Dimitar Kovaçevski duhet të prononcohet se çfarë marrëveshje është arritur në Tiranë, ku sërish janë dakorduar veprime dhe politika për Maqedoninë. Reagimi vjen sërish nga VMRO-DPMNE-ja, të cilët, sic thonë, nuk besojnë se partitë e koalicionit me Kovaçevskin, në Tiranë kanë udhëtuar vetëm për darkën e fillimvitit. “Kovaçevski duhet të thotë se cfarë detyrash ka marrë nga Ali Ahmeti? A do t`i realizojë Kovaçevski marrëveshjet në Tiranë, a bëhet fjalë për biznese ose tradhëti të reja, vetëm që të vazhdojë koalicioni I krimit dhe korrupsionit? A bëhet fjalë për licensa për firma të reja për tregti me rrymë, a janë…
Author: Hamdi Kumanova
Gjykatësit Enver Bexheti dhe Lirije Elezi i kanë shpëtuar dy dekada burg ish shefit të policisë sekrete Sasho Mijalkov edhe atë në lëndët Target Fortesa dhe Thesari, duke i zvarritur qëllimisht procedurat përmes mbajtjes së dokumenteve në sirtar me muaj. Kështu ka vlerësuar Këshilli Gjyqësor. Raporti ka konstatuar se gjykatësi ambicioz Enver Bexheti i cili aktualisht synon të bëhet gjyqtar suprem, pa asnjë arsye relevante lëndën për përgjimin masiv të njohur si Target Fortesa e ka mbajtur në sirtar për 9 muaj dhe kështu, janë krijuar kushtet që Mijalkov të mos mbajë as 1 ditë burg për këtë, edhe pse…
Kovaçevski: Lista e sanksioneve nuk ishte temë diskutimi me Chollet Çështjet aktuale me rëndësi për eurointegrimet e shtetit, për ballafaqim me krizën ekonomike dhe energjetike, për situatën në kontekst rajonal, këto janë temat që janë diskutuar në takimin e zhvilluar sot në Shkup, këshilltarit të lartë të Departamentit Amerikan të Shtetit, Derek Chollet dhe kryeministrit, Dimitar Kovaçevski, pas të cilit nuk kishte prononcime për media. Megjithatë, për këtë takim, kryeministri ka folur sot gjatë ditës në një aktivitet tjetër. I pyetur nëse është biseduar për ekipin e sanksioneve nga ShBA, i cili para disa javëve ishte në qëndroi për disa…
Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë ka tërhequr një grup produktesh bambuje nga tregu i Maqedonisë, për shkak të rrezikut të mundshëm për shëndetin e njerëzve. Prodhues i këtyre pjatave dhe kupave është DOREL nga Franca, ndërsa importues në Maqedoni është “BEBE HOME VIB DOOEL” nga Shkupi. Arsyeja e tërheqjes është pasiguria e grupit të produktit. “Njoftojmë konsumatorët se në bazë të një njoftimi të marrë nëpërmjet sistemit RASSF (me numer 2023.00120) dhe pas kontrollit po tërheqim nga tregu produktet e pasigurta: pjata bambu, kupa bambu, pjata te thella, pjata me ndarje dhe sete. Arsyeja e tërheqjes janë produkte të pasigurta…
Beteja për terren duket se po intensifikohet çdo ditë e më shumë mes të ashtuquajturit “ Grupi i Zjarrit” dhe BDI-së. Të dyja palët kanë përveshur mëngët për takime me simpatizantët. Vetëm një ditë më parë Izet Mexhit, përmes një postimi në facebook njoftoi se të shtunën në orën 19 do të realizojnë takim me strukturat e degës së Manastirit. Dy orë më pas nëpër rrjetet sociale u plasua një tjetër postim nga ana e Artan Grubit dhe disa ministrave të tjerë të BDI-së ku paralajmërohej takim informativ nëpër degët e partisë në Çegran të Gostivarit për ditën e shtunën…
Gjykata e Apelit, respektivisht trupi gjykues në rastin “Alfa” ka vepruar në kundërshtim më Ligjin e procedurës penale në ankesën e Almir Derplanin për lartësinë e dënimit. Raporti i Këshilli Gjyqësor, të cilin e ka siguruar Alsat konstaton se këshilli që ka vepruar në këtë lëndë në krye me gjykatësin Zoran Dimitrievski ka lejuar zvarritjen e procedurës edhe pse ligji i ka mundësuar të kundërtën. “Konstatohet se seanca është shtyrë disa herë me kërkesë të avokatit mbrojtës dhe pa marr masa për të penguar zvarritjen e procedurës gjë që vërteton se është vepruar në kundërshtim me Nenin 422, paragrafi 3…
Ish drejtori i Doganës, Dragan Daravellski i arrestuar ditë më parë nga policia kufitare në “Tabanoc” do të vuaj dënimin me burg prej 7 viteve. Lënda e tij do të vjetërsohet në mars të vitit 2028. “Në bazë të njoftimit nga Gjykata Themelore në Kumanovë vjetërsimi absolut i dënimit të ekzekutuar hyn në fuqi më 26.03.2028. Vjetërsimin e konstaton gjykata”, thonë nga Ministria e Drejtësisë. Avokati i tij mbrojtës ka bërë kërkesë për rigjykim. Në arsyet e potencuara theksohet dënimi i tij në mungesë. “Avokati i tij mbrojtës ka dorëzuar kërkesë për rigjykim për faktin se ai është dënuar në…
Ani pse kaluan festat e vitit të ri, çmimet e produkteve bazike po vazhdojnë të rriten. Së fundi rritjes së çmimeve iu janë bashkuar edhe rritja e çmimit të vezëve, duhanit dhe mishit. Qytetarët nuk e kanë pritur aspak mirë, të cilë i konsiderojnë si çmime të papërballushme. Madje, jo vetëm qytetarët në Kosovë po ankohen, rritje të papërballushme e ka konsideruar edhe mërgimtari nga Amerika. Për më shumë ndiqni videon më poshtë:
Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla përmes një shkrese zyrtare i është drejtuar Ministrisë së Punëve të Brendshme të Gjermanisë për t’i kërkuar që të lejojë hyrjen në Gjermani me pasaportë të skaduar të kosovarëve që kanë leje qëndrimi atje.Kjo kërkesë e ministrit Sveçla drejt autoriteteve gjermane është bërë për shkak të mungesës së materialit për lëshimin e pasaportave të reja. Lidhur me këtë kërkesë të ministrit Sveçla në një përgjigje për Express kanë folur nga ministria e Punëve të Brendshme të Gjermanisë të cilët kanë thënë se e kanë pranuar kërkesën e Ministrisë së Brendshme. MPB…
Dy përfaqësues të ambasadës keniane në Romë i kanë kërkuar shefit të komisariatit nr.1 në Tiranë, Petrit Halos informacion lidhur me hetimet për dhunimin e vajzës keniane Joy në kryeqytet, në gusht të vitit të kaluar. Ata i kërkojnë informacion në lidhje me hetimet që po kryhen për ngjarjen, si dhe nëse autoritetet shqiptare kanë identifikuar autorët e ngjarjes së rëndë. Dosja fillimisht u regjistrua më prokurori për plagosje të rëndë me dashje, por më pas iu rikthye sërish polici për t’u plotësuar. Keniania 22-vjeçare kishte ardhur në Shqipëri për të punuar në një kazino në shkurt…
Shqipëria do të përjetojë rritjen më të ulët ekonomike gjatë vitit 2023, krahasuar me vendet e tjera të rajonit. Ky është parashikimi i zymtë që Banka Botërore bën në raportin mbi Perspektivën Ekonomike Globale për këtë vit. Sipas raportit, ekonomia e vendit tonë parashikohet të rritet me vetëm 2.2%, ndërsa Kosova do të ketë rritjen më të lartë ekonomike në rajon në nivelin e 3.7%. BANKA BOTERORE “Ekonomitë e shteteve të vogla pritet të kenë rikuperime të dobëta dhe mund të përballen edhe me humbje të përhershme në sektorin e prodhimit. Në vendet e Ballkanit Perëndimor, proceset…
Delegacioni i Republikës së Maqedonisë së Veriut, i kryesuar nga Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, sot fillon vizitën zyrtare në Vjenë, në cilësinë e kryesuesit të OSBE-së në vitin 2023. Siç njoftojnë nga MPJ, sot Osmani do të realizojë takim me Ministrin e Punëve të Jashtme të vendit nikoqir të OSBE-së, Aleksandar Shallenberg, pas së cilës do të mbajë brifing për media, me të cilët do të ndajë informacione për programin e kryesimit të Republikës së Maqedonisë së Veriut me OSBE-në në vitin 2023. Agjendën e 12 janarit Osmani do ta nisë me takim me Sekretaren e Përgjithshme…

