Ligji për prejardhjen e pronës, si mekanizëm për luftë kundër korrupsionit, mbetet një premtim në letër. Qeveria e ka promovuar këtë mekanizëm duke e paralajmëruar në vazhdimësi por assesi të marrë hapin për ta dorëzuar nismën në Kuvend. Të pyetur nga Alsat, sot nga qeveria nuk u përgjigjën në pyetjet: – Përse akoma nuk është miratuar ky ligj? – Përse draft-versioni nuk është publikuar akoma për debat publik? – A është dërguar ai draft-version në Komisionin e Venecias për mendim, ashtu siç kishte paralajmëruar në atë kohë zv/kryeministri i atëhershëm, Nikollovski? Ky ligj do të procedohej nga kabineti i zv/kryeministrit…
Author: Hamdi Kumanova
Televizioni Alsat ka siguruar kërkesën e djalit të kryeparlamentarit Talat Xhaferi, Barlet Xhaferi që t’i lejohet të hyjë në provimin e jurisprudencës në kohën kur ai nuk i plotësonte kushtet për këtë. Pikërisht këtë dokument dhe të tjerat Ministria e Drejtësisë i shpalli si të zhdukura ditë më herët. Nga ana tjetër, ministri i atëhershëm i drejtësisë Adnan Jashari dje deklaroi se kjo kërkesë nuk është bërë në kohën kur ai ka udhëhequr me drejtësinë. “Nuk është e vërtetë, unë ministër jam emëruar në fund të qershorit në vitin 2014, studenti dokumentet i ka dorëzuar në prill, dikur më herët…
Kryeministri Dimitar Kovaçevski, kërkoi nga Brukseli që të përgatisë një kornizë kohore për negociatat e anëtarësimit me BE-në. Sipas tij, vetëm nëse ka një afat për përfundimin e negociatave në vitin 2030, qëllimi mund të arrihet. Duke folur në samitin e socialdemokratëve evropianë në Vjenë, Kovaçevski urdhëroi gjithashtu që negociatat të vazhdojnë për përmbushjen e kritereve. “BE-ja nuk duhet të lejojë bllokada të reja. Pres që Bashkimi Evropian të monitorojë progresin e vendit tim dhe kontributin e tij, dhe të mos lejojë shantazhe nga askush në këtë proces. Le të flasim për kriteret dhe përmbushjen e tyre, sepse besueshmëria e…
Përveç kafiterive dhe objekteve gastronomike të cilët kishin uzurpuar pronat publi9ke si duket edhe ndërtesat kolektive në Tetovë po bëjnë të njëjtën gjë, pronat publike në lagjen afër shkollës ekonomike vijonë të mbeten të uzurpuara, ekipi i Tetovasot ka shkuar në vendngjarje për të parë nga afër garazhet të cilat janë me qindra dhe kanë uzurpuar pronat publike të qytetarëve. Për këtë gjë pyetëm edhe inspektoriatin e komunës së Tetovës dhe me përgjigje na ka informuar shefi i inspektoratit Gani Aliji, ai deklaroj se nga java e ardhëshme do të duhet që të njëjtat të largohen nëse një gjë të…
Qiraxhinjtë e tezgave në tregun “Kvantashki” në Shkup, nesër prej orës 6 deri në orën 9 do të protestojnë përpara hyrjes së tregut për shkak, siç thonë ata, sjelljes së paligjshme të udhëhqësisë së tregut, njofton Portalb.mk. Ata në kumtesë deri te mediat thonë se në treg nuk ekzistojnë kushte elementare për punë, si për qiraxhinjtë, ashtu edhe për bujqit individual – prodhues dhe shitës. “Nuk ekziston rrjet kanalizimi kështu që edhe gjatë shiut më të vogël vjen deri te vërshimi i rrugicave, por edhe të magazinave tona dhe në këto kushte ne nuk mund ta kryejmë veprimtarinë tonë, gjegjësisht…
Shpërblimet shtetërore “Shën Klimenti i Ohrit” për vitin 2022 për realizimet shumëvjeçare në sferën e edukimit, arsimit, kulturës, artit, shëndetësisë, mbrojtjes dhe avancimit të mjedisit njerëzor dhe në veprimtarinë sociale në vend sot ju dhanë profesorit universitar prof.dr. Afrim Osmani, shkrimtares dhe akademikes Vllada Urosheviq dhe artistit të artit figurativ Ismet Ramiçeviq dhe kardiokirurgut prof.dr. Sashko Jovev. – Advertisements – Në emër të fituesve foli akademiku dhe shkrimtari Urošević, i cili shprehu shpresën se afrimi, besimi i ndërsjellë dhe shprehja e vullnetit të mirë për të kuptuar tjetrin tregojnë dhe do të dëshmojnë akoma justifikimin dhe përshtatshmërinë e tyre të…
U.d. kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari në konferencës e sotme për shtyp tha se Kongresi i partisë ku pritet të zgjidhet kryetari i partisë është shtyrë për më 24 dhjetor, përcjell TV21. Taravri tha se kjo ndodh për shkak të problemeve teknike, respektivisht për shkak se Pallati i Kongreseve në Tetovë ka qenë i zënë për 17 dhjetor. “Për shkaqe teknike ne Kongresin e zhvendosëm prej 17 dhjetor në 24 dhjetor, mbahet në Pallatin e Kulturës në Tetovë, prej ora 12, pasi Pallati i Kulturës ishte i zënë me 17 dhjetor, e zhvendosem për 7 dite”, tha Taravari.
Zëvendës kryeministri i parë i Maqedonisë së Veriut Artan Grubi ka ndarë sot një lajm të mrekullueshëm që sipas tij ka të bëjë me korridorin 8 i cili më në fund hyn në korridoret europiane për Ballkanin Perendimor dhe Mesdheun Lindor si pjesë e linjës kryesore të korridoreve kryesore trans-europiane informon Tetovasot. Artan Grubi thotë se si rezultat i iniciativave të vendeve nga Ballkani Perendimor përfshirë këtu Maqedoninë e Veriut, Shqipërinë, Bullgarinë dhe Italinë, ka qenë vendimi i Komisionit Europian që këtë propozim ta vendosë në rend të ditës para Parlamentit Europian dhe Këshillit të Ministrave. “Me këtë vendim, Korridori…
Mot të ndryshueshëm me vranësira do të kemi edhe gjatë ditëve të ardhshme. Gjatë fundjavës do të ketë reshje të përkohshme të shiut, të cilat në disa vende do të jenë më të rrëmbyeshme. Do të fryjë erë mesatare deri e përforcuar jugore, informojnë nga Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike. Nga e hëna pritet ftohje e cila do të krijojë kushte për rënie të borës edhe në vende më të ulëta.
Drejtori i Agjencisë për Mbështetjen dhe Promovimin e Turizmit (APPT), Ljupço Janevski pret që vitin 2022 ta mbyllë me rreth 2,8 milionë netë qëndrime dhe mbi 400 milionë dollarë qarkullim nga turizmi. Siç thotë ai për MIA-n, këtë vit kemi pasur një fillim të mirë dhe një mes të mirë të “garës”, por turizmi nuk është një sprint 100 metra, por një maratonë. Fokusi vitin e ardhshëm, njofton Janevski, do të jetë digjitalizimi, turizmi rural, turizmi i fshatit, alternativ dhe aktiv, turistë vendas, paketa për fundjavë, si dhe futja e mjeteve të reja promovuese. “Këtë vit kemi punuar shumë për…
Ministria për Punë të Brendshme njofton se gjatë ditës së djeshme diku në ora 16:30 në Gjevgjeli ka privuar nga liria 27 vjeçarin P.J. për shkak se tek ai janë gjetur dhe konfiskuar një sasi e marijuhanës, një materie tjetër ngjyrë kafe dhe një shumë më e madhe e parave. – Advertisements – Pak më vonë me urdhër të gjykatës është kryer edhe bastisje në shtëpinë e tij në Gjevgjeli, ku është gjetur një laboratori e improvizuar me vazo me kanabis si dhe marijuhanë dhe fara të kanabisit. Lëndët e konfiskuara janë dërguar për ekspertizë, dhe pas dokumentimit të plotë…
Kryeministri Dimitar Kovaçevski nga BE kërkoi që të mos lejojë bllokada të reja. Ai gjithashtu shtoi se BE-ja duhet të marrë seriozisht pengesat e opozitës në Maqedoninë e Veriut për të kërcënuar me çdo kusht rrugën evropiane të vendit. Nga Samiti i Liderëve të Ballkanit Perëndimor që po mbahet në Vjenë Kryeministri Dimitar Kovaçevski i bëri thirrje BE që të mos lejojë bllokada të reja. Sipas tij, nëse humbet besueshmëria, BE rrezikon të humbasë të gjithë rajonin. Bashkimi Evropian nuk duhet të lejojë bllokada të reja. Pres që ata të monitorojnë ecurinë e vendit tim dhe kontributin që jep dhe…

