Në qytetin e Bllagoevgradit në Bullgari më 30 tetor është hapur një klub kulturor maqedonas me emrin “Nikolla Vapcarov”, si kundërpërgjigje ndaj hapjes së klubeve kulturore bullgare në Maqedoninë e Veriut, me emra të disa personaliteteve nga Lufta e Parë dhe e Dytë Botërore, që kontestohen nga pala maqedonase. Klubi kulturor maqedonas në Bllagoevgrad është hapur nga shoqata “OMO Ilinden Pirin”, e cila tubon pjesëtar të pakicës maqedonase, por nuk njihet nga autoritetet bullgare. Në një deklaratë për media, përfaqësuesi i klubit, Atanas Maznov tha se hapja është bërë “me qëllim të afrimit të dy popujve”. Ai tha se shpreson…
Author: Hamdi Kumanova
“NDËRPRERJA E MËSIMIT NUK ËSHTË NË FAVORIN E ZHVILLIMIT TË NXËNËSVE” Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka dënuar denoncimet e rrejshme për bomba që këtyre ditëve I kishin marrë disa shkolla të mesme të Shkupit dhe që kishte ndikuar për ndërprerjen e pjesërishme të mësimit. MASH-i u ka bërë thirrje udhëheqësive të shkollave që të ngrisin nivelin e sigurimit dhe të vazhdojnë me procesin edukativo-arsimor. “Pushteti lokal, nën ingerencën e të cilëve janë shkollat fillore dhe të mesme, MASH-i dhe MPB-ja çdoherë kanë qenë të kapshëm kur duhej mbështetje shtesë, për shkak se të gjithë veprojmë për mbrojtjen e interesave…
Ish komandanti i UÇK-së dhe ish deputeti i BDI-së, Rafiz Haliti sot nga kryesia e re ka marrë një detyrë në BDI. Ai do të udhëheq me departametin për përkujdesje dhe trajtim të familjeve të dëshmorëve dhe invaldiëve të UÇK-së.
Ganiu: me inspektoratin do t’i largojmë menjëherë Një pjesë e qytetarëve kanë uzurpuar vendin publik me vendosjen e zinxhirëve të mbyllur me dry në Komunën e Çairit. Qytetarët që kishin veturat këtu nuk deshtën të flasin para kamerës por thonë se nuk kanë vend për të parkuar dhe për këtë kanë qenë të detyruar të veprojnë kështu. “Në mungesë të parkingjeve në rrugën “Agust Cezarest” qytetarët kanë vendosur zingjir për të rezervuar parking ndërsa në këtë mënyrë kanë uzurpuar një pjesë publike. Qytetarët të cilët e kanë uzurpuar vendin thonë se në mungesë të parkingjeve dhe se nuk kanë ku…
Bojan Mariçiq është i fundit në serinë e zyrtarëve dhe ministrave, përfshirë Kovaçevskin, të cilët nuk i nderojnë maqedonasit nga Bullgaria duke marrë pjesë në hapjen e klubit maqedonas. Ata shkojnë një hap më tej dhe i shajnë. Deklarata e Mariçiqit se hapja e një klubi maqedonas në Bllagoevgrad është një ngjarje private dhe nuk kanë për detyrë të marrin pjesë në hapje është poshtëruese, e turpshme dhe e padenjë, thuhet në deklaratën e VMRO-DPMNE. Partia shton se kjo vetëm tregon se kjo qeveri e LSDM-së po udhëheq një politikë të nënshtruar dhe tradhtare. Kjo deklaratë e Mariçiqit tregon se…
Rehabilitimi dhe intervenimet në Korridorin 8, hekurudha e cila e lidh Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe Republikën e Bullgarisë, po bëhen realitet. Me bashkëpunim të përkushtuar ndërtojmë ardhmëri të përbashkët, sigurojmë mundësi për biznes komunitetin, investojmë në lidhjen funksionale hekurudhore moderne, investojmë në lidhje të gjithë këtij rajoni. Këtë sot e porositi kryeministri Dimitar Kovaçevski në vazhdimin e ndërtimit të hekurudhësdrejt Buggarisë, tek vendi “Shupli kamen” në afërsi të Kumanovës, në të cilin morën pjesë edhe kryeministri i Bullgarisë Gallab Donev, zëvendëskryeministri i parë dhe ministër për Sistem Politik dhe Marrëdhënie midis Bashkësive Artan Grubi, ministri i Transportit dhe…
Në Mbledhjen e Këshillit të Partisë së Bashkimit Demokratik për Integrim disa nga zyrtarët dhe funksionarët e kësaj partie kanë arritur me vetura zyrtare në aktivitetet partiake. E njëri ndër to është edhe kryetari i komunës së Bogovinës Blerim Emshiu. Emshiu i pyetur nga gazetari i KlanM se për çfarë arsye përdorë veturën zyrtare në aktivitete partiake ai refuzoi të përgjigjet./KlanMacedonia/
Darko Kostovski, kryetar i Komunës së Butelit, paralajmëroi asfaltimin e dhjetë rrugëve në Luboten të Shkupit, transmeton Almakos. “ Në fazën e parë do të përfundojnë katër rrugë deri në fund të vitit, dokumentacioni projektues është në tërësi i përgatitur, shumë shpejt do të hapet edhe procedura tenderuese. Faza e dytë do të realizohet në vitin 2023, është duke rrjedhur përgatitja e dokumentacionit projektues. Në Luboten në këtë periudhë do të vijoje një investim në SH.F.K.”Liman Kaba”, për detajet do të njoftoheni shumë shpejtë.”, shkroi midis tjerash Darko Kostovski./Almakos/
Para fillimit të Mbledhja së Kryesisë së re të Bashkimit Demokratik për Integrim, zëdhënësi i partisë Bujar Osmani në një deklaratë për media tha se kjo është mbledhja e parë pas zgjedhjes së Kryesisë së partisë në Këshillin e Përgjithshëm. “Është mbledhja e parë konstituive e kryesisë pas zgjedhjes seë kryesisë në Këshillin e Përgjithshëm në të cilën ka disa pika ku do të miratohet Rregullorja e punës së kryesisë, do të emërohen drejtuesit e sekretariateve të partisë, dhe pastaj evaulimi i punëve të funksionarëve”, tha Osmani. /KlanMacedonia/
Zëvendëskryetari i parë i Qeverisë dhe ministër për Sistem Politik dhe Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive, Artan Grubi i shoqëruar nga kryeministri Dimitar Kovaçevski, kryeministri bullgar Galeb Donev, ministra, zëvendësministra e funksionarë të lartë kanë vënë gurrëthemelin e vazhdimit të punimeve të hekurudhës si pjesë e Korridorit 8. “Korridori 8 rrugor dhe hekurudhor janë investimet më të mëdha infrastrukturore që nga ekzistenca e vendit tonë, janë arterie e rëndësishme ekonomike, qëllime strategjike nga të cilat nuk mund të ketë kthim pas, janë perspektiva e së ardhmes për zhvillimin e vendit dhe konkretizimin e strategjisë së jetës më cilësore”, ka thënë Grubi para…
Sot në mesditë zjarri ka kapluar depon për auto pjesë Benfiko në lagjen Gazibabë të Shkupit. Sipas informatave të para zjarri ka shkaktuar vetëm dëme materilale. Ekipet e zjarrfikësve menjëherë kanë arritur në vend ngjarje. Ndërsa ende nuk dihen shkaqet të cilat e kanë shkaktuar zjarrin./KlanMacedonia/
BRENDA 30 DITËVE DUHET TË PËRFUNDOJNË RIPARIMET Elektranat e Maqedonisë së Veriut njoftojnë se po sanohet rërshqitja e tokës dhë ndërtohet një kanal I ri betoni, pas dëmeve të shkaktuara të shtatorit në kanalin për akumulimin e ujrave për hidrocentralën Vërben në hidrosistemin Mavrovë. Rrëshqitja e tokës nga shirat e rrëmbyeshëm më 27 Shtator shkaktuan dëmtimin e kanalit të ndërtuar qysh në vitin 1950. Me leje të Byrosë për furnizime publike, sic njofton EMV-ja, me procedurë të shpejtë një firmë ndërtimore nga Tetova është zgjedhur kryerës I punëve, që tashmë ka nis punën në terren dhe sipas vlerësimeve duhet të…

