Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi në Shkup sot ka takuar homologun e tij kosovar, Glauk Konjufca. Xhaferi tha se në takimin është konstatuar se vazhdojmë të kemi marrëdhënie bilaterale konstruktive dhe intensive, pa çështje të hapura, me bashkëpunim në sfera të shumta me interes të ndërsjellë.
“Ne e mbështesim nismën për mbajtjen e seancës së dytë ndërqeveritare ndërmjet Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Kosovës. E informova se në Kuvend është ratifikuar Marrëveshja për bashkëpunim në turizëm ndërsa në procedurë parlamentare janë ligji për bashkëpunim në lidhje me diasporën, për statusin e pjesëtarëve të Armatës sonë dhe Forcave të sigurisë të Kosovës gjatë stacionimit në territoret e të dyja shteteve dhe për partneritet në kontekst të grant marrëveshjes për ndihmë teknike në suazat e Programit IPA. Këtu bën pjesë shfrytëzimi i IPA fondeve në drejtim të hapjeve të kalimeve kufitare të reja dhe modernizimi i atyre ekzistuese”, ka thënë Xhaferi, raporton SHENJA.
Xhaferi tha se në lidhje me dialogun Prishtinë – Beograd, qëndrimi i tyre është i njëjtë si edhe më parë.
“Mbështetje e plotë deri në arritjen e marrëveshjes përfundimtare, të pranueshme për të dyja palët, marrëveshje me të cilën do të garantohet paqja, stabiliteti, siguria dhe përparimi i të dyja vendeve dhe rajonit në tërësi. Natyrisht, marrëveshja e arritur për targat e regjistrimit me ndërmjetësimin e BE-së është akt i cili ndikon në uljen e tensioneve në Veri të Kosovës, është shenjë pozitive dhe nxitje për vazhdimin e negociatave deri në normalizimin e raporteve mes dy vendeve”, ka thënë Xhaferi.
Data 24.08.2026
Aktuale
- Banka e Shqipërisë “mbytet” me euro/ Rezerva valutore arrin pranë kufirit të 8 miliardë eurove
- Nora Istrefi merr vendimi që të fshihet nga të gjithë, nuk po do me ia pa fytyrën askujt – veprimi i saj i habiti të gjithë
- Zjarret në Shqipëri/ Përmirësohet situata, 6 vatra ende aktive
- Rezerva strategjike e naftës në SHBA vazhdon të bjerë, arrin nivelin më të ulët që nga viti 1982
- Detaje të reja nga rasti në Malishevë – burri dyshohet se vrau gruan, pasi….
- “O sot o kurrë”/ 86 ditë protesta, shpërthen qytetari: PS -PD janë bashkë, t’i “zhdukim”! Tiranën e ka mbytur droga dhe krimi
- 44 raste me ethe të Nilit Perëndimor janë konfirmuar deri më tani në Maqedoni, 43 persona janë të hospitalizuar
- Arrestohet në Ekuador ‘financieri’ i mafias shqiptare, “Caballo” ishte në kërkim për trafik droge



