Ministria e Kulturës ka publikuar emrat fitues të çmimit shtetëror “Mito Haxhi Vasiliev – Jasmin”, në publicistikë dhe gazetari. Për arritje në sferën e gazetarisë në interes të RMV çmimi i’u nda gazetares Laura Papraniku Bejtulla, ndërsa për arritje në publicistikë fitues është publicisti Aleksandër Trajkovski. Laura Papraniku Bejtulla ka një karrierë të pasur në gazetari dhe kontribut të madh në trajtimin e temave të arsimit. Ka punuar në redaksinë e arsimit në disa media, duke filluar nga gazeta LAJM, KOHA, etj… Është po ashtu fituese e çmimeve dhe mirënjohjeve në vite për kontributin e dhënë. Sipas njoftimit të MK çmimet do të ndahen më 21 dhjetor në ceremoninë që do të organizohet me këtë rast në Parlament. Ky është një nga çmimet më prestigjioze që jepen për arritje në sferën e publicistikës dhe gazetarisë, i ndarë për herë të parë në vitin 1969.
Data 06.11.2026
Aktuale
- Bankat në Maqedoni paralajmërojnë ndërprerje të mundshme të shërbimeve në fundjavë
- Paraburgim dhe masa kujdesi ndaj të dyshuarve për zhvatje dhe larje parash në Kumanovë
- Skandaloze: E mitura sulmohet fizikisht nga partneri i saj dhe babai i tij
- 15 vjet kujtim për Dianën: Nënë e pikëlluar flet për dështimin e sistemit
- Mashtrim me betonin dhe pastrim parash, në gjyq administratori italian i “Euro Beton 2005”, sekuestrohen 10 milionë euro pasuri
- Gjoba për 43 shoferë kamionësh në Shkup, policia me kontrolle të shtuara në trafik
- Motoçiklisti lëndohet rëndë në një përplasje me autobusin
- Tragjedia në Drenas: Punëtori teknik humb jetën në vendin e punës



