Kanë qarkulluar disa komente interesante të zyrtarëve kinezë, vetëm disa javë pasi liderët e dy vendeve, Putin dhe Xi u zotuan për thellim të marrëdhënieve bilaterale.
Gjatë bisedave private, një numër i zyrtarëve kinezë thanë për Financial Times se “Kina nuk duhet thjesht ta përcjellë Rusinë” në çështjen e Ukrainës.
Duket se, thënë thjesht, presidenti Xi, po tenton ta distancojë Kinën prej Rusisë (ose së paku të duket kështu në sy të perëndimit).
Kjo duket se Pekini e kupton se hezitimi për të dënuar Kremlinin dhe për t’iu bashkuar sanksioneve perëndimore në Evropë shihet si një mbështetje për luftën e Putinit.
Një zyrtar kinez tha: “Putin është i çmendur”, duke shtuar se “vendimi për pushtim ishte marrë prej një grupi shumë të vogël”.
Financial Times gjithashtu mëson se Kina “tani parashikon se Rusia do të dështojë kundër Ukrainës dhe do të dal nga konflikti si një fuqi e dobësuar”, shkruan Sky Neës, përcjell Periskopi.
Zyrtarët gjithashtu raportohen të kenë thënë se Moska nuk i kishte treguar Pekinit se ajo kishte ndonjë planë për ta lansuar pushtimin e plotë të Ukrainës para se kjo të ndodhte.
Në ndërkohëë, FT raportoi se duket se në Evropë shpresohet në shkallë të madhe se Kina mund të ndihmojë në ndalimin e Rusisë mbi përdorimin e armëve bërthamore.
“Kina gjithmonë do ta kundërshtonte përdorimin e armëve nukleare”, tha Susan Shirk, nga Univeristeti i Kalifornisë në San Diego.
“Por kur Xi i thotë këto gjëra drejt liderëve perëndimorë, ai dëshiron të shpërfaqë një distancim të dukshëm prej Rusisë”. /Periskopi/