Author: Hamdi Kumanova

“Subjektet që plotësojnë kushtet të paraqiten për çmim të subvencionuar të rrymës” Viktor Andonov në konferencën e sotme për media tha se sistemi elektroenergjetik në vend është stabil dhe funksional dhe se nga prodhimi vendor janë të përmbushura tërësisht nevojat e qytetarëve dhe konsumatorët e vegjël që janë në tregun e rregulluar. Ai tha se, SHA EMV ende nuk i ka dorëzuar përllogaritjet për energji elektrike për vitin e ardhshëm. Në lidhje me çmimin e energjisë elektrike, Andonov theksoi se, në periudhën vijuese do të miratohen vendime të rëndësishme. “Çmimin përfundimtar e sjell Komisioni Rregullator i Energjetikës. Qeveria vendosë për…

Lexo më Shumë

Paralajmërimet e Ambasadores së SHBA-së në Shkup për përndjekje të krimit dhe korrupsionit në Maqedoni, duke përfshirë edhe periudhën e kaluar qeverisëse, vijnë në një kohë kur në vend po diskutohet për ndryshimet kushtetuese dhe sigurim të votave të mjaftueshme për këto ndryshime. I pyetur nga gazetari i Klan Macedonia për këtë temë dhe se a do të ndikojnë këto paralajmërime tek partia e tij dhe ish funksionarët e kësaj partie, Hristijan Mickoski nga VMRO-DPMNE, shprehet i pashqetësuar. Sipas tij, tek personat që e rrethojnë atë në parti, nuk ka njerëz të inkriminuar. “Unë siç e shoh, në partinë që…

Lexo më Shumë

Me dy kazinotë e hapura së fundmi në Tetovë, numri i tyre ka arritur në 46 ndërsa i bastoreve sportive në 96. Numri i tyre vazhdon të rritet pavarësisht kërkesave e protestave të shumta për mbylljen apo zhvendosjen e tyre larg objekteve arsimore. Propozim-ligji për lojërat e fatit për muaj të tërë gjendej në procedurë parlamentare, por tani është tërhequr duke nxitur edhe më shumë reagimin e shoqatës antibixhoz. “Kanë kaluar tashmë afër pesë vite dhe vazhdon zhagitja dhe mos sjellja e Ligjit në interes të qytetarëve të Maqedonisë së Veriut. Shumë e vërtetë është se kjo heqje e Ligjit…

Lexo më Shumë

Me një borxh prej pak më shumë se tre milionë euro, spitali i qytetit në Strugë funksionon me vështirësi. Së fundi, spitali ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Strugë që të përcaktojë kornizën financiare, gjegjësisht mjete minimale prej rreth 350 mijë euro për kryerjen e aktivitetit. Por kjo kërkesë u refuzua. Llogaritë e spitalit janë bllokuar pasi ndaj tij ka procese gjyqësore për arkëtimin e borxheve të ndryshme. “Propozimi i dorëzuar nga Spitali i Përgjithshëm i Strugës nuk ka qenë i bazuar në ligj dhe është dashur të refuzohet. Nuk kishte asnjë mbështetje ligjore për kërkesë të tillë të tyre…

Lexo më Shumë

Një tërmet i dobët me magnitudë 2.1 ballë të shkallës Rihter ka tronditur Maqedoninë në orën 10:43. Tërmeti është regjistruar në Gostivar, afër Mavrovës në kufirin e RMV-së me atë të Shqipërisë. Siç shkruan EMCC, tërmeti ka qenë në një thellësi prej 4 km. Gjithashtu, një tërmet me magnitudë 5.6 është regjistruar sot në Kili, raporton Reuters, duke iu referuar Qendrës Sizmologjike Evropiane-Mesdhetare. Epiqendra e tërmetit ishte 113 kilometra në juglindje të qytetit të Kalama dhe në një thellësi prej 174 kilometrash.

Lexo më Shumë

Paligjshmëria në shtet është tipari kryesor i pushtetit kriminal LSDM dhe BDI. Mbrojtja e krimit dhe korrupsionit vjen drejtpërdrejt nga personi i parë në MPB, Oliver Spasovski. Sado që mundohet të fshehë skandalin me tërbimin me makinë të djalit të deputetit të tij, Nazim Bushit nga BDI, provat dhe dëshmitë konfirmojnë se në të gjithë këtë rast janë të përfshira strukturat më të larta në Ministrinë e Punëve të Brendshme. Dëshmitë vërtetojnë se një veturë Mercedes me targa të Shkupit, është ndalur nga punonjësit e policisë për drejtimin me shpejtësi të madhe. I njëjti automjet, në pronësi të një kompanie…

Lexo më Shumë

Shkollat ​​e mesme të degës së shkencave elektro-mekanike në vend po përballen gjithnjë e më shumë me problemin e mungesës së kuadrit mësimor profesional. Për inxhinierët elektromekanikë, pagat në arsim janë demotivuese, sepse në kompani marrin të ardhura mujore më të larta. Nevoja për kuadro të tilla po rritet për shkak të kurrikulave të reja me një numër më të madh të orëve mësimore praktike, për të cilat duhet gjetur një zgjidhje, ndoshta si në të kaluarën me të ashtuquajturën suplement inxhinierik. “Një mënyrë tjetër për të riparuar pasojat ndërkohë është biseda me kolegë nga Republika e Kroacisë dhe Sllovenia,…

Lexo më Shumë

Një 72 vjeçare nga Shkupi ka mbetur e lënduar rëndë pasi u godit nga një veturë në lëvizje gjatë ditës së djeshme. Ngjarja kishte ndodhur rreth orës 14:30. Shoferi, pas goditjes e ka dërguar zonjën para shtëpisë së saj dhe është larguar. Disa orë më vonë, pasi i ishte përkeqësuar gjendje shëndetësore, 72 vjeçarja kishte shkuar në spital ku i ishin konstatuar lëndime të rënda trupore. Ngjarjen e konfirmojnë nga MPB. “Më datë 09.12.2022 në ora 17:40 në SPB Shkup është raportuar se në Spitalin e Përgjithshëm të qytetit ‘8 Shtatori’ është sjellë e lënduar R.V (72) nga Shkupi, e…

Lexo më Shumë

Ministria e Punëve të Brendshme gjatë ditës së djeshme (09.12.2022) ka vazhduar me kontrollet në zonën e komunikacionit, gjatë së cilës në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 93 masa, ndër të cilat 16 sanksione për drejtim të automjetit mbi shpejtësine e lejuar, tre masa për drejtim mjeti pa leje drejtimi. Siç informon MPB-ja, shtatë masa janë shqiptuar për kalim sinjalistike të mbyllur (semafor të kuq), tre për automjete të paregjistruara… Kontrollet e qarkullimit vijojnë edhe në ditët në vijim. Apelojmë tek qytetarët që të respektojnë rregullat dhe rregulloret e komunikacionit për të rritur sigurinë në komunikacion…

Lexo më Shumë

Në seancën e sotme, Qeveria ka miratuar një përfundim, me të cilin obligohen shfrytëzuesit buxhetorë që t’i sigurojnë mjetet e nevojshme për pagesën e regresit për pushim vjetor, në kuadër të Buxhetit vetanak të miratuar për vitin 2022 me rishpërndarje të brendshme ndërmjet zërave të shpenzimeve. “Duke marrë parasysh detyrimin për pagesën e pagës për pushime për vitin 2022 deri në fund të vitit aktual (K-15), si dhe vendimet përfundimtare të gjykatës dhe procedurat e paralajmëruara të mëtejshme gjyqësore për të ushtruar të drejtën e pagesës për pushime të papaguara për vitin 2020, ndërsa me qëllim për të ulur barrën…

Lexo më Shumë

Kryetarja Danela Arsovska në paraqitjen e saj sonte në emisionin “360 Gradë” të Alsat M, mbetet e mendimit se premtimi ndaj qytetarëve do të realizohet. E pyetur për transportin me autobus falas, ajo thotë: “Ajo që nuk e dinim dhe as nuk mund ta supozonim 12 muaj më parë, është se do të përballemi me një krizë kaq të rëndë energjetike, në të cilën kemi një humbës të cilit i është tërhequr një sasi e madhe e mjeteve që janë subvencionuar nga Qeveria e deritanishme… aktualisht po luftojmë me krizë. Të konsolidohet Ndërmarrja Publike. Kur të kalohet kriza do të…

Lexo më Shumë

Më datën 09.12.2022 inspektorë të Njësitit për Tregti të Palejuar pranë SPB Shkup pas marrjes së informatave operative dhe pas sigurimit të urdhëresës gjyqësore nga Gjykata Penale Shkup, kanë kryer bastisje në shtëpinë dhe në hapësirat ndihmëse të A.S. (57) nga Shkupi. Gjatë bastisjes janë gjetur gjysmë kilogrami marihuanë, dy paketime amfetaminë, dy terezi, shiringë me vaj kanabisi, etj. Personi është privuar nga liria dhe kundër tij do të parashtrohet kallëzim penal përkatës.

Lexo më Shumë