Ngadalë, por sigurt, në Maqedoni po mbërrijnë temperaturat e shumëpritura verore të ajrit. Kjo do të ndihet veçanërisht gjatë fundjavës, kur temperaturat, sidomos në pjesët qendrore dhe juglindore të vendit, do të arrijnë deri në 30 gradë Celsius.
Temperatura dukshëm më të larta dhe mot më i ngrohtë do të kemi edhe gjatë orëve të mëngjesit, ndërsa nuk pritet më shfaqja e ngricave të mëngjesit dhe brymës.
Ndërkohë, i gjithë Ballkani deri në fund të kësaj jave do të përfshihet nga temperatura dukshëm të larta të ajrit dhe mot me karakteristika verore.
Kjo do të thotë se, më në fund, gjatë ditëve në vijim do të ndikohemi nga vala e parë dukshëm më e ngrohtë që vjen nga jugu, përkatësisht nga Afrika.


