Author: Hamdi Kumanova

Qeveria jonë i ka tradhtuar dhe zhgënjyer maqedonasit në Bullgari, të cilët menduan se më në fund kanë ardhur kohë më të mira në të cilat do të mund të ushtrojnë të drejtat dhe liritë e tyre njerëzore, për të cilat luftojnë prej vitesh, shkruan ish-kryeparlamentari Tito Petkovski. Ai me statusin e profilit të tij në Facebook analizon hapjen e klubit maqedonas dhe atij bullgar, menjëherë para hapjes në Blagoevgrad “Nikola Vaptsarov”. Petkovski ka komentuar deklaratën e ministrit të Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, i cili sot tha se hapja e klubeve të tilla i dëmton të dyja komunitetet. -Më…

Lexo më Shumë

Me rastin e muajit rozë, muaji për vetëdijësimin e popullatës mbi kancerin e gjirit, Komuna e Gostivarit në bashkëpunim me shoqatën “Ezra” (ish Borka), e cilat merret me mbrojtjen e të drejtave të grave që vuajnë nga kanceri në gji, llojet tjera të kancerit dhe sëmundje të tjera, organizuan punëtori në Gostivar. Kryetari i Komunës së Gostivarit, Arben Taravari në debat theksoi se komuna financon 50 mamografi për gjininë femërore bashkërisht me ordinancën private “Ro Medika” nga Gostivari. Kujtojmë se Komuna e Gostivarit para dy muajsh themeloi Komisionit për mbrojtjen e të drejtave të pacientit, ku bëjnë pjesë edhe ata…

Lexo më Shumë

Tetovari, restoranti I të cilit u bë pjesë e një dokumentari të njohur të regjisorit Phil Rosenthal nga Netflix, Adnan Akiki ka edhe një porosi për të rinjtë Tetovarë. Ai I gëzuar për suksesin e tij ka deklaruar që shpresojmë që në afat sa më të shkurtër kohorë këtë interesim si në Split Netflix ta ketë për ndonjë Gastronom në Tetovë, ai duke ju përgjigjur pyetjes së Gazetarit të Tetova sot Nevrij Ademi se çfarë porosie ka për të rinjtë është përgjigjur “Porosia ime për të rinjtë është nuk duhet që ata ta humbin vullnetin gjithmonë duhet të mundohen të…

Lexo më Shumë

Bullgaria mund të vërë veto ndaj Maqedonisë në çdo fazë të negociatave me BE-në, tha zëvendëspresidentja Iliana Jotova nga Zagrebi. Në Kroaci, ajo u takua me presidentin Zoran Milanoviç, me të cilin diskutuan për zonën Shengen. Jotova, siç raporton BNR, e njoftoi presidentin kroat për rezervën e Bullgarisë për të dhënë dritën jeshile për fillimin e negociatave të Republikës së Maqedonisë për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Sipas zv.presidentes bullgare, Bullgaria duhej t’i shpjegonte më qartë argumentet e saj historike. “Ato që vlejnë nga sot, më së shumti për bullgarët në Maqedoni dhe qëndrimi ndaj tyre. Duke marrë parasysh regjistrimin e…

Lexo më Shumë

Kryetari i Komunës së Butelit, Darko Kostovski ka njoftuar opinionin se janë bërë me bekatonka një pjesë e madhe prej rrugëve qasëshe në Shkup Veri, transmeton Almakos “Në mënyrë intensive po ndërtohen rrugët qasëshe në Shkup Veri. Kanë përfunduar me pjesën e parëj gjithsejtë 17 rrugë qasëshe deri në banesa me elemente paver në Shkup Veri. Vazhdojmë me rikonstruimin e hyrjeve qasëshe për në banesa dhe përfundimisht do të tejkalohet problemi me vërshimet në hyrje të banesave.”, shkroi Kostovski.

Lexo më Shumë

Mungesa e ekspertëve po bëhet shkak që tash e disa vite rasti i aksidentit në Llaskarcë ku humbën jetë 16 persona të ngelet pa epilog gjyqësor. Për këtë çështje, kreu i Gjykatës Penale në Shkup Ivan Xholev, u përgjigj me shaka. “Informacionet e mia thonë që ndërprerja është për shkak se mungojnë ekspertë të asaj fushe, për fat të keq në Maqedoni shumë gjëra mungojnë, do të bëj shaka, me siguri mungojnë avionë, tanke, mungojnë edhe ekspertë”, deklaroi Ivan Xholev, kryetar i Gjykatës Themelore Penale në Shkup. Kërkesa për super ekspertizë deri te Byroja për Ekspertiza Gjyqësore është dërguar në…

Lexo më Shumë

Kadri Adili është dënuar me kusht për veprën penale mashtrim, sipas vendimit të gjykatës brenda 5 muajve, i njëjti do të duhet ti kthejë të hollat e të dëmtuarve. Në të kundërtën vendimi do të shëndrrohet në burg fiktiv prej 11 muajsh. Në fuqi mbesin akoma masat e marrjes së dokumenteve të udhëtimit si dhe paraqitja një herë në javë në një person zyrtar.

Lexo më Shumë

SALI NUK KA INFORMACION, DURAK THOTË SE PACIENTËT E TEPROJNË Po presin rradhë para barnatorës për insulin në poliklinikën e Bit Pazarit për të marrë shirit për matjen e sheqerit. Njëra prej tyrë është Xhejda Tusha e cila kishte ardhur të merr shirit për nënën e saj. Ka dy muaj që vjen, por shirit për matjen e sheqerit nuk ka. “Mami ime dërgoi të marr shirit por nuk kishte. Mami im ka dy muaj që ka mbetur pa shirit për ta matur sheqerin. Çfatë do të bëni a i bleni privatisht? Rrogat janë të ulëta për t’i blerë privat.”. “Jo…

Lexo më Shumë

Sulmi i ashpër i hakerëve nga grupi rus BlackByte ka paralizuar disi punën e Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave. Disa punonjës të MBPEU dëshmuan për Vërtetmatësin se nuk kishin qasje në internet në ministri, adresat elektronike të punonjësve nuk funksiononin dhe nuk mund të përdornin kompjuterët. Tani, vetëm në një pjesë të ditës vihen në përdorim sistemet elektronike, të cilat u nevojiten qytetarëve, si p.sh., subvencionet për fermerët, dhënien e vendimeve etj. Më pas për arsye sigurie fiken sërish, sepse problemi ende nuk është tejkaluar plotësisht. Pasojat nga grupi rus i hakerëve padyshim do të jenë rreth…

Lexo më Shumë

Për të tretën ditë radhazi në gjimnazin “Nikola Karev” në Shkup është marrë njoftim për bombë. Siç njofton MPB-ja, është raportuar se rreth orës 14:00 në adresën elektronike të shkollës së mesme është dërguar kërcënim për bombë. Nga atje njoftojnë se po marrin masa për evakuimin e nxënësve. “Sot (28.10.2022) në SPB Shkup rreth orës 14:00 është raportuar se në adresën e emailit të një shkolle në Shkup është dërguar kërcënim me mjet shpërthyes. Menjëherë pas marrjes së kallëzimit, nga efektivët e policisë merren masa për evakuimin e sigurt të nxënësve”, thonë nga MPB për Klan M.

Lexo më Shumë

Pjestarët e policisë të SPB Tetovë në bashkëpunim dhe koordinim me Qendrën për Çështje Sociale Tetovë, dje (27-tetor) nga ora 08:30 deri në ora 12:00 në Tetovë, kanë kryer kontroll të përbashkët në kuadër të aktiviteteve të parapara për ballafaqim me dukuri asociale në zonë, para së gjithash kërkim lëmoshë (lypsarët). Në kontrollin e kryer në disa rrugë të zonës qendrore të qytetit, janë gjetur dhe sanksionuar dy persona, një grua 48-vjeçare nga një fshat i Tetovës dhe një 61-vjeçar nga Tetova, të cilët kërkonin lëmoshë në rrugë dhe vende të ndryshme. Për të dy do të përgatiten parashtresa përkatëse…

Lexo më Shumë

Përfaqësuesit e Fakultetit Ekonomik të Universitetit të Tetovës, Prof. Dr. Brikend Aziri dhe Prof. Dr. Raman Ismaili, më 21 tetor 2022 u pritën në një takim zyrtar nga dekani i Fakultetit të Ekonomisë, Menaxhmentit dhe Kontabilitetit i Universitetit të Maltës, Prof. Dr. Emanuel Said. Në këtë takim pune, përfaqësuesit e Fakulteteve të Ekonomisë nga të dy universitetet u pajtuan që përmes nënshkrimit të marrëveshjeve të reja në mes këtyre njësive akademike ta intensifikojnë bashkëpunimin ndërinstitucional për shkëmbim të stafit akademik në suaza të ERASMUS platformës e cila duhet të jetësohet nga viti akademik 2023/2024; të shqyrtohen mundësitë për bashkëpunim bilateral…

Lexo më Shumë