Author: Hamdi Kumanova

Një burrë i armatosur me thikë plagosi disa persona në stacionin e trenit “Gare du Nord” në Paris të mërkurën në mëngjes, raportoi radioja “France Bleu”. Sulmuesi është “neutralizuar” nga policia, njoftoi ministri i Brendshëm i Francës, Gerald Darmanin, pa dhënë hollësi. Sulmi ndodhi rreth orës 6 e 40 minuta në mëngjes brenda stacionit të trenit, raportoi radioja “Franceinfo”, duke e cituar operatorin e hekurudhave, SNCF. Ky stacion është njëri prej më të ngarkuarve dhe lidhje e rëndësishme mes Parisit, Londrës dhe pjesës veriore të Evropës. Policia e ka siguruar zonën dhe trenat janë duke lëvizur normalisht, raportoi “Franceinfo”.…

Lexo më Shumë

Takimi i Tiranës dhe zbatimi i agjendave të huaja, sipas VMRO-DPMNE-së së Mickoskit, nuk mund t’i shpëtojë nga humbja LSDM-në dhe Kovaçevskin në zgjedhjet e ardhshme të parakohshme parlamentare, përcjell Klan Macedonia. “Heshtja e plotë nga ana e LSD-së për takimin në Tiranë është vetëm një tjetër dëshmi se ky takim është me kërkesë të Kovaçevskit për të shpëtuar karrierën e tij. Ky takim është pikërisht me kërkesën e Dimitar Kovaçevskit për të marrë ndihmë për vazhdimin e mandatit dhe në këmbim të realizimit të agjendave të tjera në dëm të Maqedonisë. Paniku dhe frika e LSD-së dhe BDI-së për…

Lexo më Shumë

Libri i kujtimeve i Princit Harry, i titulluar “Spare”, u bë libri më i shitur ndonjëherë në Mbretërinë e Bashkuar, tha botuesi i librit. Libri u publikua të martën pas disa ditësh intervista televizive të Harryt, dhe një versioni të publikuar gabimisht të memoarit ku u zbuluan informacione intime rreth familjes mbretërore britanike. Libri i Harryt ka tërhequr vëmendjen në mbarë botën, pasi aty ka zbuluar betejat e tij personale dhe akuzat lidhur me anëtarët e tjerë të familjes mbretërore, përfshirë edhe për babanë e tij, Mbretin Charles, njerkën Camilla dhe vëllain e tij të madh, Princin William. “Ne…

Lexo më Shumë

Konstantinos Guksburg, mbreti i fundit i Greqisë u nda jeta në moshën 83 vjeçare. Prej ditësh ai ishte shtruar në në Repartin e Mjekimit Intensiv në një spital privat, pasi kishte pësuar një goditje. Pas një mbledhjeje ndërministrore gjatë mëngjesit të sotëm janë marrë edhe vendimet për varrimin e tij. Deri më tani duket se skenari i një varrimi publik me nderimet e një kreu shteti nuk duket se ka mbizotëruar. Kush është Konstandini II? Konstandini II u ngjit në fron në vitin 1964 gjatë një periudhe kur vendi po kalonte trazira që kulmuan me një grusht shtetiu ushtarak tre…

Lexo më Shumë

Këshilltari i lartë i Departamentit Amerikan të Shtetit, Derek Chollet do të qëndrojë për vizitë sot në Republikën e Maqedonisë së Veriut me çrrastë do të takohet me kryeministrin Dimitar Kovaçevski. Chollet dhe Kovaçevski pritet të diskutojnë për krizën energjetike, ekonominë dhe luftën kundër korrupsionit. Më pas Chollet do të niset për në Kosovë, në përpjekje të intensifikimit të dialogut Kosovë-Serbi dhe arritjen e një marrëveshje përfundimtare. Chollet në Prishtinë do të pritet në takime të ndara nga presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe nga kryeministri Albin Kurti, ndërkohë që pritet të takohet edhe me kryetarët e partive opozitare. Këshilltari…

Lexo më Shumë

Pasaporta e Maqedonisë është renditur në vendin e 44-të sipas indeksit Henley Passport për vitin 2023, dhe me të mund të udhëtoni pa viza në 125 vende të botës. Maqedonia e Veriut ka përparuar me një pozicion krahasuar me vitin e kaluar, kur ishte e pozicionuar në vendin e 45-të. Nga vendet e rajonit, pasaporta greke renditet më e mira në vendin e tetë dhe mund të përdoret për të udhëtuar në 185 vende, pasaporta sllovene është në vendin e 11-të (182 vende), vijojnë pasaporta bullgare dhe kroate në vendin e 18-të (174), serbe në vendin e 38-të (136), malazeze…

Lexo më Shumë

Ministrja e Mbrojtjes Sllavjanka Petrovska sot realizoi takim me zv. ndihmës Sekretarin e Mbrojtjes për Politikë Evropiane dhe NATO të SHBA-së, Spenser Boyer, i cili është pjesë e delegacionit amerikan të këshilltarit të Departamentit të Shtetit, Derek Schole, i cili po qëndron për vizitë në Maqedoninë e Veriut. Në takim u bisedua për partneritetin strategjik ndërmjet Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës në kuadër të mbrojtjes, me ç’rast ministrja Sllavjanka Petrovska e njohu Ndihmës Sekretarin Boyer me projektet aktuale për modernizimin dhe pajisjen e ushtrisë, hapat e ndërmarrë nga Maqedonia e Veriut në drejtim…

Lexo më Shumë

Një 58 vjeçare nga Shqipëria ka marrë lëndime të rënda trupore, pasi një automjet e ka goditur gjatë mbrëmjes së kaluar në qytetin e Strugës. Sipas raportimit të policisë, shoferi i automjetit nuk është ndaluar, por ka ikur nga vendi o ngjarjes. “Më datë 09.01.2023 rreth orës 23:10 në Stacionin Policor të Strugës është raportuar se në rrugën ‘Partizanska’ në Strugë një automjet pasagjerësh ka goditur M.D (58) nga Republika e Shqipërisë dhe është larguar nga vendi i ngjarjes. Në aksident M.D ka pësuar lëndime të rënda trupore, të konstatuara në Qendrën Mjekësore Strugë”, thonë nga MPB. Një ekip i…

Lexo më Shumë

Në kuadër të seancës së 118-të, Qeveria e Maqedonisë së Veriut sot e miratoi Planin e Veprimit për zbatimin e Strategjisë Nacionale për barazi dhe mosdiskriminim 2022-26, transmeton Portalb.mk. “Plani i Veprimit i miratuar përmban një kornizë kohore dhe implikime financiare për zbatimin e Strategjisë deri në vitin 2026. Strategjia Nacionale është dokument strategjik në politikën nacionale për barazi dhe mosdiskriminim, qëllimi kryesor i të cilit është sigurimi i zgjidhjeve konceptuale në realizimin e të drejtave të të gjithë qytetarëve pa diskriminim mbi asnjë bazë”, raportoi Qeveria. Ndonëse të gjithë zyrtarët në Maqedoninë e Veriut deklarohen se janë për barazi…

Lexo më Shumë

Anëtarët e Komisionit Parlamentar për Politikë të Jashtme njëzëri mbështeten nevojën e miratimit të ligjit për ratifikimin e Marrëveshjes për FRONTEX, të lidhur ndërmjet RMV-së dhe BE-së. Ministri i Punëve të brendshme, Oliver Spasovski tha se me këtë marrëveshje është ruajtur formulimi i gjuhës maqedone e cila prej vitit 2015 vazhdimisht ishte kundërshtuar nga ana e Bullgarisë. Marketing “Derisa të funksionalizohet marrëveshja me “FRONTEX”, tashmë kemi marrë letrat dhe vazhdojnë aksionet bilaterale që kemi me disa vende të BE-së dhe nga rajoni për të siguruar kufirin tonë jugor, ku kemi diku rreth 160 policë nga shtetet anëtare. Pra, kjo do…

Lexo më Shumë

Një 58 vjeçare nga Shqipëria ka marrë lëndime të rënda trupore, pasi një automjet në lëvizje e ka goditur gjatë mbrëmjes së kaluar në qytetin e Strugës. Sipas raportimit të policisë, shoferi i automjetit nuk është ndaluar, por ka ikur nga vendi o ngjarjes, përcjell Klan Macedonia. “Më datë 09.01.2023 rreth orës 23:10 në Stacionin Policor të Strugës është raportuar se në rrugën ‘Partizanska’ në Strugë një automjet pasagjerësh ka goditur M.D (58) nga Republika e Shqipërisë dhe është larguar nga vendi i ngjarjes. Në aksident M.D ka pësuar lëndime të rënda trupore, të konstatuara në Qendrën Mjekësore Strugë”, thonë…

Lexo më Shumë

Gjatë ditës së djeshme një 74-vjeçar është gjendur i vdekur në një objekt hoteliere në Gostivar. Nga Sektori për Punë të Brendshme njoftojnë se mjekët kanë konstatuar vdekje pa shenja dhune. “Dje (09-janar) në ora 11:20 në SPB-Tetovë është raportuar se në një objekt hotelierik në rrugën “Zhivko Brajkovski” në Gostivar, ka ndërruar jetë 74-vjeçari N.T.. Mejku nga ndihma e shpejtë ka konstatuar vdekjen pa shenja dhune. Është kryer këqyrja dhe me urdhër të Prokurorit Publik, trupi i pajetë i N.T. është dorëzuar për autopsi”, thonë nga SPB-Tetovë.

Lexo më Shumë