Në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut për sot është paralajmëruar vizitë e kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca. Konjufca gjatë qëndrimit të tij zyrtar ën Shkup do të takohet me kryetarin e Kuvendit Talat Xhaferi. Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar se për shkak të vizitës së kryetarit të Kuvendit të Kosovës do të vendoset një regjim i veçantë i komunikacionit në Shkup.
Author: Hamdi Kumanova
Transportuesit privatë me autobusët e tyre vijojnë protestën para objektit të Bashkisë së Shkupit, me çka është bllokuar bulevardi “Ilinden” përgjatë Fontanës deri tek kryqëzimi pranë “MI-DA”. Ndihmë për zgjidhjen e problemit me pagesën e borxhit nga Qyteti i Shkupit, të premten kanë kërkuar edhe te kryeministri Dimitar Kovaçevski, të cilit siç thonë, i kanë dërguar kërkesë për takim. “Zgjidhja e problemeve ditore, menaxheriale, si kjo me transportuesit, nuk është punë e Qeverisë, duhet ta zgjidhë sa më parë kryetarja e komunës dhe shumica e Këshillit nga OBRM-PDUKM për ta kthyer qytetin funksional në vend për banorët e Shkupit. Qytetarët…
Një person ka humbur jetën dhe një tjetër ka pësuar lëndime pas aksidentit të sotëm në Shkup. Viktima ishte ndaluar të ndërrojë gomën e makinës skaj rrugës. Një tjetër shofer u ndalua t’i ndihmojë. Teksa kanë punuar ta ndërrojnë gomën, një shofer 18 vjeçar i ka goditur me shpejtësi dhe është larguar nga vendi i ngjarjes. Më pas është kthyer, ndërsa automjeti është gjetur në vend tjetër, përcjell Klan Macedonia. “Sot (10.12.2022) rreth orës 06:10, SPB Shkup ka raportuar se në Bulevardin Kiro Gligorov ka pasur një aksident trafiku. Sipas raportit, B.S (53) është ndalur me automjetin e tij “Fiat…
Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska, duke folur për dhunën e shpesht nëpër shkolla nga bashkëmoshatarët, për gatishmërinë e institucioneve për të ndihmuar viktimat dhe për parandaluar këtë dukuri në përgjethësi, tha se në buxhetin e vitit të ardhshëm janë parashikuar mjete shtesë për zbutjen e pasojave nga kriza ekonomike dhe energjetike. Nëse kjo krizë vazhdon edhe gjatë vitit të ardhshëm sigurisht se do të përgaditen pako të reja antikrize me të cilën do të ndihmohen finansiarisht qytetarët më të rrezikuar ekonomikisht. “Nëse vazhdon kriza ekonomike dhe energjetike në buxhetin e qeverisë janë parashikuar mjete për vitin…
Suksesi në Burgun e Tetovës nga menaxhmenti udhëheqës pasë raportit të avokatit të popullit përmirësimet në burgun e Tetovës vërtetohen edhe nga raporti i komiteti të Helsingut, ku ne raportin për burgjet në Republikën e Maqedonisë së Veriut, dallohet dhe thuhet me theks të veçantë për përmirësimin e kushteve në Burgun e Tetovës ku me këtë shton motivin e menaxhmentit të vazhdoj me punën për të bërë të pamundurën që një objekt shumë i vjetrurë të shëndrohet një qendër ku të dënuarit do mundë të kalojnë vuajtjen e tyre në kushte njerëzore dhe për tu kthyer pranë familjeve të tyre…
Kosova arreston dy shtetasit maqedonas që tentuan t’i vënë në qarkullim 50 mijë euro false Hetuesit policorë nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, kanë arrestuar dy persona të dyshuar në Ferizaj. Të dyshuarit ishin duke tentuar t’i vejnë në qarkullim një shumë të parave të falsifikuara me vlerë të përgjithshme prej 53100 (pesëdhjetë e tremijë e njëqind euro) si dhe 10000 (dhjetë mijë dollarë amerikan).
Prokurori publik i shtetit, Lubomir Jovevski, i vlerëson si të pabaza, të kota dhe të pasakta vlerësimet personale të zëvendëskryetares së Qeverisë, përgjegjëse për politika për qeverisje të mirë, Sllavica Gërkovska, për punën e tij dhe për punën e Prokurorisë publike të paraqitura në ngjarjen e djeshme me rastin e Ditës ndërkombëtare kundër korrupsionit. “Në paraqitjen publike, në të cilën ajo ka marrë pjesë si bartëse e funksionit publik nga pushteti ekzekutiv, disa nga deklaratat, në dukje personale, nënkuptojnë ndërhyrje të drejtpërdrejtë në punën e Prokurorisë publike dhe e rrezikojnë pavarësinë e saj. Politika e qeverisjes së mirë në thelb…
Instituti Hidrometeorlogjik njofton sot për mot kryesisht të vranët me reshje të kohëpaskohshme shiu, sidomos pasdite dhe gjatë natës, të cilat pritet të jenë më të dentura. Temperaturat minimale parashikohet të lëvizin nga 4 deri në 11 gradë, ndërsa maksimalja prej 10 deri në 15 gradë. Pritet të fryjë erë mesatare deri e fortë nga drejtimi juglindor. Në Shkup pasdite dhe gjatë natës parashikohet të ketë reshje të kohëpaskohshme shiu. “Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi juglindor. Temperatura minimale do të zbresë deri në 7, ndërsa ajo maksimale do të arrijë në 12 gradë”, njofton Instituti.…
Kryetarja e Qytetit të Shkupit, Danella Arsovska ka qenë e ftuar në emisionin 360 gradë në Alsat. Në fund të emisionit gazetari thotë se ka zbuluar një dokument ku drejtorja ekzekutive e Lidhjes së Odave të Maqedonisë, Hristina Stojanoviq e ka denoncuar Arsovskën se ajo i ka bërë presion dhe kërcënime për tu tërhequr nga pozita e saj, në periudhën kur është kërkuar që të bëhet revizion për punën e Arsovskës në Lidhjen e Odave. Gazetari flet edhe për veturë të djegur të drejtoreshës së lartëpërmendur si dhe për kërcënim ndaj drejtorit të Lidhjes së Odave. Arsovska mohon se ka…
“Nuk do të ketë aspak tolerancë për asnjë kriminel” Gjashtë ditë më parë, kreu i VMRO DPMNE-së u vendos në rolin e organeve hetuese dhe foli për incidentin në Haraçinë. “Saktë e dimë se kush janë ata njerëz, çfarë vetura ngasin, si duken, me çfarë merren, ku sillen dhe çka bëjnë. Ditën e parë kur VMRO DPMNE ti merre institucionet dhe ta merr MPB-në, ju premtoj se këta njerëz para jush do ti nxjerrim para drejtësisë”, deklaroi Hristijan Mickoski. E edhe sot nuk ishte më i butë. Shkoi edhe më larg. Dërgoi mesazh të ashpër deri tek pushteti aktual dhe…
EVN shkoi në gjykatë. Një familje nga Shtipi është e para në vend që pas hyrjes së austriakëve në biznesin e shpërndarjes së energjisë elektrike në Maqedoni, e cila fitoi një çështje gjyqësore kundër kompanisë: – Bëhet fjalë për një borxh të pretenduar që EVN-ja e ka shlyer me vite të tëra, ndoshta në bazë fillestare, por mbi atë bazë janë shtuar edhe borxhe të tjera të pabazuara, kështu që shuma nga viti 2002 e tutje ka arritur shumën prej 162 mijë denarë. Është diçka e paprecedentë, kjo mund të jetë vetëm për shkak të sistemit manipulues që EVN e…
Ligji për prejardhjen e pronës, i trumbetuar si zgjidhje për uljen e korrupsionit, ekziston si draft prej kohësh por nuk dorëzohet për miratim në Kuvend. Nga qeveria thonë se janë duke e finalizuar atë me zgjidhjet të cilat mungojnë në versionin e fundit, në grupe pune me ekspertë ndërkombëtarë dhe të vendit. Propozimi është në kompetencë të kabinetit të zv.kryeministres për politikat e qeverisjes së mirë, Sllavica Gërkovska. “Është e rëndësishme që zgjidhjet në ligj të jenë precize, të qarta dhe të mos ketë përplasje ose kontradikta me zgjidhjet ligjore ekzistuese. Zgjidhja e re ligjore duhet të jetë e zbatueshme…

