“Forcimi i aktiviteteve në terren do të jetë prioriteti kryesor i kryesimit të Maqedonisë së Veriut me OSBE-në”, tha Bujar Osmani, Ministri i Punëve të Jashtme i Maqedonisë së Veriut dhe kryetar i ri i OSBE-së në vitin 2023 në fjalimin e tij para publikut në ditën e parë të vitit të ri, kur edhe zyrtarisht fillon dhe kryesimi i Maqedonisë së Veriut me organizatën më të madhe rajonale për siguri dhe bashkëpunim, e cila përfshin 57 shtete pjesëmarrëse nga Evropa, Azia Qendrore dhe Amerika e Veriut. “Është përgjegjësi dhe nder i madh të marr presidencën e OSBE-së në vitin 2023. Synimi ynë do të jetë fokusimi në vetë parimet e Dokumentit Final të Helsinkit, në interes të nevojave të njerëzve. Si një prioritet kryesor i kryesimit tonë, ne planifikojmë të forcojmë fokusin tonë në terren, gjë që është thelbësore për mbështetjen dhe fuqizimin e mëtejshëm të njerëzve që janë përdoruesit përfundimtarë të punës së OSBE-së. Plani ynë është t’i japim dorën popullatës së prekur nga konflikti, por edhe të tjerëve që kanë nevojë”, theksoi Osmani. Në fjalimin e tij para opinionit, ministri Osmani nënvizoi kapacitetin e OSBE-së për të zbutur krizën dhe për të mbështetur paqen, duke thënë se Ukraina do të mbetet prioritet kryesor dhe çështje kyçe e sigurisë.
Data 06.11.2026
Aktuale
- Pse shumë njerëz zgjedhin të qëndrojnë beqarë? 10 histori që do t’ju befasojnë
- Për nëntë muaj në Maqedoninë e Veriut janë regjistruar 1.337 vepra penale të dhunës në familje
- Videomesazhi i Eric Wendt: Tre prioritetet e mia si ambasador i SHBA në Shqipëri
- Ndalohet një person nga Shkupi, transportonte dru për ngrohje pa dokumentacion dhe pa patentë shoferi
- Rama del me sqarime pas deklaratave të Kërçelit: Shpjegon çfarë përfshihet në 8.50 euro për metër
- BDI: Në Akademinë Ushtarake nuk është pranuar asnjë kadet shqiptar! Ku mbeti përfaqësimi që premtohej?
- Numri i të vrarëve në sulmin rus mbi një pikë humanitare në Ukrainë u rrit në 53
- Detaje nga hetimi ndaj një grupi fajdexhinjsh nga Kumanova: Kërcënime dhe kontrata të rreme



