BRENDA 30 DITËVE DUHET TË PËRFUNDOJNË RIPARIMET Elektranat e Maqedonisë së Veriut njoftojnë se po sanohet rërshqitja e tokës dhë ndërtohet një kanal I ri betoni, pas dëmeve të shkaktuara të shtatorit në kanalin për akumulimin e ujrave për hidrocentralën Vërben në hidrosistemin Mavrovë. Rrëshqitja e tokës nga shirat e rrëmbyeshëm më 27 Shtator shkaktuan dëmtimin e kanalit të ndërtuar qysh në vitin 1950. Me leje të Byrosë për furnizime publike, sic njofton EMV-ja, me procedurë të shpejtë një firmë ndërtimore nga Tetova është zgjedhur kryerës I punëve, që tashmë ka nis punën në terren dhe sipas vlerësimeve duhet të…
Author: Hamdi Kumanova
Të nderuar, Alternativa po e ndjek me kujdes të veçantë debatin për ndryshimet eventuale kushtetuese që, përveçse kanë të bëjnë me vazhdimin e procesit euro-integrues të Republikës së Maqedonisë së Veriut, synojnë ta bëjnë edhe mënjanimin e kualifikimit të padinjitetshëm të gjuhës shqipe në kushtetutën e Republikës së Maqedonisë së Veriut. Me këtë rast po theksojmë se Alternativa dakordohet plotësisht se koncepti i ndërtimit të shtetit, i definuar në kushtetutën aktuale, tashmë është tejkaluar dhe nuk mund të vazhdojë akoma formulimi aktual ofendues normativ, që gjuha shqipe të përkufizohet me përqindje. Partitë politike duhet t’i tejkalojnë të gjitha barrierat,…
Drejtoria për të Ardhura Publike i informon taksapaguesit dhe shfrytëzuesit e shërbimeve elektronike të sistemit e-Tatime, se për shkak të aktiviteteve dhe intervenimeve të planifikuara në pjesën e IT sistemit të DAP-it sot janë të mundshme ndërprerje në e-shërbimet në periudhën nga ora 9 deri në orën 17, njofton Portalb. “und të ketë ndërprerje të e-shërbimeve, në funksioniminit të MPIN sistemit, me ç’rast do të pranohen përllogaritje përmes mejlit, por, përllogaritjet nuk do të mund të përpunohen dhe të gjenerohen deklarata, ndërsa në ndërprerje do të jenë edhe e-PDD dhe TVSHime”, theksojnë nga DAP-i. Sapo të përfundojnë aktivitetet, siç potencojnë,…
Republika e Maqedonisë së Veriut e ruajti nivelin e rejtingut kreditor “BB+” me perspektivë negative që është si rezultat i politikave të mirëfillta të qeverisjes, si dhe politikës makroekonomike, financiare, kredibile dhe koherente që është konsistente me kursin afatgjatë fiks devizor. Rejtingu kreditor “BB+” me perspektivë negative është konfirmuar në raportin e fundit të Agjencisë së Rejtingut Kreditor “Fitch”, njofton Portalb. Për Republikën e Maqedonisë së Veriut është veçanërisht e rëndësishme që rejtingu kreditor, i cili rezulton nga zbatimi i politikave të mirëfillta, është ruajtur në kushte të ndikimit të madh të krizës globale të çmimeve dhe asaj energjetike. “Fitch”…
Gjatë ditës së djeshme në periudhën nga ora 12:00 deri në orën 16:00 në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut gjatë aksionit të realizuar të automjeteve që realizojnë transport publik të nxënësve, për rritje të sigurisë së nxënësve nga shtëpia deri në shkollë dhe nga shkolla për në shtëpi, janë arrestuar dy persona për prishje të rendit dhe qetësisë publike, ndërsa janë konstatuar edhe 84 kundërvajtje trafiku, njofton Portalb. Siç informon Ministria e Punëve të Brendshme, nga numri i përgjithshëm i kundërvajtjeve, 26 automjete janë dërguar në kontroll të jashtëzakonshëm teknik, ndërsa janë shqiptuar pesë sanksione për drejtim të…
Në Maqedoni për momentin funksionojnë vetëm dy deponi rajonale, në Rajonin Planor të Shkupit dhe atë të Pollogut, – „Drislla” dhe „Rusino”, por vetëm deponia e Shkupit ka leje ekologjike të integruar A nga Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, edhe pse edhe tek ajo nevojiten investime për instalime për selektimin sekondar dhe trajtimin e mëtejshëm të mbeturinave të grumbulluara, shkruan Portalb.mk dhe Meta.mk. Ndërtimi i sistemeve rajonale për menaxhimin me mbeturinat është kusht i rëndësishëm për anëtarësimin e ardhshëm të Maqedonisë në Bashkimin Evropian, i theksuar si kërkesë edhe në Raportin e fundit të Komisionit Evropian për progresin e reformave të…
Sot në orën 14:30 pritet të fillojë Mbledhja e Kryesisë së re të BDI-së, ku ministrat, zëvendësministrat dhe sekretarët shtetërorë nga radhët e kësaj partie duhet të japin llogari për punën e tyre. Pikat e agjendës së sotme të propozuara nga kryetari i kësaj partie, Ali Ahmeti, pritet të jenë këto: Informim i Kryetarit te BDI-së rreth situatës politike ne vend;Konstituimi i Sekretariateve te partisë;Raporti i punës se ministrave, zëvendësministrave dhe sekretarëve shtetërorë;Tjetër. Pasi Ahmeti të informojë rreth situatës politike në vend, pritet emërimi i sekretarëve të partisë dhe udhëheqësit e sekretariateve, siç janë ato për ekonomi, drejtësi, bujqësi e…
Gjuha maqedonase në BE njihet dhe konfirmohet, njëherë e përgjithmonë, në të njëjtin nivel me të gjitha gjuhët në Union. Me nënshkrimin e kontratës së Frontex është bërë një hap historik. Është dokumenti i parë me Bashkimin Evropian në gjuhën zyrtare maqedonase, i pastër, pa fusnota, pa yllza dhe shtesa, thuhet në njoftimin e LSDM-së. Partia thekson se marrëveshja është miratuar nga të 27 anëtarët, në të së bashku me gjuhën maqedonase, janë emrat dhe gjuhët e të gjitha vendeve anëtare të BE-së, përfshirë Greqinë dhe Bullgarinë. Ëndrra dhe amaneti i Bllazhe Koneskit, të gjithë aktorëve që në të kaluarën…
Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka arritur kursim të energjisë elektrike prej 35% në muajin shtator 2022, krahasuar me muajin e njejtë të vitit të kaluar. Këtë shtator, sipas faturës së dorëzuar nga furnizuesi i energjisë elektrike, MASH ka harxhuar 29 mijë e 700 kwh, ndërsa në shtator 2021 janë harxhuar pothuajse 46 mijë kwh. Të dhënat konfirmojnë se punonjësit e MASH-it respektojnë dhe zbatojnë plotësisht rekomandimet e Qeverisë për uljen e konsumit të energjisë elektrike dhe ngrohjes në periudhën nga 1 shtatori 2022 deri më 31 mars 2023. Sjellja e përgjegjshme që kursen energjinë elektrike dhe nuk prish funksionimin…
Në praninë e kryeministrit Dimitar Kovaçevski dhe homologut të tij bullgar Galab Donev, sot në vendin Shuplin kamen në afërsi të Kumanovës, zyrtarisht do të shënohet vazhdimi i ndërtimit të hekurudhës për në Bullgari, në të cilën nuk ka asnjë aktivitet ndërtimor që nga qershori i vitit 2020. Në këtë ngjarje do të prezantohet projekti për fazat e ardhshme të ndërtimit të seksionit, ndërsa fjalime do të kenë kryeministrat Kovaçevski dhe Donev, zëvendëskryeministri i parë dhe ministër për Sistem Politik dhe Marrëdhënie ndërmjet Bashkësive Artan Grubi, ministri i Transportit dhe Lidhjeve Bllagoj Boçvarski, drejtori i NP “HRMV Infrastruktura” Hari Lokvenec,…
Prej sot fillon llogaritja dimërore e kohës, gjegjësisht akrepat e orës në orën 3 pas mesnate do të zhvendosen një orë prapa. Qeveria vendosi të mbajë sistemin aktual të numërimit të kohës pas analizave të bëra, nëse do të vazhdojë me numërimin veror. Ministria e Ekonomisë ishte ngarkuar të bënte të gjitha analizat e nevojshme për të parë nëse do të ishte e mundur kursimi i energjisë elektrike dhe termocentralit nëse do të mbetej llogaritja verore. Nga llogaritja e treguar për nxehtësinë e kërkuar dhe nga analiza e ndryshimeve të temperaturave të jashtme në nivel orar, u vu re se…
Zëvendëskryeministri i angazhuar për Çështje Evropiane dhe kryenegociator i vendit me BE-në, Bojan Mariçiqnë profilin e tij në Fejsbuk publikoi se sot është mbajtur seancë konstituive Komiteti i punës për integrim evropian. “Sot e mbajtëm seancën konstituive të Komitetit të punës për integrim evropiane (KPIE), trup i cili më shumë se dy dekada është pjesë e mekanizmit koordinues të Maqedonisë së Veriut me Bashkimin Evropian, tani me një funksion të ri plotësues duke pasur parasysh fillimin e procesit të negociatave inkuadruese për anëtarësim në BV+ashkimin Evropian”, theksoi Mariçiq. Zëvendëskryeministri thotë se duke pasur parasysh se skriningu bilateral është aktiviteti më…

