Author: Hamdi Kumanova

Të dielën pasdite (16.10.2022) në ora 16:55, zyrtarët policorë të MPB-së Kumanovë kanë ndaluar vajzën M.Z.(24) nga Kumanova. Ajo dyshohet se pak më herët se tearrestohet ka kryer vjedhje në një pronë private në rrugën “Stevo Filipoviq”. Gjësendi i vjedhur i është gjetur nga policia dhe i është kthyer pronarit, ndërsa kumanovarja 24 vjeçare është dërguar në stacion policor. Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj saj do të parashtrohet kallëzim përkatës.

Lexo më Shumë

AUTORITETET THONË SE DO TË SIGUROJNË EDHE DRU PËR NGROHJE Zilja e shkollës i thirri nxënësit në klasë. Për tre muaj pa energji elektrike dhe në kushte të mjerueshme mbi 150 nxënës vazhdojnë të ndjekin mesimin në shkollën Ali Avdoviq të fshatit Cvetovë të komunës së Studenicanit. Prindërit e shqetësuar thonë se përveç se nuk ka energji elektrike per tre muaj në shkollë dhe në këto kushte të vështira  nga komuna nuk janë siguruar as drutë e dimrit për ngrohje. “Problemi është se edhe tani në shkollë nuk ka as ngrohje e as rrymë, fëmijët po ngrijnë dhe po kërkojmë…

Lexo më Shumë

“Është aftësi që çdo krizë ta shëndrrojmë në mundësi, edhe realisht çdo krizë ka mundësi nëse ju dini ta menaxhoni si duhet”, është shprehur Ministri i Jashtëm, Bujar Osmani pas mbledhjes së mbajtur të Këshillit të Përgjithshëm të BDI-së. Sipas tij BDI ka ditur gjithmonë të menaxhojë, ndryshe nga partitë tjera të cilat në raste krize siç theksoi Osmani përçahen. “Përndryshe partitë tjera në situatë krize ose përçahen ose prishen, BDI bëhet edhe më e fortë”, tha Osmani.

Lexo më Shumë

Pas mbledhjes së Këshillit të Përgjithshëm të BDI-së dhe zgjedhjes së organeve partiake ka reaguar deputeti Kastriot Rexhepi i cili ka përshëndetur mënyrën se si janë zgjedhur organet e partisë dhe gjithë eventi siç është organizuar, duke pasur transparencë të lartë si vlerë e shtuar e demokraticë. Postimi i tij: Të mbash mbledhje të Këshillit të Përgjithshëm duke u transmetuar nga mediumet është një vlerë shtesë në demokratizimin e partive politike me transparencë maksimale Urime për të gjithë që morën detyra të reja dhe suksese BDI mbetet role model për partitë tjera #shikongomso

Lexo më Shumë

“MUNGOJNË REFORMAT, NUK JANË ZBATUAR REKOMANDIME” Qeveria nuk kujdeset për reformat kurse Kovaçevski I ka kaluar në gjumë rekomandimet e Komisionit Evropian të vitit 2020 dhe 2021. Akuzat në adresë të Qeverisë sërish vijnë nga VMRO-DPMNE-ja të cilët thonë se sipas Raportit për aktivitetet për vitin 2020 të GREKO-s, që është shënuar në Raportin e fundit, Maqedonia ka implementuar vetëm 52%, kurse pjesërisht 40% të rekomandimeve. “Në pjesën e luftës kundër krimit të organizuar, mbeten rekomandimet e njëjta të vitit 2020. Asgjë nuk ëhstë bërë për të përmirësuar efikasitetin e zbatimit të ligjit kundër formave të krimit, sic janë larja…

Lexo më Shumë

Të korrigjohet tarifa e ndriçimit rrugor në faturat e energjisë elektrike që paguajnë banorët. Një nismë të tillë pranë institucioneve kompetente ka dorëzuar avokatja nga Struga, Gligorie Kjatoski, shkruan Alsat. Qyteti është pa energji elektrike gjatë natës, si pjesë e masave të kursimit të energjisë elektrike. Por pavarësisht kësaj, shuma e tarifës komunale për ndriçim publik ka mbetur e njëjtë. “Sipas numrit tarifor 10, paragrafi 3 i Tarifës për taksat komunale, taksa komunale për ndriçim publik arkëtohet nga EVN-ja në emër dhe për llogari të komunës. Në një situatë si kjo, mendoj se komuna e Strugës dhe të gjitha komunat…

Lexo më Shumë

SALI: DO TË HETOHET RASTI NË KLINIKËN PËR FËMIJË Më shumë se 350 mijë njerëz u njoftuan në detaje se si dhe sa është paguar drejtoresha e Klinikës për fëmijë e Kryeministri Kovaçevski është ndër personat e paktë që nuk është njoftuar me detajet. “Nuk do të hyjë në detaje, por tashmë kam biseduar me Ministrin Sali, nëse ka shkelje të procedurave të punës dhe autorizimeve, menjëherë të emërohet Drejtori i ri në Klinikën për Fëmijë. Lidhur me mjetet që janë marrë ekzistojnë procedura nëse dikush ka keqpërdorur pozitën”, deklaroi Dimitar Kovaçevski, kryeministër i RMV-së. Fenomene të këtilla kanë ndodhur…

Lexo më Shumë

Fenomene të këtilla kanë ndodhur edhe në të kaluarën dhe janë sanksionuar. Edhe në të ardhmen nëse ndodhin do të sanksionohen – është shprehur i prerë Ministri i Shëndetësisë, Bekim Sali, i cili ka komentuar rastin me Drejtoren e Klinikës së Fëmijëve, Aspazija Sofijanova. Ai, siç njofton KlanM, është zotuar se jo vetëm në këtë institucion, por raste të këtilla do të hetohen edhe nëpër institucione tjera publike shëndetësore. “Rastin konkret jemi duke e hulumtuar në aspektin financiar të Institucioneve publike shëndetësore, përgjegjës është Fondi për Sigurim Shëndetësor, për arsye se ata janë financuesit e këtyre institucioneve. Por, natyrisht MSH-ja…

Lexo më Shumë

Kryeministri Dimitar Kovaçevski nuk pranon të jetë bërë pjesë e diskutimeve brenda partisë së tij se kush do të jetë drejtor i ri i Agjencisë për Siguri Kombëtare, shkruan Alsat. Ai në emisionin 360 gradë tha se emri i drejtorit të ri duhet të jetë i pranueshëm edhe për NATO-n. “Unë nuk do të futesha në komente për atë që flitet në opinion rreth zgjedhjes së drejtorit të ri. Vlerësoj se në atë pozitë duhet të jetë personalitet i cili është profesionist i lartë dhe i cili do t’i përfaqësojë interesat e shtetit. Gjithashtu nuk duhet të harrojmë se ne…

Lexo më Shumë

Reformat në menaxhimin e financave publike dhe zbatimi i tyre nga Ministria e Financave ishin temë e takimeve të ministrit të Financave, Fatmir Besimi me drejtorin e Departamentit të Evropës së FMN-së, Alfred Kamer, drejtorin ekzekutiv të FMN-së, Paul Hilbers dhe shefin e misionit të FMN-së për Republikën e Maqedonisë së Veriut, Bergljot Barkbu, në Washington, në kuadër të Takimeve vjetore të FMN-së dhe Bankës Botërore. Gjatë takimeve, ministri theksoi se edhe pse fokusi i Qeverisë destinohet drejt ballafaqimit me krizën energjetike dhe daljes prej saj me pasoja sa më të pakta negative, në vazhdimësi po punojmë edhe në axhendën…

Lexo më Shumë

Nëpërmjet 112 dhe Qendrës Operative në QKM është marrë informacion se në tregun me shumice janë djegur tri shtëpi dhe janë njoftuar institucionet kompetente dhe Brigada e Mbrojtjes nga Zjarri të Qytetit të Shkupit. Zjarri është shuar. Një sipërfaqe prej rreth 100 m2 është djegur. Është ndërhyrë me 12 zjarrfikës dhe 5 mjete zjarrfikëse, të cilat janë ende në terren për pastrim.

Lexo më Shumë

Në mbarë territorin vetëm 34 për qind e shtëpive dhe banesave kanë fasada me efikasitet energjetik, ndërsa pjesa më e madhe e tyre, përkatësisht rreth 65 për qind e objekteve banesore dhe afariste nuk kanë fasada të tilla, shkruan Alsat. Nga Shoqata e Kompanive për kontroll energjetik shpjegojnë rëndësinë e fasadës me izolim termik. Thonë se me këtë qytetarët do të kursejnë para duke paguar fatura më të lira për energjinë elektrike. “Me vendosjen e fasadës efikase energjetike, dritare efikase energjetike, izolim të kulmit dhe masa të tjera, gjithsesi se ne e ruajmë nxehtësinë dhe nevoja për energji për ngrohje…

Lexo më Shumë