Mot me diell me vranësira nëpër lugina
Në pjesën më të madhe të vendit sot do të mbajë mot me diell me vranësira të ulëta deri në mesatare. Në disa lugina dhe përgjatë Vardarit do të ketë paraqitje të mjegullës apo vranësira të ulëta, të cilat pasdite pjesërisht do të ulen.
Temperatura minimale do të lëvizë në interval prej -4 deri në 3 gradë Celsius, ndërsa ajo maksimale do të arrijë nga 9 deri në 17 gradë Celsius. Në vende me mjegull temperatura do të lëvizë nga 5 deri në 7 gradë.
Në Shkup në pjesën më të madhe të ditës do të ketë mjegull, e cila pasdite pjesërisht do të ulet. Temperatura minimale do të zbresë deri në 0, ndërsa ajo maksimale do të arrijë në 6 gradë Celsius.
Sinoptikët paralajmërojnë një periudhë me mot të qëndrueshëm dhe kryesisht të qetë me temperatura relativisht të larta ditore. Nëpër lugina, përfshirë edhe luginën e Shkupit, edhe më tej të ketë paraqitje të mjegullës dhe vranësira të ulëta me intensitet të ndryshueshëm, sidomos gjatë natës dhe paradites, si dhe ulje të temperaturave gjatë ditës.
Të martën pasdite do të fillojë të fryjë erë mesatare veriperëndimore, sidomos përgjatë Vardarit, e cila do të vazhdojë edhe të mërkurën, për shkak të së cilës kushtet me mjegull do të ulen përkohësisht.



