpinë familjare. ​Sipas informacioneve zyrtare, më datë 31.03.2026, rreth orës 01:30 pas mesnate, një person raportoi në polici dyshimet për vrasjen e një anëtari të familjes. Me të arritur në vendngjarje, policia gjeti trupin e pajetë të K.D. (63), i cili kishte lëndime të dukshme dhe gjurmë dhune në pjesën e kokës. I dyshuari (djali i viktimës) u arrestua menjëherë nga policia rreth orës 01:50. Në deklaratën e tij fillestare, ai ka pretenduar…

Lexo më Shumë

Gjykata e Apelit në Shkup i ka refuzuar si të pabazuara ankesat e të akuzuarve në rastin e njohur si “Grupi i Velesit” për abuzim seksual dhe përgatitje të materialeve pornografike me një fëmijë-viktimë, ndërsa ka pranuar ankesën e Prokurorisë për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit. Me këtë, gjykata ka ndryshuar aktgjykimin e shkallës së parë të Gjykatës Themelore Penale Shkup dhe ua ka rritur dënimet me burg të gjithë 13 personave. Pas mbajtjes së seancës publike më 13 nëntor të vitit të kaluar dhe vendimmarrjes më 25 dhjetor 2025, Gjykata e Apelit e ndryshoi vendimin vetëm në…

Lexo më Shumë