Author: Hamdi Kumanova

Tek ne, gjendja me dezinformimet dhe propagandën është katastrofale. Propaganda është pjesë përbërëse e medieve. Në masë të madhe raportimi po ndikon ndaj pozicionit të partive politike, ndërsa partitë politike gjithmonë luftojnë për pushtet dhe kjo gjë sjell shumë para. Propaganda dhe gazetaria gjithmonë i kam parë në prizmin e parave. Në mediet elektrike po qarkullojnë më shumë para sesa në metalurgjinë e zezë, deklaroi Lubomir Kostovski, gazetar me përvojë, transmeton Almakos. Kostovski sqaroi se shumë pak flitet për të vërtetën, pasi që në debate po paraqiten persona të njohur të cilët po shpërndajnë propagandë politike dhe dezinformata. “…

Lexo më Shumë

Adnan Mihtar, 29-vjeçari nga Shkupi, i cili është parë për herë të fundit në një hotel në Shkup tre muaj më parë, ende nuk është gjetur. Nuk ka asnjë shenjë prej tij dhe familja është e dëshpëruar për përgjigje. Vëllai i Adnanit, Xhani, tha për Focus se ishte i zhgënjyer me gjithë sistemin. Ai pyet se si nuk mund të dihej fati i vëllait të tij kur u pa për herë të fundit në një hotel në një zonë urbane ku ka shumë kamera sigurie. – Nëse ai u zhduk në një pyll, në një lumë, të mos shpresojmë shumë.…

Lexo më Shumë

Kryetarja e Shkupit, Danella Arsovska i largoi portretet e kryetarëve të deritanishëm të Shkupit, të cilat mbi 20 vite kanë qëndruar në sallën e takimeve afër kabinetit të saj, transmeton Almakos. Disa muaj, pas marrjes së funksionit, Arsovska ka urdhëruar që portretet të largohen nga salla dhe të vendosen në korridorin ku janë tualetet dhe bifeja. Kështu, tani portretet e Petre Shilegov, Koce Trajanovski, Trifun Kostovski, Risto Penov, Jove Kekenovski, Goran Nikolovski dhe Milan Talevski tani qëndrojnë mbi tualetet, në korridorin ku nuk kalon Arsovska. Qysh nga koha e Risto Penov, ndoshta edhe para saj, portretet e kryetarëve të deritanishëm…

Lexo më Shumë

Praktika në Maqedoninë e Veriut tregon për përdorim të pamjaftueshëm dhe joefektiv të masës së konfiskimit të pasurisë, thuhet në dokumentin e Institutit për demokraci -Societas Civilis, publikuar muajin e kaluar. Një shembull që vë në pah mangësitë në zbatimin e konfiskimit, thuhet në dokument, është rasti “Trust” i iniciuar nga ish-Prokuroria Speciale Publike në vitin 2017, i cili së fundmi përsëri është aktual për publikun. Rasti i referohet korrupsionit të lartë, përkatësisht falsifikimit të dokumenteve për të përfituar tender me vlerë prej 17 milionë euro, transmeton Portalb.mk. Aktgjykimi për këtë rast është dënim me burg për autorët dhe konfiskim…

Lexo më Shumë

Kryetari i Parlamentit Talat Xhaferi, ka uruar qytetarët me rastin e festës shtetërore tetë dhjetori, Shën Kliimenti i Ohrit. Ai në emër të deputetëve në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe në emrin tij, të gjithë besimtarëve ortodoksë të Kishës Ortodokse Maqedonase – Kryepeshkopata e Ohrit, qytetarë të Republikës së Maqedonisë së Veriut, ua uron festën e Sh. Klimenti i Ohrit, festën e themeluesit të jetës kishtare në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe nxënës i zellshëm i vëllezërve të shenjtë Kirili dhe Metodi. “Fytyra dhe vepra e tij janë shembulli më i mirë i simbiozës ndërmjet misionit…

Lexo më Shumë

Një aksident trafiku është regjistruar mëngjesin e sotëm në rrugën Strugë-Dibër, për këtë arsye është ndërprerë trafiku në rrugën rajonale Strugë – Dibër në fshatin Llukovë. “Me datë 08.12.2022 nga ora 07:45 në rrugën rajonale Strugë – Dibër afër fshatit Llukovë, për shkak të një aksidenti trafiku, komunikacioni është ndërprerë në të dy drejtimet”, njofton LAMM.

Lexo më Shumë

Një tjetër vizitë kuptimplote është bërë në TIKA në ditën e Samitit të Ballkanit Perëndimor, transmeton Kosova Post. Kryetari i Bordit të Administrimit të Fondacionit Rumeli Turks, Melek Aras, e cila e mbështet Rumelinë për një çerek shekulli, Rafet Reşadiyeli, Kryetari i Bordit të Drejtorëve, Kemal Baltepe, zëvendëskryetari, İsmail Yıldız dhe Anëtarët e Bordit të Drejtorëve vizituan Agjencinë Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA) në Ankara. Nënkryetari i TIKA-s Dr. Mahmut Çevik bëri një njoftim në llogarinë e tij në Twitter: “Ne pritëm Kryetaren e Bordit të Administrimit të Fondacionit Rumeli Turks, Melek Aras, Kryetarin e Bordit të Drejtorëve të…

Lexo më Shumë

Në Maqedoninë e Veriut prej janarit deri në tetor të këtij viti është regjistruar rritje e eksportit dhe importit, megjithatë vlera e deficitit tregtar arrin mbi 4 miliard euro, transmeton Portalb.mk. “Deficiti tregtar, në periudhën janar – tetor të vitit 2022, është 3 177 750 000 euro”, raportoi Enti Shtetëror i Statistikave, ashtu që mbulimi i importit me eksport është 68.6 për qind. Maqedonia e Veriut në këtë periudhë ka regjistruar 6 931 984 000 euro eksport, ndërsa 10 109 734 000 import, ashtu që eksporti është rritur për 21.3 për qind, ndërsa importi për 29.3 për qind në krahasim…

Lexo më Shumë

Drejtori i Slloboda Prevoz, Lenin Jovanovski deklaroi sot se do të tërhiqet nga roli i tij në protesta, për siç u shpreh ai hapur rrugën zgjidhjes së problemit me transportuesit privat. Jovanovski me këtë rast tha se emri i tij dhe Slloboda Prevozit është keqpërdorur edhe nga strukturat politike. “Çdo ditë e më shumë përmendet emri imë edhe nga strukturat politike të cilët theksojnë emrin time dhe të Slloboda Prevoz, andaj dua të them se unë si Lenin Jovanovski tërhiqem nga roli imë në këto protesta. Slloboda Prevozit i është marrë licenca dhe ne për momentin do ta respektojmë këtë.…

Lexo më Shumë

Nga java e ardhshme sinoptikët paralajmërojnë ulje graduale të temperaturave dhe kushte për reshje të borës. Më i ftohtë pritet të martën, ku në disa vende në orët e paradites, termometri do të shënojë temperatura nën zero. Qytetarët thonë se janë të gatshëm të presin dimrin, por nuk e dinë se si do ta përcjellin. Ata ankohen për çmimin e lartë të druve që ka arritur deri në 100 euro për metër kub edhe pse ndërmarrja e pyjeve thonë se çmimi është 3564 denarë pa TVSH. “Këtë dimër jemi përgatitur me dru, i paguajmë nga 100 euro për metër kub,…

Lexo më Shumë

Kryetari i Qeverisë, Dimitar Kovaçevski, në kuadër të vizitës së punës në Austri, ka takuar Ministren federale për BE dhe Kushtetutë të Republikës së Austrisë, Karolin Edshtadler. Në takim morën pjesë edhe Bojan Mariçiq, zëvendëskryeministër për çështje evropiane, si dhe ministrja e kulturës Bisera Kostadinovska Stojçevska. Kovaçevski dhe Edshtadler shprehën kënaqësinë e tyre të ndërsjellë për marrëdhëniet e shkëlqyera bilaterale ndërmjet dy vendeve, gjë që shprehet edhe në mbështetjen e paekuivoke të Austrisë për procesin e integrimeve evropiane të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Në takim u theksua se Maqedonia e Veriut dhe Ballkani Perëndimor janë në agjendën e Bashkimit…

Lexo më Shumë

Presidenti Stevo Pendarovski sot ishte në vizitë të parë në Komandën Supreme të Forcave të NATO-s për Evropë në Mons, të Belgjikës, ku pati takim me komandantin suprem të forcave të NATO-s dhe të trupave të SHBA-së në Evropë, gjeneral Kristofer Kavoli. Pas takimit me Kavolin, presidenti Pendarovski kishte një brifing të shkurtë me gazetarët nga Maqedonia e Veriut, të cilët janë mysafirë në Departamentin e Diplomacisë Publike në NATO. Gjatë kësaj theksoi se temë e bisedimeve me Kavolin ishte lufta në Ukrainë dhe ndihma joushtarake të cilën Aleanca ua jep forcave ukrainase, si dhe për kontributin të cilin Maqedonia…

Lexo më Shumë