Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, ka pritur në selinë e Partisë, një delegacion funksionarësh e personalitetesh publike nga Ukraina me të cilët ka biseduar për pasojat e agresionit rus dhe mënyrën e vendosjes së paqes. Mysafirët, Tetjana Shçerbak, zëvendës–guvernatore e rajonit të Kievit, Violetta Dvornikova nga Këshilli i qytetit të Irpinit dhe Trohim Ivanov, zëvendës–kryebashkiak i qytetit të Vishgorodit, e informuan z.Ahmeti për gjendjen reale në shtetin e tyre, i cili dita-ditës është duke zgjeruar zonat e çliruara. Ata thanë se qëllimi i udhëtimit të tyre në Ballkanin Perëndimor është rrëfimi i së vërtetës për Ukrainën,…
Author: Hamdi Kumanova
Lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit dhe avancimi në rrugën drejt Bashkimit Evropian janë dy procese të varura mes vete të cilat e shpejtojnë procesin integrues. Nuk mund të presim se do të kemi ngecje në luftën kundër korrupsionit dhe se do të shkojmë në rrugën drejt BE-së dhe anasjelltas, nëse jemi mirë dhe kemi rezultate të mira në këtë pjesë, sigurisht se do të kemi edhe avancim dhe vlerësime të mira nga ana e BE-së. Këtë sot e theksoi zëvendëskryeministri për çështje evropiane, Bojan Mariçiq, në konferencë për shtyp para takimit të përbashkët me institucionet të cilat kanë…
Bashkimi Evropian kërkon që lufta kundër korrupsionit të vazhdojë përmes institucioneve. Ato duhet të veprojnë dhe të parandalojnë korrupsionin, thotë euroambasadori Dejvid Gir. Sipas tij Maqedonia është në udhëkryq dhe duhet të zgjedh nëse do të vazhdojë me vendosmëri luftën kundër korrupsionit ose do të lejojë skemat e korrupsionit të lëshojnë rrënjë edhe më thellë. “Por si ta luftojmë korrupsionin?! Para së gjothash përmes institucioneve shtetërore. Ata duhet të veprojnë për të reduktuar hapësirën e korrupsionit, kjo nënkupton zbatimin e ligjeve dhe kodeve, promovimin e meritave dhe sanksione të forta për shprehitë korruptive. Kjo nënkupton implementimin dhe sforcimin. Kjo do…
Në rrjetet sociale po qarkullon një foto nga Kabineti i kryediplomatit Bujar Osmani ku shihet se si ai pranon infuzion gjatë mbajtjes së mbledhjes . Ndryshe nga MPJ konfirmojnë informaiconin , duke shtuar se fotografia në fjalë është bërë gjatë javës së kaluar dhe se Osmani tani ndjehet mirë .
Në më shumë se 34 vendbanime në shtet, urgjentisht janë të nevojshme stacione pastruese. 17 stacione pastruese në Maqedoninë e Veriut në tërësi janë jo funksionale. Ujërat e zeza nga familjet dhe industria janë problem serioz për ambientin jetësor, por shteti nuk është duke ndarë as mjete për modernizimin e atyre aktualeve e as për ndërtimin e stacioneve të reja filtruese, për shkak të së cilës ashtu si thuan, mungesë e mjeteve për investime. https://www.youtube.com/watch?v=BtBXXTE7WEg Zgjidhja ekziston në mjetet rreth gjysmë milliard euro për stacione pastruese nga fondet ndërkombëtare dhe BE-ja, por për të arritur deri te to është…
Zëvendëskryeministri i parë i Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi ka bërë edhe njëherë thirrje për transparencë totale të institucioneve dhe organeve të shtetit ndaj qytetarëve. Ai me rastin e 9 dhjetori Ditës ndërkombëtare të luftës kundër korrupsionit ka ritheksuar nevojën e miratimit të ligjit për Veting për politikanët, gjykatësit dhe prokurorët. Sipas tij, vetëm një ligj i tillë është garancë për rikthimin e besimit të qytetarëve në insitucionet e vendit. “Në Ditën ndërkombëtare të luftës kundër korrupsionit vlerësoj se Ligji për Veting të politikanëve, gjykatësve dhe prokurorëve të dikurshëm, të tanishëm dhe të ardhshëm, është mënyra më e mirë për…
Komisioni Evropian nënshkroi sot një rishikim të marrëveshjeve dypalëshe me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, duke rinovuar aktivitetet për zbatimin e Planit të Përbashkët të Veprimit për luftën kundër terrorizmit në Ballkanin Perëndimor. Kjo do të rrisë më tej bashkëpunimin në fushën e luftimit të terrorizmit, parandalimit dhe luftimit të ekstremizmit të dhunshëm. Marrëveshjet u nënshkruan nga Komisarja për Punë të Brendshme Ilva Johansson, Ministri i Punëve të Brendshme të Shqipërisë Bledar Çuçi dhe Ministri i Punëve të Brendshme të Maqedonisë së Veriut Oliver Spasovski. Komisarja e Punëve të Brendshme Ylva Johansson tha se plani i Përbashkët i Veprimit Kundër…
Dy persona janë arrestuar mbrëmë në rajonin e Shkupit pasi dyshohen se kanë sulmuar fizikisht një person tjetër, duke i shkaktuar lëndime të rënda trupore. “Zyrtarët policorë nga Njësiti policor për intervenim në SPB Shkup kanë privuar nga liria V.P (36) nga fshati Sopishtë, Shkup dhe J.P (34) nga Shkupi. Ata dyshohen se më datë 07.12.2022, në rrugën ‘Hristo Tatarçev’ në Shkup, së bashku me një person tjetër kanë sulmuar fizikisht A.A nga Shkupi dhe i kanë shkaktuar lëndime të rënda trupore. Personat janë ndaluar në komisariat dhe në intervistë zyrtare kanë pranuar krimin. Për ngjarjen është njoftuar Prokurori Publik…
Me mbarimin e mandatit të gjykatëses Vangelina Markudova, Gjykata Kushtetuese prej sot mbetet vetëm me gjashtë gjykatës, nga gjithsej nëntë, njofton Portalb.mk. Seanca e fundit në të cilën mori pjesë gjykatësja Markudova është mbajtur të mërkurën më 7 dhjetor dhe atëherë i mbaruan dhe obligimet e punës në Gjykatën Kushtetuese. “Iniciativa e fundit për të cilën Markudova punoi dhe e referoi në seancë ishte Ligji për Paga dhe kompensime tjera të personave të zgjedhur dhe emëruar”, njoftoi Gjykata Kushtetuese. Zvogëlimi i këtillë i numrit të gjykatësve, gjithsesi nuk shkon në dobi të autoritetit të institucionit dhe të vendimeve që i…
Persona të cilët në mënyrë të kundërligjshme kanë dhënë provimin e jurisprudencës, me gjasë ushtrojnë profesionin e gjykatësve dhe prokurorëve publik por zhdukja e dokumenteve nga dikasteri i Drejtësisë si dhe zbulimi i këtij fenomeni vonë, vështirëson procesin e zbulimit të emrave të tyre. Kështu vlerësojnë nga Komisioni antikorrupsion duke mos përjashtuar mundësinë ligjore që djalit të kryeparlamentarit Talat Xhaferi, Barlet Xhaferi, t’i merret certifikata e provimit të jurisprudencës. megjithatë, këto veprime do të pasojnë pas hetimeve për të gjithë gjykatësit dhe prokurorët publik që momentalisht e kryejnë këtë funksion. “Ligji lejon një mundësi të tillë, megjithatë kthehet mbrapsht 5…
Aleanca për Shqiptarët mbështet protestat e vozitësve të autobusëve privat në Shkup dhe solidarizohet me betejën e tyre për drejtësi. Kërkesat e tyre janë të drejta dhe legjitime. I bëjmë thirrje Kryetares së Qytetit të Shkupit, Danella Arsovska, që urgjentisht të ulet me transportuesit privat sepse përveç tyre, dëmtohen rëndë edhe qytetarët të cilët këto ditë përballen me mungesë transporti dhe kaos në trafik. U apelojmë qytetarëve që në këto ditë të kenë durim dhe mirëkuptim për transportuesit të cilët po zhvillojnë betejë për një të drejtë elementare që u mohohet padrejtësisht.
Në Ditën Ndërkombëtare Kundër Korrupsionit, Uashingtoni pritet të zgjerojë listën e zezë me zyrtarë nga rajoni i Ballkanit Perëndimor. Sipas shkrimeve të një pjese të mediave, në listën e zezë të zgjeruar të Departamentit të Shtetit do të futeshin emra personash nga strukturat politike, por edhe nga sektori i drejtësisë nga rajoni. Komisioni Kundër Korrupsionit nuk përjashton zyrtarët nga vendi që të jenë në këtë listë. “Atyre u servohen të gjitha gënjeshtra se kinse “po e luftojmë korrupsionin”, ndërsa u japin edhe informacione të gabuara, tani kanë ardhur të dëgjojnë me veshët e tyre dhe të shohin me sytë…

