Minus nëntë gradë janë matur mëngjesin e sotëm në orën shtatë në Kodrën e Diellit, ku ka një shtresë dëbore prej 11 centimetra. Katër gradë pas zeros janë regjistruar në Mavrovë dhe Krushevë, -3 në Lazaropolë, -2 në Berovë, Pretor dhe Dibër, -1 në Ohër, 0 në Manastir, Prilep, Kriva Pallankë, Strumicë, 2 në Tetovë, Vinicë, Kumanovë, 3 në Shkup-Petrovec, Shkup-Zajçev Rid, Shtip, Demir Kapi dhe 6 në Gjevgjeli dhe Dojran.
Siç njoftoi Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike (DPHM), gjatë gjithë natës dhe mëngjesit të sotëm do të mbizotërojë mot i vranët, përveç në pjesët jugperëndimore dhe skajet juglindore, ku mëngjesi i sotëm është me diell dhe vranësira të vogla. Fryn erë e lehtë deri në mesatare kryesisht nga drejtimi veriperëndimor.
Moti sot do të jetë me vranësira të ndryshueshme dhe i ftohtë me periudha me diell. Do të fryjë erë e dobët deri në mesatare nga drejtimi veriperëndimor, më e theksuar përgjatë Vardarit. Temperatura maksimale do të lëvizë nga 3 deri në 10 gradë Celsius.
Në Shkup do të mbajë mot me vranësira të ndryshueshme me diell dhe me erë të lehtë deri në mesatare nga drejtimi veriperëndimor. Temperatura maksimale do të arrijë deri në 7 gradë Celsius.