Përveç kafiterive dhe objekteve gastronomike të cilët kishin uzurpuar pronat publi9ke si duket edhe ndërtesat kolektive në Tetovë po bëjnë të njëjtën gjë, pronat publike në lagjen afër shkollës ekonomike vijonë të mbeten të uzurpuara, ekipi i Tetovasot ka shkuar në vendngjarje për të parë nga afër garazhet të cilat janë me qindra dhe kanë uzurpuar pronat publike të qytetarëve. Për këtë gjë pyetëm edhe inspektoriatin e komunës së Tetovës dhe me përgjigje na ka informuar shefi i inspektoratit Gani Aliji, ai deklaroj se nga java e ardhëshme do të duhet që të njëjtat të largohen nëse një gjë të tillë nuk e bëjn vet pronarët e këtyre objekteve atëherë komuna do të veproj komfor ligjit dhe do të lirohen hapësirat publike të uzurpuara.
” Nga java tjetër do tua dërgojmë nga një njoftim për ti larguar vet pronarët e garazheve që i kanë uzurpuar vendet publike ku do të ketë afat kohor deri sa të largohen, nëse ndonjë nuk i largon, ne do të marrim masa për ti larguar vet” u shpreh për TS udhëheqësi i Inspektoratit Komunal, Gani Aliji.
Qytetarët të cilët kanë denoncuar këtë problematikë prapa kamerave deklarojnë që nëse komuna do ti largoj këtë objekte do të fundos një problem dekadësh në këtë lagje.



