Është shtyrë sërish seanca gjyqësore për zjarrin në spitalin modular të Tetovës, seanca e radhës do të mbahet më 27 dhjetor. Seanca shtyhet për shkak të dëshmive të pa mjaftueshme nga prokuroria pasi avokatët kërkuan një gjë të tillë. Deri më tani janë anuluar disa seanca për këtë çështje ndërsa gjykimi për spitalin modular nisi më 6 shtator. Në seancën e kaluar më 8 nëntor, gjyqtari Jordan Velkovski e shtyu shqyrtimin për sot (7 dhjetor) për shkak se njëri nga të akuzuarit nuk kishte mbrojtës. Ndryshe nga zjarri në Spitalin e Tetovës më 8 shtator 2021 humbën jetën 14 persona…
Author: Hamdi Kumanova
Sektori për Punë të Brendshme-Tetovë njofton se mbrëmë ka privuar nga liria 41 vjeçarin A.A. nga Tetova me qëndrim të përkohshëm në Gostivar i cili akuzohet për dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij, shkruan Alsat. “Zyrtarët policorë të SPB Tetovë-Departamenti i Punëve të Brendshme Gostivar, dje mbrëma (06- dhjetor) rreth orës 22:30 në Gostivar e kanë privuar nga liria personin A.A. (41) nga rrethina e Tetovës me qëndrim të përkohshëm në Gostivar, i cili paraprakisht ishte raportuar nga bashkëshortja e tij e pakurorëzuar se e kishte sulmuar fizikisht. Pas dokumentimit të plotë të çështjes ndaj tij, do të vijojë një…
MPB njofton se gjatë ditës së sotme, respektivisht menjëherë pas mesnatës në vendkalimin kufitar ”Dojrani i Vjetër” policia ka parandaluar kontrabandë të cigareve nga Greqia, përcjell TV21.MPB njofton se cigaret janë kapur në një veturë me targa të Malit të Zi që po drejtohej nga një shtetas i Greiqsë. “Gjatë kontrollit të automjetit të pasagjerëve ”audi A8” me targa regjistrimi të Malit të Zi, i drejtuar nga S.P. (66) nga Republika e Greqisë, në vende të posaçme, të ndara, janë gjetur 1.250 pako të cigareve për të cilat nuk ka poseduar dokumentacion. Automjeti dhe cigaret janë sekuestruar nga ana e…
Këshilli drejtues i Akademisë së Gjyqtarëve dhe Prokurorëve Publikë pritet të zgjedhë drejtorin e ri në mbledhjen e sotme pasi tentativa paraprake gjatë verës dështoi, transmeton Portalb.mk. Anëtarët e Bordit drejtues do të duhet të zgjedhin ndërmjet tre kandidatëve të cilët kanë aplikuar në shpallje, përkatësisht drejtoreshës së deritanishme Natasha Gaber-Damjanovska e cila ka aplikuar për mandat të dytë katërvjeçar, gjyqtarit të Gjykatës Themelore Penale Shkup Nenad Saveski dhe gjyqtarja e Gjykatës Themelore Civile Shkup Emilia Shopar- Jovanova. Në shpalljen paraprake gjatë verës, nga të paraqiturit aktual vetëm Gaber-Damjanovska kishte paraqitur kandidaturë. Kundër-kandidatja e saj ishte gjyqtarja Olja Ristova nga…
Maqedonia e Veriut nuk do t’i vendosë viza Kosovës, kështu deklaroi sot ministri i Punëve të Jashmte, Bujar Osmani, transmeton TV21. Osmani tha se bëhet fjalë për gabim të Komisionit Evropian, i cili është përmirësuar ndërsa theksoi se përkundrazi po tentohet që të implementohet “one stop shop” nëpër pikat kufitare me Kosovën, që mos të krijohen kolona të gjata dhe qytetarët të qarkullojnë lirshëm. “Është gabim i Komisionit Evropian. Vendosja e Kosovës në listën e vendeve me të cilat duhet të kemi regjim vizash është lëshim i cili është rishikuar nga ana e Komisionit Evropian, asnjëherë nuk ka kaluar nëpër…
MPB Maqedoni njofton se edhe sot ka pasur kërcënime për vendosje të bombave në nëntë shkolla të Shkupit. Si dhe për herë të parë është kërcënuar edhe objekti i Bankës Popullore të Maqedonisë së Veriut. Nga MPB thonë se pas marrjes së denoncimeve, menjëherë kanë filluar me realizimin e kontrolleve të nevojshme. “Sot (07.12.2022) rreth datës 09.45 në SPB Shkup është raportuar se në adresën elektronike të 9 shkollave të mesme në Shkup është dërguar kërcënim për vendosje të eksplozivëve. Pas pranimit të denoncimit, nga policia janë marrë masa për sigurinë e evakuimit të shkollave dhe në rrjedhë janë kontrollet…
Profesori universitar Nano Ruzhin thotë se ekipi amerikan në Shkup për të hetuar korrupsionin në Maqedoninë e Veriut ka ardhur më së shumti sepse siç thotë ai, autoritetet maqedonase kanë kapacitete të kufizuara dhe janë joefektive në këtë fushë. “Një lëvizje e tillë vjen pas analizës së administratës amerikane për Ballkanin Perëndimor, në të cilën janë vërejtur devijime të mëdha nga sundimi i ligjit. Këto vlerësime plotësohen nga ato të BE-së dhe NATO-s. Për këtë, diplomacia amerikane e vendeve aleate nga ky rajon përpiqet t’i ndihmojë, sepse konsiderohet se autoriteteve maqedonase u mungon efikasiteti dhe kapaciteti”, thotë ish-diplomati për “Faktor”.…
Misioni i OSBE-së në Shkup këtë vit shënon 30 vjetorin e punës dhe përkushtimit të vazhdueshëm në të mirë të Maqedonisë së Veriut dhe qytetarëve të saj. “Për të shënuar këtë moment të rëndësishëm, Misioni sot organizon një ngjarje finale, të cilën do ta hapin shefi i ri i Misionit të OSBE-së në Shkup, ambasadori Kilian Val dhe ministri i Punëve të Jashtme Bujar Osmani, paralajmëruan nga Misioni i OSBE-së në Shkup.
Vetëm 18 institucione në Maqedoninë e Veriut nga gjithsej 1.346 kanë realizuar detyrimin për regjistrimin e pronës në Agjencinë e Kadastrës. Në vitin 2020, Qeveria mori vendim për vendosjen e një numri unik identifikimi, me të cilin Agjencia e Kadastrës do t’i regjistrojë institucionet dhe pasurinë e tyre. Ministria e Shoqërisë Informative me këtë rast u obligua nga Qeveria që të vë në dispozicion të dhënat e saj digjitale nga regjistri i institucioneve shtetërore, të cilat do të duhet të lidhen me bazën elektronike të të dhënave të Agjencisë së Kadastrës. Kadastra: Problemi është i vjetër – po punohet për…
Nën organizimin e Ministrave të Punëve të Jashtme të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Bullgarisë, Bujar Osmani dhe Nikollaj Millkov, sot (7 dhjetor) do të mbahet “Forumi i Biznesit: Republika e Maqedonisë së Veriut dhe Republika e Bullgarisë” në Shkup. Forumi realizohet nën moton “Deri në një miliard dhe përtej”, në shenj të projektimit të një milliard eurove të shkëmbimit tregtar këtë vit, mes dy vendeve. Në të do të marrin pjesë aktivisht përfaqësues të komunitetit të biznesit, odave më të mëdha ekonomike, si dhe institucione të sektorit ekonomik nga të dyja vendet. Në kuadër të forumit…
Ligji për Marrëdhëniet e Punës në Maqedoninë e Veriut parasheh të drejtën e regresit vjetor apo e ashtuquajtur si “rroga e 13-të” , për të gjithë të punësuarit që kanë kryer së paku gjashtë muaj përvojë pune të vazhdueshme me punëdhënësin në vitin aktual, pavarësisht nëse punëmarrësi është i regjistruar në kompani për një kohë të pacaktuar apo të caktuar. Këtë vit K-15 duhet të jetë 12.740 denarë dhe duhet të paguhet deri në fund të këtij muaji. Gjobat për kompanitë janë të larta, përcjell INA. Regresi për pushim vjetor lidhet me të drejtën e punonjësit për të përdorur pushimin…
Derisa rreth spitalit të Tetovës po pastrohen mbetjet e spitalit modular të mbuluar nga hiri, sot në Gjykatën Themelore në Tetovë do të jetë tentativa e katërt për fillimin e gjykimit për këtë zjarr të ndodhur më 8 shtator 2021 në të cilin humbën jetën 14 persona dhe pati disa të lënduar. Në seancën e kaluar më 8 nëntor, gjyqtari Jordan Velkovski e shtyu shqyrtimin për sot (7 dhjetor) për shkak se njëri nga të akuzuarit nuk kishte mbrojtës. Gjyqtari bëri me dije se nëse herën tjetër nuk siguron avokat, do të duhet të fillojë seancën kryesore pa praninë e…

