Më 05.11.2026 në orën 14:30 në SPB Shkup është raportuar se në rrugën „1″ në fshatin Studeniçan, Shkup, ka ndodhur një aksident trafiku mes një motociklete „Suzuki” me targa të Shkupit, të drejtuar nga S.O. (25 vjeç) nga fshati Koliçan i Poshtëm, Shkup, dhe një autobusi me targa të Shkupit, të drejtuar nga G.N. (52 vjeç) nga fshati Taor, Shkup.
Në aksident, motociklisti ka pësuar lëndime të rënda trupore, të konstatuara në Qendrën Urgjente pranë kompleksit të klinikave „Nëna Tereza” në Shkup. Është kryer vëzhgim nga ekipi i vëzhgimit i SPB Shkup.



