Udhëheqësia e Elektranave të Maqedonisë së Veriut (EMV-së), tha se ka ulur shpenzimet për këtë vit (8 muajt e parë) të gërryerjes/transportimit të thëngjillit për 11euro/ton dhe prodhimin e energjisë për 58euro në MËh rrymë që i jep Furnizuesit universal “EVN Home”, shkruan Alsat. Por, kjo nuk garanton ulje të çmimit për konsumatorët në amvisëri apo industri, pasi që KRRE deri në fund të vitit pritet të rishikojë të gjitha kapacitet e prodhimit vendor dhe importit të rrymës dhe sipas paralajmërimeve do të rritje të çmimit të energjisë elektrike nga muaji janar. Drejtori i EMV tha se rritje do të…
Author: Hamdi Kumanova
VMRO-DPMNE ka dorëzuar në Komisionin për Anti korrupsion parashtresë kundër kryeministrit Dimitar Kovaçevski, për rastin “Numëratori”, ku nga opozita maqedonase pretendojnë se kryeministri ka hapur kompaninë për fotovoltaikë “Piksel grup” në vitin 2017, pesë muaj pasi LSDM e ka marrë pushtetin. Deputeti i VMRO-DPMNE-së, Mile Lefkov pas dorëzimit të parashtresës ka deklaruar se kjo kompani deri më tani ka hyrë në biznese me rreth 26 milion euro, ndërsa për një vit ndërton fabrikë për panele fotovoltaike. VMRO-DPMNE ka kërkuar nga Komisioni për Anti Korrupsion që të mos heshtë për këtë skandal të kryeministrit Kovaçevski dhe ta hetojë atë. Ndërsa nga…
Naser Curri, drejtor i Qendrës Memoriale “Nënë Tereza” në Shkup sot është takuar me Antonia Veleva, drejtoresh e QIK të Republikës së Bullgarisë në RMV, me të cilën kanë diskutuar për vënien e pikave të bashkëpunimit. “ Sot në hapësirat e QIK-ut të Republikës së Bullgarisë në RMV -ë, kishim takim me drejtoreshën e nderuar Antonia Veleva, ku biseduam lidhur me përforcimin e një bashkëpunimi profesional dhe për aktivitetet që presim t’i realizojmë në të ardhmen. “, shkruan Naser Curri.
Arsimi profesional në Republikën e Maqedonisë së Veriut në vitet e fundit , ka shënuar reforma serioze në të cilat janë përfshirë Ministria e Arsimit dhe Shkencës, vetëqeverisjet lokale dhe kompanitë. Pikërisht bashkëpunimi ndërmejt këtyre tre sistemeve dhe kohezioni i tyre, si dhe vizioni për zhvillimin e arsimit profesional, kontriboi për rritjen e numrit të paraleleve duale në shkollat e mesme profesionale, ndërsa me atë edhe rritja e numrit të nxënësve. Këtë e theksoi Zëvendësministri i Arsimit dhe Shkencës, Lulzim Aliu, në Konferencën regjionale të shteteve të Ballkanit perëndimor, nën patronazhin e OeAD-së dhe Parlamentit Austriak, në temën: Partneriteti publiko-privat…
Raporti vjetor i Komisionit Europian për ecurinë e Maqedonisë së Veriut në procesin e integrimit europian nxjerr në pah sfidat që vendi has edhe pas hapjes së negociatave të anëtarësimit në Bashkimin Europian. Për Komisioni Europian mbajtja e konferencës së parë ndërqeveritare BE-Maqedonia e Veriut në 19 korrik konsiderohet si historike dhe një detyrim i tejzgjatur që Bashkimi Europian i detyrohet vendit. Por gjatë prezantimit të raportit për Maqedoninê e Veriut, komisioneri për politikën e fqinjësisë dhe zgjerimit Oliver Varhelyi është ndalur në problematikat kryesore për vendin. “ Maqedonia e Veriut ka treguar një progres të qëndrueshëm në zbatimin e…
LEFKOV: ANTIKORRUPSIONI TË MOS VEPROJË NËN PRESIONE POLITIKE, LE TË KORIGJOHET Komisioni për parandalimin e Korruspionit ka hedhur posht procedurën e deputetit të VMRO-DPMNE-së Mile Lefkovit i cili ka akuzuar kryeministrin Dimitar Kovaçevskin se ka keqpërdorur pozitën e tij gjatë kohës kur ka qenë zëvëndësministër i Finanvace që kompania Piksel Grup ta marrë 203 mijë euro. LSDM kërkon që Lefkov menjëherë të kërkojë falje kryeministrit dhe opinionit të cilin e gënjyen me ditë të tëra. “VMRO-DPMNE me ditë të tëra gënjeu opinionin dhe sajoi gënjeshtra kundër kryetarit të LSDM-së, Dimitar Kovaçevski. Çdo ditë nga Pallati i Bardhë publikoheshin gënjeshtra. Këto…
Presidenti Stevo Pendarovski takoi gjimnazistët nga “Zef Lush Markut” që fituan garën kombëtare të “NASA-s”. Pendarovski uroi sukses të mëtutjeshëm të rinjve nga Çairi që vetëm tre ditë krijuan një aplikacion që tregon tërmetet që ndodhin në Hënë. “Isha i kënaqur të bisedoja me fituesit e këtij viti të NASA Space Apps Challenge – Skopje, N. Macedonia, nxënës të shkollave të mesme “Zef Lush Marku”, “Rade Jovçevski Korçagin” dhe “Orce Nikollov”. Jam i lumtur që ky event ndërkombëtar në vazhdimësi njeh cilësinë, ambicien dhe talentin e jashtëzakonshëm të të rinjve tanë. Ju uroj zhvillim të mëtejshëm personal dhe profesional”, shkruan…
Komisioni Rregullator për Energjetikë në Maqedoni sërish ka bërë të ditur për shtrenjtimin e çmimit të derivateve të naftës. Sipas vendimit të ri, nga mesnata çmimet e shitjes me pakicë të EURODIZELIT (D-E V) rritet për 3,00 denarë/litër dhe çmimi i shitjes me pakicë të vajit për amvisëri EKSTRA I LEHTË (EL-1), rriten për 2,00 den/litër. Çmimi i shitjes me pakicë i benzinës ЕUROSUPER BS 95 dhe ЕUROSUPER BS 98 dhe MAZUTIT M-1 SU nuk ndryshojnë. Nga data 13.10.2022, ora 00:01 çmimet maksimale të derivateve të naftës do të jenë: Benzinë motori EUROSUPER BS 95 – 89,00 (denarë/litër) Benzinë motori…
Ministri i Drejtësisë Nikola Tupançeski dhe zëvendësministri i Drejtësisë Agim Nuhiu, të cilët ndodhen për ]vizitë dyditore në Tiranë, u takuan me ministrin e Drejtësisë së Republikës së Shqipërisë, Ulsi Manja. Në konferencën e përbashkët për shtyp Tupançeski dhe Manja informuan për reformat në sistemin gjyqësor në të dy vendet, si dhe për procesin e negociatave për anëtarësim në BE. Ministri i Drejtësisë në RMV Tupançeski tha se nuk ka çështje të hapura ndërmjet Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Shqipërisë dhe se të dy vendet kanë qëllime të përbashkëta. “Kapitulli 23: Gjyqësori dhe të drejtat themelore janë…
Lëvizja Besa dhe Kryetari i Komunës së Zhelinës, Blerim Sejdiu, mbrëmë treguan se sa bukëshkelë janë, ashtu siç treguan që kur i bëmë fitues në këtë komunë. Në radhë të parë i gjithë opinioni, madje edhe vetë aktivistët e Lëvizjes Besa në Zhelinë janë dëshmitarë se si, jo vetëm struktura e degës, por edhe eksponentë të lartë partiakë kanë qenë pjesëmarrës aktiv në shumicën dërmuese të aktiviteteve, në mbështetje të kandidatit të Lëvizjes Besa. Një fakt i pakontestueshëm që demaskon akuzat e ulëta dhe bukëshkelëse, është edhe vetë rezultati në dy rrethet zgjedhore. Kujtojmë se në rrethin e parë, kandidati…
Shteti hapi dyert e termocentralit TEC-Manastir dhe ftoi mediat për të parë nga afër objektin më të madh të prodhimit të energjisë elektrike në vend ku gjenerohet 90% e kapacitetit energjetik./ Alsat.mk
Tridhjetë e tetë vjeçari E.E. nga Negotina e Gostivarit, dje (11-tetor) në ora 12:50 në SPB Tetovë ka raportuar se bashkë me dy persona të tjerë që kanë qenë në lokalitetin “Sandarica”, atari i Negotinës, janë konfrontuar fizikisht me N.J. (39), M.J. (62) dhe një 15-vjeçar nga i njëjti fshat. Sipas raportit, në konfrontim të ndërsjellë janë përdorur edhe sende të forta. Po merren masa për zbardhjen dhe dokumentimin e rastit dhe ndaj të përfshirëve do të vijojnë parashtresat përkatëse. Ts

