Platforma e organizatave civile për luftë kundër korrupsionit në Maqedoninë e Veriut me rastin e Ditës Botë Kundër Korrupsionit, ka dërguar kritika të ashpra për politikën e vendit, e cila siç thonë ata, nuk i ka realizuar premtimet dhe për këtë po e paguajnë çmimin qytetarët, njofton Portalb.mk. “Premtimet politike, pa përkushtim serioz, nënkuptojnë vetëm demagogji e cila nuk shkon në dobi të përmirësimit të jetës dhe standardit të qytetarëve. Koha e humbur nuk mund të kompensohet dhe qytetarët e humbin besimin në shtet, pasi që gjithnjë e më shpesh sjellin vendime që ta ndërtojnë ardhmërinë e tyre dhe tatimet…
Author: Hamdi Kumanova
Presidenti Stevo Pendarovski vlerëson se motivi për rastin Monstra nuk është vërtetuar deri në fund. Në emisionin “Rruga drejt” Pendarovski tha se mbase mund të ketë disa motive të tjera, por motivi për xhihad islamik nuk mban dhe për këtë arsye nuk është vërtetuar asnjëherë. “Ka dëshmi se këta persona e kanë bërë vrasjen në Liqenin e Smillkovës. Por nuk është vërtetuar ajo që thuhet dhe që unë di, për xhihad, për luftën e shenjtë kundër pa besimtarëve nga myslimanët kundër të krishterëve. Do të thotë se ju e kontestoni edhe motivin aktual për terrorizëm. Sepse aktualisht ata janë dënuar…
Aktivisti qytetar dhe gazetari, Petrit Saracini, përndryshe kryetar i Institutit për medie dhe analitikë, në një intervistë për CIVIL Media theksoi se gjendja me dezinformatat dhe propagandën në vendin tonë është shqetësuese dhe po përballemi me një volum të madh të dezinformatave, transmeton Almakos. https://www.youtube.com/watch?v=n3_vsmbq7no Saracini e përmendi Federatën Ruse si një prej burimeve të dezinformatave, si dhe Serbia dhe mediet e saja senzancionale të cilat më vonë u bartën edhe në vendin tonë. “ Propaganda dhe dezinformatat nuk janë karakteristikë vetëm për këtë pjesë për të cilën fola, por kjo është karakteristikë edhe e disa strukturave dhe aktorëve politik…
Ambasadorja amerikane në RMV, Angela Aggeler, ka mbajtur fjalim me rastin e 20 vjetorit të themelimit të Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit. Ambasadorja ka thënë se Maqedonia e Veriut është tregim i suksesshëm, por se korrupsioni vazhdon ta ndalojë zhvillimin ekonomik, social dhe arsimor. “Në 20 vitet e fundit, Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit është rritur në autonomi, dukshmëri, burime dhe efektivitet në luftën kundër korrupsionit. Komisioni ka një zë të rëndësishëm të pavarur për të luftuar plagën që është korrupsioni sistemik. Nëpërmjet punës së tij, ai mund të jetë i dobishëm në ndryshimin e sjelljeve, pritshmërive, dhe…
Sipas matjeve dhe vëzhgimeve të temperaturave mesatare ditore dhe reshjeve në stacionet meteorologjike të Maqedonisë së Veriut, nëntori i këtij viti karakterizohet si muaj shumë i ngrohtë dhe i thatë deri në mesatar, tregon analiza mujore e DPHM. Temperatura mesatare mujore ka lëvizur nga 5.0°C në Lazaropole deri në 12.1°C në Gjevgjeli. Krahasuar me temperaturat mesatare të mesmuajit të nëntorit, për një periudhë tridhjetëvjeçare (1981-2010), temperatura vjetore e nëntorit në mbarë vendin është 2,9 gradë Celsius më e lartë se mesatarja. Temperatura mesatare maksimale varioi nga 9.5 gradë në Lazaropole deri në 17.9 në Gjevgjeli. Temperatura më e lartë maksimale…
Ministria e Punëve të Brendshme njofton opinionin se janë bërë të gjitha kontrollet e nevojshme në lidhje me raportimet e sotme nga shkollat dhe objektet tjera në Shkup, të cilat në adresën e emailit kanë marrë mesazh me kërcënim për mjet shpërthyes dhe është konstatuar se këto janë raportime të rreme. Menjëherë pas marrjes së denoncimeve, nga punonjësit e policisë janë marrë masat për evakuimin e sigurt të objekteve dhe më pas janë kryer kontrolle të hollësishme nga grupet e inspektimit antiterror dhe është konstatuar se bëhet fjalë për kallëzime të rreme.
Shoferët e autobusave privat kanë vazhduar protestat edhe sot duke i lokalizuar para Qytetit të Shkupit. Ata kanë dërguar edhe një kërkesë deri te kryeministri Kovaçevski që t’i pranojë në bisedë rreth ngjarjeve me transportin privat në Qytetin e Shkupit. Ku deri më tani sipas tyre institucionet kompetente për këtë siç janë NQP dhe kryetarja e Qytetit nuk i kanë pranuar në takim. Ja letra e plotë: Deri te kryeministri i Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski. Prej: Përfaqësuesve të autobusave privat në qytetin e Shkupit ”I nderuar, ju drejtohemi dhe ju lusim të ndani kohë të na pranoni…
Në një aksion policor në Shkollat e mesme në Tetovë, tre nxënës dy prej të cilëve të mitur janë kapur me lëndë narkotike. Sipas policisë, një nxënës është ndaluar në Shkollën e mesme bujqësore, njëri në Gjimnazin e Tetovës dhe i treti që ka mbushur 18 vjet është kapur në Shkollën e mesme të Mjekësisë. “Ne çdo vit jem i të angazhuar për parandalimin e kësaj dukurie dhe apeloj prindërit që të krijojnë një urë mes pedagogëve dhe prindërve që të jenë në dijeni se ku dhe më kënd frekuentojnë fëmijët e tyre. Nëpër shkolla këto janë tre rastet e…
Pjestarët e policisë të SPB Tetovë dje (08-dhjetor) rreth orës 19:00 në rrugën “Cvetan Dimov” në Tetovë, kanë privuar nga liria 26-vjeçarin A.E nga Tetova, i cili kishte sulmuar fizikisht njërin prej tyre deri sa po ndërmernin veprime zyrtare. Ai është ndaluar në Stacionin Policor të Tetovës dhe pas zbardhjes dhe dokumentimit të plotë të rastit do të përgatitet parashtresë përkatëse.
Njëzet e shtatë vjeçari M.A. nga rrethina e Gostivarit, dje në mbrëmje rreth orës 22:00 në SPB Tetovë ka raportuar se një ditë më parë rreth orës 22:40 në një objekt hotelierik në rrugën “Goce Dellçev” në Gostivar, ku ka punuar, ka qenë i sulmuar fizikisht nga një grua. Po merren masa për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rastit.
Dizeli nga mesnata do të lirohet për pesë denarë, kurse ulje më të madhe do të ketë edhe benzina, nga Komisioni Rregullator për Energjetikë. Eurosuper BS-95 do të zvogëlohet për 3,5 denarë për litër, ndërsa Eurosuper BS-98 për 4 denarë. Zvogëlim do të ketë edhe tek vaji ekstra i lehtë për 4,50 denarë për litër dhe mazuti M-1 NS për 2,115 denarë për kilogram. Rënia është rezultat i uljes së çmimeve në bursat referente dhe uljes së kursit të denarit kundrejt dollarit. “Vendimi i sotëm është konfirmim se KRRE punon sipas një metodologjie të vendosur që është në interes të…
“UKRAINA ËSHTË TEST, NËSE DO TË SHKOHET DREJT DEMOKRACISË OSË SKLLAVËRISË SË RE” Ballkani përballet me ndikim toksik nga propaganda ruse, përmes rrjetit të fuqishëm të zbulimit të cilin Kremlini e ka vendosur në rajon, thekson politikani opozitar serb Nenad Çanak për programin Klan Debat. Për këtë arsye bën thirrje që të mos mbyllen syrë para agresionit rus në Ukrainë, dhe secili që angazhohet për liri dhe pavarësi të shtetit të tij ta kundërshtojë politikën e Presidentit Putin. Çаnak shton se Ukraina është test për atë nëse njerëzimi do të shkojë në drejtim të lirive demokratike ose skllavërisë së re.…

