Author: Hamdi Kumanova

Kryeu i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari sot takoi shoferët e autobusëve privat para Qytetit të Shkupit të cilët edhe sot vazhduan me protesta. ”Ndjej një lloj përgjegjësie edhe unë, sepse bashkëpunuam dhe e përkrahëm kryetaren Danella Arsovska pasi ishte kandidate e pavarur dhe doli e kundërta nuk e kishim njohur aq sa duhet, duhet urgjentisht të arrihet marrëveshje dhe ne jemi këtu në përkrahje të transportuesve privat së bashku me deputetin e zonës së Shkupit, Abdulla Saliu” – tha Arben Taravari.

Lexo më Shumë

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani u takua me Ambasadoren e SHBA-së, Angela Aggeler, në hapsirat e Qeverisë. Në fokus të bisedimeve ishin projektet, aktivitetet dhe qëllimet e Dialogut Strategjik në mes të SHBA-së dhe Maqedonisë së Veriut i cili u mbajt në qershor të këtij viti në Uashington,transmeton Portalb.mk. Osmani informoi për Planin e veprimit, të përgaditur nga ana e Ministrisë së Punëve të Jashtme përmes së cilës Qeveria do ta ndjek implementimin e projekteve dhe rezultateve nga Dialogu Strategjik në mes dy vendeve. “Sipas prioriteteve të përcaktuar tashmë, fusha e parë e bashkëpunimit të intensifikuar në kuadër…

Lexo më Shumë

Në orët e para pas mesnatës në rrugën Tabanoc-Kumanovë, në një aksident trafiku ka ndërruar jetë një 36-vjeçar nga Likova, përcjell TV21. Lajmin e kanë bërë të ditur edhe nga Sektori për Punë të Brendshme në Kumanovë. “Sot në ora 01:20 në SPB-Kumanovë është raportuar se në rrugën magjistrale Tabanoc-Kumanovë, automjeti i pasagjerëve “Volkswagen Golf” me targa të Kumanovës i drejtuar nga 36-vjeçari A.A. nga fshati Llojan ka dalë nga rruga. Në vendin e aksidentit ka ndërruar jetë A.A., kurse vdekjen e ka konstatuar mjeku i Emergjencave Mjekësore”, njofton SPB-Kumanovë.

Lexo më Shumë

Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Jeton Shaqiri sot njoftoi se janë ndarë mjete financiare për ndërtimin e një objekti të ri për gjimnazin “Sami Frashëri” në Kumanovë, përcjell TV21. Shaqiri tha se është në komunikim me komunën e Kumanovës, ku pritet edhe të merret leje për ndërtimin e objektit. “Gjatë vitit 2023 anë paraparë rreth 50 milionë denarë dhe gjatë vitit 2024, po me të njëjtin vendim janë paraparë edhe 70 milionë denarë për gjimnazin “Sami Frashëri” në Kumanovë. Së shpejti do të presim lejen e ndërtimit që mund të organizojmë furnizimin publik dhe t’i shfrytëzojmë mjetet që janë paraparë…

Lexo më Shumë

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca gjatë qëndrimit të tij në Shkup tha se Kosova me Republikën e Maqedonisë së Veriut ndan qëllime të përbashkëta strategjike dhe gjeopolitike, ai me këtë raste nënvizoi aderimin e të dyja vendeve në Bashkimin Evropian. “E patëm një takim të ngrohtë dhe miqësor. Ky takim është reflektim i miqësisë së vërtet mes Republikës së Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut. Marrëdhëniet e Kosovës me Maqedoninë e Veriut janë shembull për një fqinjësi të mirë. 13 vjet prej kur RMV-ja ka njohur shtetin tonë dhe prej atëherë në çdo fushë mes dy vendeve…

Lexo më Shumë

Kreu i Komisioni Rregullator të Energjetikës, Marko Bislimovski sot njoftoi se pas mesnatës do të bien çmimet e benzinës dhe naftës në Maqedoni, përcjell TV21. Bislimovski tha e kjo vjen shkaku i rënies së çmimit të derivateve në bursat botërore. “Ky trend vazhdon edhe sot, edhe sot do të ketë ulje të naftës për 1,5 denarë dhe të benzinës BS-98 për 1,5 denarë kurse BS-95 për 1 denarë”, tha Bislimovksi. Çmimet sipas vendimit aktual: Nafta-78 denarë/l Benzina BS-98-78 denarë/l benzina BS-95-76,5 denarë/l

Lexo më Shumë

Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi në Shkup sot ka takuar homologun e tij kosovar, Glauk Konjufca. Xhaferi tha se në takimin është konstatuar se vazhdojmë të kemi marrëdhënie bilaterale konstruktive dhe intensive, pa çështje të hapura, me bashkëpunim në sfera të shumta me interes të ndërsjellë. “Ne e mbështesim nismën për mbajtjen e seancës së dytë ndërqeveritare ndërmjet Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Kosovës. E informova se në Kuvend është ratifikuar Marrëveshja për bashkëpunim në turizëm ndërsa në procedurë parlamentare janë ligji për bashkëpunim në lidhje me diasporën, për statusin e pjesëtarëve të Armatës sonë dhe Forcave…

Lexo më Shumë

Fjala për vitin 2022 do të jetë padyshim “inflacioni”. Kostoja e jetesës në Evropë po rritet çdo minutë dhe tendenca e keqe financiare, të paktën tani për tani, nuk tregon shenja ngadalësimi, raporton 360 Stepeni, trasmeton Portalb.mk. Kështu, në Kontinentin e vjetër mund të numërohen në gishta vendet që arritën të përballojnë presionin dhe të mos kalojnë në zonën e inflacionit dyshifror. Statistikat e “Visual Capitalist” ilustrojnë se çfarë po ndodh në Evropë dhe tregojnë se cilat vende vuajnë më shumë nga inflacioni, dhe cilat vende ruajnë ekuilibrin financiar. Situata më e rëndë është në Turqi, ku në periudhën e…

Lexo më Shumë

Në mëngjesin e sotëm ka pasur alarm për bombë në objektet e Ministrisë së Punëve të Jashtme (MPJ). Punonjësit janë evokuar nga objektet e Ministrisë së Jashtme, derisa policia ka filluar të bëjë kontrolle në objektet e MPJ-së, shkruan gazeta KOHA. Ndryshe, alarmet e deritanishme për bomba në shkollat fillore të mesme dhe në institucioent tjera kanë rezultuar të pavërteta. Ministria e Punëve të Jashtme ka bërë të ditur se ka marrë denoncim për një bombë të vendosura. “Kemi marrë informacion me e-mail se në objekt janë vendosur mjete shpërthyese. Menjëherë kemi njoftuar shërbimet përkatëse në MPB, sipas udhëzimeve të…

Lexo më Shumë

Ministria e Brendshme në Maqedoninë e Veriut nga orët e para të mëngjesit ka zhvilluar një operacion të gjerë në disa qytete. Sipas raportimeve të disa portaleve, kontrollet po kryhen në mbi 20 lokacione dhe janë arrestuar më shumë kriminelë. Siç mësohet, objektivi i policisë është një grup i organizuar kriminal për kontrabandën e objekteve dhe gjësendeve me vlera kulturore. Nga MPB konfirmojnë vetëm se një aksion policor është duke u zhvilluar dhe detajet do të bëhen të ditura pas përfundimit të tij.

Lexo më Shumë

Për një vit e kanë futur qytetin në kaos, po u bëjnë dhimbje qytetarëve. Në vend të transportit publik falas, për herë të parë në histori Shkupi mbeti pa transport, thuhet në reagimin e sotëm të LSDM-së. “Për më shumë se një javë, banorët e Shkupit nuk mund të lëvizin lirshëm nëpër qytetin e bllokuar. Në një vit jo vetëm që nuk ka projekte të reja, por Qyteti i Shkupit nuk mund të sigurojë as funksionet elementare. Transportuesit privatë nuk vozisin, NTP po zhytet në borxhe, e vështirë është edhe situata në ndërmarrjet e tjera të qytetit. VMRO ka një…

Lexo më Shumë

Në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut për sot është paralajmëruar vizitë e kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca. Konjufca gjatë qëndrimit të tij zyrtar ën Shkup do të takohet me kryetarin e Kuvendit Talat Xhaferi. Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar se për shkak të vizitës së kryetarit të Kuvendit të Kosovës do të vendoset një regjim i veçantë i komunikacionit në Shkup.

Lexo më Shumë