Author: Hamdi Kumanova

Në Maqedoninë e Veriut do të fillojë debati për hartimin e Strategjisë Nacionale për Rininë për periudhën prej vitit 2023 deri në vitin 2027, transmeton Portalb.mk. Fushata mbi përpilimin e kësaj Strategjie pritet zyrtarisht të fillojë më 17 tetor me ngjarjen në hapësirat e hotelit “Aleksandar Palas” ne Shkup, duke filluar nga ora 10:00, Agjencia për Rini dhe Sport së bashku me partnerët do të fillojë debatin mbi hartimin e kësaj Strategjie. Në këtë ngjarje do të marrë pjesë edhe kryeministri Dimitar Kovaçevski, drejtori i Agjencisë për Rini dhe Sport, ambasadori i OSBE-së në Shkup, Klemens Koja, përfaqësuesi i UNDP-së,…

Lexo më Shumë

Për momentin Qeveria funksionon me shumicë të qëndrueshme dhe për këtë jemi të gjithë dëshmitarë, deklaroi sot kryeministri Dimitar Kovaçevski. Ai theksoi se në vend ekzistojnë dy koncepte, njëri është për Maqedoninë e Veriut evropiane dhe tjetri kundër anëtarësimit të vendit në Bashkimin Evropian. “Një koncept është për Maqedoni të Veriut evropiane, shtet që po negocion me BE-në, shtet që dëshiron të përmbushë detyrimet e veta të marra me BE-në, duke ruajtur gjuhën maqedonase dhe identitetin e popullit maqedonas dhe të gjitha karakteristikat kulturore dhe karakteristikat e popullit maqedonas, në çdo kuptim, theksoi Kovaçevski, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve…

Lexo më Shumë

Mbledhja e Këshillit Qendror të BDI-së ka filluar sot në Tetovë. E në këtë mbledhje veçse kanë filluar të shprehen pakënaqësitë brenda partiake. Siç njofton KlanMacedonia, Talat Xhaferi, nuk pajtohet me propozimin e kreut integrist Ali Ahmeti, i cili propozoi Blerimi Bexhetin si Sekretar Organizativ Izet Mexhiti, Arbër Ademi dhe Arbana Pasholli për Nënkryetar. Talat Xhaferi tha se dega e Gostivarit nuk pajtohet me propozimin dhe propozoi që të ketë edhe dega e Gostivarit nënkryetar. E me propozimin e tij nuk u pajtua Musa Xhaferi. Talat Xhaferi në shenjë pakënaqësie lëshoi i pari mbledhjen duke dalë jashtë sallës ku po…

Lexo më Shumë

BDI ka mbledhur Këshillin e Përgjithshëm ku po zgjedh organet partiake. Në këtë mbledhje, Ali Ahmeti ka propozuar Musa Xhaferi dhe Bekim Neziri, për anëtarë të Këshillit mbikëqyrës. Përveç Xhaferit dhe Nezirit, Ahmeti propozoi edhe Juamin Sinanin, Zenun Matjanin, Memet Selamin, Shukri Masuricën dhe Nedim Ramizin. Për këtë propozim nuk kishte asnjë votë kundër. Në Këshillin e Përgjithshëm të BDI-së pritet që formimi dhe puna e organeve të rezultojë me analiza dhe vendime për të ardhmen. Kjo vjen si rezultat I letrës së hapur që I ashtuquajturi “Grupi i Zjarrit” ia dërgoi Ali Ahmetit duke shprehur pakënaqësi nga puna e…

Lexo më Shumë

Maqedonia e Veriut tërhiqet nga gara për Eurovision 2023. Lajmin e ka konfirmuar drejtori i Radio Televizionit të Maqedonisë, Marjan Cvetkovski. Ai u shpreh se Maqedonia e Veriut për herë të parë pas pavarësisë nuk do të jetë pjesë e festivalit, ndërsa shtoi se mjetet financiare për këtë ngjarje do të përdoren për pagesën e energjisë elektrike. “Po, ne nuk do të marrim pjesë në Eurovizion. Nuk kemi paguar tarifën e regjistrimit. Problemi më i madh është rryma dhe kostot e larta, të cilat do të dalin nga udhëtimi dhe qëndrimi në Britaninë e Madhe. Për shkak të kësaj situate…

Lexo më Shumë

Dje në orën 10:20 në fshatin Negotinë të Gostivarit, janë privuar nga liria tre të mitur nga fshati Senokos. Ata dyshohen se gjatë ditës në fshatin Senokos kanë marrë një automjet pasagjerësh Opel Vectra pronë e I.B. Automjeti është gjetur dhe i është kthyer pronarit, ndërsa personat janë ndaluar në stacionin policor. Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj personave do të bëhet parashtresa përkatëse.

Lexo më Shumë

Vera e nxehtë dhe reshjet e dendura të shtatorit përgjysmuan prodhimin e qepës nga korrja e sivjetshme në rajonin e Gostivarit. Fushat këtë vit nuk do të japin të ardhurat e dëshiruara për punën dhe paratë e investuara. Në markete do të gjeni gjysmën e sasisë së qepëve. Qepa e Banjicës është shumë e vlerësuar dhe e kërkuar në Pollog e më gjerë dhe ka një traditë shumëvjeçare kultivimi. MIA-ja ishte në terren në fushat e fshatit Banjica e Epërme dhe e Poshtme. Banjicasit, të paktët që ende merren me kopshtari, në fillim të tetorit grrumbullonin qepën. Në pamje të…

Lexo më Shumë

Ministria e Ekonomisë në Maqedoninë e Veriut është ende duke analizuar mundësinë e vazhdimit të orës verore edhe gjatë dimrit, megjithëse ministri i këtij dikasteri Kreshnik Bekteshi paralajmëroi se vendimi duhet të jetë gati deri në fund të javës. Është kërkuar mendim nga Akademia Maqedonase e Shkencave dhe Arteve (AMSHA)dhe Byroja e Metrologjisë dhe sapo të merret mendimi i tyre, siç tha dje ministri Bekteshi, analiza do t’i dërgohet Qeverisë, e cila duhet të marrë vendimin përfundimtar. Vendimi nëse do të mbahet koha verore apo do të kalohet në orën dimërore duhet të merret në fund të këtij muaji. Edhe…

Lexo më Shumë

Ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi dhe drejtori i përgjithshëm i SHA ESM, Vasko Kovaçevski, sot kanë dhënë deklarata për media pas vizitës në Toplana Istok ku kanë shënuar fillimin e sezonit të ngrohjes. Por pas 25 minutash të folur për mediat, duket se ministri ishte lodhur duke dhënë përgjigje. Kështu, kur u pyet nëse ishte marrë ndonjë vendim për ndryshimin e orës verore, ministri u tha gazetarëve: closevolume_off “Tani, mendoj se duhet t’u përgjigjemi të njëjtave pyetje çdo ditë, deri 30 tetor është afati që duhet të sjellim vendimin, ne si ministria e Ekonomise kemi dërguar kërkesë për mendim nga…

Lexo më Shumë

Me fillimin e punës së ngrohtoreve “Lindje” dhe “Perëndim”, në Shkup ka nis sot sezoni I ngrohjes qendrore. Autoritetet thanë se energjensa për prodhimin e energjisë së ngrohje ka deri në fund të muajit. “Qytetarët janë siguruar me energji për ngrohje, për shkak se kemi siguruar energjensa deri në fund të muajit, kurse me mënyrën se si do të funksionojë centrali privat I gazit TE-TO do të dijmë nëse do ta tërheqim energjinë e ngrohjes nga atje ose plotësisht do të prodhojmë energji në ngrohtoret tona që I kemi me qiran ga SH.A “Adora” në ngrohtoret Lindje dhe Perëndim” –…

Lexo më Shumë

Ish-Ministrja e Mbrojtjes dhe ish-Nënkryetarja e LSDM-së, Radmila Sheqerinska, është zgjedhur Nënkryetare e Partisë së Socialistëve Evropian. “Është hera e parë që Partia e Socialistëve Evropian zgjedh në këtë pozitë një personalitet që vjen nga vendi që nuk është anëtar I BE-së. Falënderoj Presidentin e ri, Stefan Loven, për propozimin dhe kolegët për mbështetjen” – ka shkruar Sheqerinska në Facebook. Në Kongresin e Partisë së Socialistëve Evropian në Berlin, Kryeministri shumëvjeçar i Suedisë dhe lideri I socialdemokratëve të atjeshëm, Stefan Loven, është zgjedhur Kryetar I ri I Partisë./KlanMacedonia/

Lexo më Shumë

Sektori për Punë të Brendshme – Shtip, ka ngritur kallëzim penal kundër E.M.(36) nga Koçani për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për “dhunë” dhe “sulm ndaj zyrtarit gjatë kryerjes së punëve të sigurisë”, njofton Ministia e Punëve të Brendshme. “Më 20 gusht 2022, rreth orës 01:00 në një pompë të benzinës në Koçan, i akuzuari ka sulmuar fizikisht tre persona, ndërsa pas mbërritjes së policëve ka sulmuar edhe njërin prej tyre”, thuhet në raportin policor.

Lexo më Shumë