Author: Hamdi Kumanova

Bullgaria ka tërhequr 12 pasaporta të arta dhe po zhvillohet procedura për pesë të tjera, tha Ministri i Drejtësisë Krum Zarkov për Agjencinë bullgare Telegraf pas një takimi të mbyllur të Grupit të monitorimit të demokracisë, sundimit të ligjit dhe të drejtave themelore të Parlamentit Evropian të enjten në Bruksel. Ministri shpjegoi se Bullgaria ka lëshuar mbi 120 pasaporta të tilla për investime. Skema e diskutueshme u hoq kohët e fundit për shkak të kritikave nga Komisioni Evropian dhe disa parregullsive të zbuluara në dhënien e shtetësisë për investitorët e pasur të vendeve të treta, transmeton Euractiv. Aktualisht, Agjencia Shtetërore…

Lexo më Shumë

Komisioni kuvendor për financim dhe buxhet sot do ta vazhdojë debatin e amendamenteve për Propozim-buxhetin e vitit 2023. Kjo është dita e gjashtë e debatit të amendamenteve nga dhjetë ditët e parashikuara. Marketing Janë dorëzuar gjithsej 263 amendamente, prej të cilave 200 janë të VMRO-DPMNE-së opozitare. Debati amendamentues për Propozim-buxhetin zgjat shtatë ditë, pas së cilës ai duhet të jetë në seancë plenare. Në propozim-buxhetin për vitin e ardhshëm rritja është parashikuar në 2,9 për qind, ndërsa inflacioni 7,1 për qind. Të hyrat e përgjithshme janë planifikuar në nivelin prej 282 miliardë denarë dhe janë më të larta për 14,8…

Lexo më Shumë

Në qendrën e famshme tregtare “East Gate Mall” në Shkup është raportuar për një bombë, pas së cilës policia është kundërpërgjigjur dhe ka evakuuar të gjithë qendrën tregtare dhe të gjithë punonjësit derisa janë duke vazhduar kontrollet. Kjo është hera e parë që kërcënohet një qendër tregtare, pasi ka pasur kërcënime për shkollat, ndërsa dje një kërcënim është dërguar edhe në Bankën Popullore. Ndryshe, sot në mëngjes ka pasur kërcënime me bombë në disa shkolla të mesme, pas së cilës Ministria e Punëve të Brendshme dhe një ekip antiterrorist janë në terren dhe po kontrollojnë. Deri më tani, të gjitha…

Lexo më Shumë

Me datë 08.12.2022 në ora 14:20 në njësin e Qendrës në Shkup, zyrtarë policorë të Njësisë së Punëve të Brendshme Qendër dhe Bit Pazar, kanë privuar nga liria R.R. (21) dhe Xh.R. (32), të dy nga Shkupi. Ata dyshohet se kanë marrë para nga automjeti tip “Citroen” me targa të Shkupit, në pronësi të Z.D.S.(47) nga Shkupi, i cili në të njëjtën ditë e la për pastrim në autolarjen ku punonin. Personat janë ndaluar në stacionin policor ku kanë pranuar krimin. Paratë i janë gjetur dhe i janë kthyer pronarit, ndërsa për rastin është njoftuar edhe Prokurori Publik.Pas dokumentimit të…

Lexo më Shumë

Në kushte të mjerueshme punojnë tregtarët në tregun me shumicë siç e njohin të gjithë ”Kvantashki” në Shkup, informon Klan M. Sot sërish 200 shitës të tregut me shumicë “Kvantashki” protestuan që nga ora 5:30 e mëngjesit para hyrjes së këtij tregu. Ata thonë se nuk janë të kënaqur me kushtet e investitorit dhe se hyrja dhe qiraja janë shumë të larta. Klan Maqedoni ju sjell disa pamje se si është gjendja ku punojnë këta puntorë:

Lexo më Shumë

Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë, njoftoi se në protestat e djeshme të transportuesve privat në Shkup, policia e ka shkelur në mënyrë të ashpër të drejtën e gazetarëve për të filmuar dhe raportuar. Sipas dëshmisë së koleges Fazile Halili nga TV21, ajo ka filmuar me celularin e saj protestën, teksa policët kanë tërhequr një grua. Në atë moment, një prej policëve të uniformuar i është afruar dhe i ka thënë se nuk mund të filmojë. Me ton kërcënues, i ka thënë që menjëherë ta fshijë inçizimin, transmeton Portalb.mk. “Fshij inçizimet pasi nuk ke të drejtë të filmosh”, ka thënë polici,…

Lexo më Shumë

Presidenti Stevo Pendarovski në intervistën e djeshme për televizionin Alsat ka bërë të ditur se është e mundur të kandidohet për një mandat të dytë në zgjedhjet e ardhshme presidenciale. Ai gjithashtu përmendi se ishte i vetmi kandidat për president që kishte sllogane në gjuhën shqipe. “Unë jam politikani i parë maqedonas që kishte parrulla në gjuhën shqipe për fushatën e tij të parë. Nëse vendos të shkoj sërish, për një mandat të dytë, do të më duhet të dal me diçka krejtësisht të re. Nëse qytetarët janë të kënaqur me mandatin tim, Zoti ju bekoftë deri në vitin 2024,…

Lexo më Shumë

Sot në Shkup, zyrtarë policorë nga Departamenti i Policisë Kriminale – Seksioni për tregti të paligjshme me drogë, armë dhe substanca të rrezikshme në koordinim me zyrtarët policorë nga SPB Shkup, kanë privuar nga liria I.Ç.( 43) nga Tetova, me vendbanim në Shkup. Gjatë kontrollit me urdhër të gjykatës në shtëpinë e tij, është gjetur dhe sekuestruar një pistoletë “Browning” me 12 fishekë të kalibrit 7.65 dhe një kornizë për pistoletën. Personi është ndaluar në stacionin policor dhe për ngjarjen është njoftuar Prokurori Publik. Pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tij do të bëhet kallëzim nga neni 396 i…

Lexo më Shumë

“NUK DUHET TË EKZAGJEROJMË PËR HYRJEN E QEVERISË” Hyrja në Qeveri e Aleancës për shqiptarët është e mundshme pas zgjedhjeve. Kështu sot deklaroi kreu i ASH-së Arben Taravari. Ai shtoi se prefreon që pas formimit të Qeverisë të fillojë vetingu tek të gjitha institucioneve. “Ne nuk kemi diçka të atillë, mendoj se kjo temë duhet ta lëmë kështu, nëse ka ndonjë epilog, nëse nuk ka, nuk besoj që duhet ta ekzagjerojmë. Nuk kemi diçka se hyjmë në Qeveri, kjo nuk është diçka që e kemi vendosur, kështu që nuk e kisha diskutuar, në qoftë se vijmë, kur do qoftë që…

Lexo më Shumë

Shkruan: Hamzi Ibraimi Unë si një i ri më pëlqen të udhëtoj shumë. Në jetë kam vizituar vende të ndryshme por Stambolli padyshim për mua mbetet një ndër vendet më të preferuara. Stambolli është dhe do të jetë qyteti më i madh dhe më tërheqës për t’u vizituar sepse në këtë vend magjik shumë gjëra ndryshojnë brenda pak sekondave. Stambolli njihet edhe si vend i të dashuruarve, ai mban brenda histori të ndryshme si ajo e Kullës së Vajzës (Kiz Kulesi) si dhe Kullën e Galatës, kemi Taksimin e shumë e shumë vende të tjera mbresëlënëse për t’u vizituar. Stambolli…

Lexo më Shumë

Nga 1 dhjetori, Rusia ka ndaluar importin e mollëve nga Maqedonia e Veriut me pretekstin se në to janë gjetur insekte ngjyrë kafe, përcjell Telegrafi Maqedoni. Sipas informacionit të Shërbimit Federal Rus për Mbikëqyrjen Veterinare dhe Fitosanitare, dëmi i bujqësisë së tyre nga përhapja e mundshme e këtij insekti mund të arrijë deri në dy miliardë rubla në vit. Por për momentin nuk dihet se sa do të jetë dëmi për bujqësinë në vendin tonë. Ambasadori i BE-së në vend, David Geer, tha se Rusia, jo vetëm në Maqedoninë e Veriut, por edhe në shumë vende të tjera, mundohet të…

Lexo më Shumë

E shikoj me shqetësim lojën e ping-pongut të koalicionit të ri të kaosit, Qytetit të Shkupit dhe qeverisë së Kovaçevskit për problemet me transportuesit privat derisa të zgjidhen problemet. Realisht, si njeri, refuzoj të hyj në retorikën e akuzave dhe lëvizjeve të papjekura, ku është më e rëndësishme se sa zgjidhjet të dish se kush ishte fajtori dhe gënjeshtrat që vazhdojnë të thonë ndërsa populli vuan. Dhe një mesazh i përbashkët për koalicionin e kaosit, mos bëni politikë në kurrizin e popullit dhe jepini zgjidhje problemeve. Ju jeni autoriteti dhe keni përgjegjësinë për të zgjidhur problemet në vend të një…

Lexo më Shumë