Jo më larg se sot (10.01.2023) dy kirurgë janë arrestuar nga Policia e Kosovës nën dyshimin se kanë marrë para për t’i trajtuar pacientët në spitalin e Vushtrrisë. E ryshfeti si kushtëzim i pacientëve nga mjekët për ta kryer punën për të cilën janë betuar, është një fenomen i njohur tashmë në Kosovë, ndonëse përbën vepër penale. Sipas hulumtimeve të Shoqatës së të Drejtave të Pacientëve në Kosovë, del se në rreth 15 për qind të rasteve, pacientët është dashur të japin mjete financiare për ta marrë shërbimin mjekësor. Për të mësuar se pse kjo dukuri negative vazhdon të ndodhë…
Author: Hamdi Kumanova
Ish-kryetari i Komunës së Manastirit, Vlladimir Taleski dje është dërguar në burgun e Prilepit. Ish-sekretari i Komunës së Manastirit, Sllobodan Bonçanovski, është dërguar në burgun e Manastirit. Taleski duhet të vuaj dënimin me katër vjet për rastin “Transporter”. Sipas vendimit të fundit të Gjykatës së Apelit, Taleski dhe Bonçanoski janë të vetmit të dënuar me burg në rastin “Transporter”. closevolume_off Apeli i ndryshoi dënimet me burg për disa prej transportuesve në dënime me kusht. Taleski dhe Bonçanovski janë në arrest shtëpiak që nga vera e vitit 2016 me ndërprerje deri dje, ish-kryetari i komunës duhet të vuajë edhe 4 vjet…
Partitë “zihen” po nuk sjellin masa konkrete Shiu dhe bora nuk arritën ta pastrojnë ajrin në vend. Shkupjanët vazhdojnë të thithin ajr të ndotur tregojnë matjet e IQ air. Nga ana tjetër këshilltarët e LSDM-së në Këshillin e Qytetit të Shkupit kanë dorëzuar iniciativë për mbajtjen e seancës së jashtëzakonshme për ndotjen në kryeqytet. Iniciativën e përkrahën edhe këshilltarët e partive politike tjera. “I bëjmë thirrje kryetarit të Këshillit nga radhët e VMRO-DPMNE-së, Trajko Sllaveski, që ta pranojë iniciativën dhe të caktojë takim për të diskutuar për ndotjen enorme që po i ndodh Shkupit me javë të tëra. Ndotja e…
Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë (LSM) sot ka njoftuar se në asnjë moment nuk është përfshirë apo informuar për përpilimin e Draft-ligjit për sistemin e pagave në sektorin publik ku siç thuhet, “Qeveria përmes MSHIA-së vendosi Draft-ligjin për sistemin (shkurtimin) e pagave në sektorin publik”. “Sipas qasjes fillestare në tekst konsiderojmë se ulen të drejtat e punëtorëve në pjesën e pagave dhe eliminohet mundësia e rregullimit të kësaj çështje me kontrata kolektive gjë që do të ndikojë ndjeshëm në heqjen e kontratave kolektive në sektorin publik në të cilin rregullohet sistemi i pagave dhe pagesa e tyre, për të cilat…
Shpenzimet mujore për një familje katër anëtarëshe në janar të 2023 janë rritur për rreth 19,425 denarë më shumë, krahasuar me janarin e vitit të kaluar. Sipas Lidhjes së Sindikatave vjet në janar nevojiteshin 31.811 denarë për shportën e konsumatorit, ndërsa në mes të vitit 2022 arriti në 43.163 denarë, që në dhjetor të mbërrij në 51.234 denarë. Qytetarët akoma nuk po e rimarrin veten nga shpenzimet e festave të fund vitit, megjithëse sivjet ishin më duar shtrënguar. Por, nga LSM-ja thonë se përballja e vetme e krizës ekonomike do të jetë rritja e përshtatshme e pagave. “Vjet ndikuam në…
Policia kufitare në “Tabanoc” ka arrestuar ish-drejtorin e Doganës, Dragan Daravellski. Daravellski ka tentuar të kalon kufirin Serbi-Maqedoni e Veriut bashkërisht me familjarët e tij. Arrestimi i tij është bërë mbi bazën e dënimit të plotfuqishëm prej 7 viteve burg për “shpërdorim me detyrën zyrtare”, përkatësisht keqpërdorimin e 2.5 milion eurove. Në vitin 2016 kishte një tentativë për ekstradimin e tij në Maqedoni, por autoritetet serbe kishin ndërprerë procedurën pak minuta para dorëzimit pasi me vonesë kishin mësuar se Daravellski posedon shtetësi serbe.
Dyzet e një vjeçarja M.S. nga Tetova, dje (09-janar) në ora 13:00 në SPB Tetovë ka raportuar se djali i saj i mitur është kafshuar nga një qen endacak në rrugën “Ivo Lola-Ribar” në Tetovë.Ts
Është dënuar me 4 vite e gjashtë muaj burgim Hysri Peqani i njohur ndryshe si ‘Burdushi”. Ky i fundit është dënuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë lidhur me akuzën për ushtrim të kundërligjshëm të veprimtarisë mjekësore ose farmaceutike, shpëlarje parash dhe armëmbajtje pa leje. Përveç burgut, Burdushi u dënua edhe me gjobë prej 42 mijë eurosh, transmeton Nacionale. Sipas aktakuzës, ordinanca “Burdushi”, me aktivitetin primar, aktivitetet e tjera të shëndetit të njeriut, më 15 qershor 2005 e deri më 26 korrik 2019, në Prizren, i akuzuari Hysri Peqani-Burdushi, ka mjekuar persona të ndryshëm anë të paraqitjes së rreme të fakteve…
Dje (09-janar) në ora 15:30 në SPB-Tetovë është raportuar se në parkingun në rrugën “Kiro Ristevski“ në Tetovë, vetura “Citroen” me targa regjistrimi të tetovës e drejtuar nga 19- vjeçarja E.Z. nga Tetova, ka goditur 61-vjeçaren I.S nga Gurgurnica e Tetovës. Nga goditja këmbësori I.S. ka pësuar lëndime të rënda trupore, të diagnostikuara në Spitalin klinik të Tetovës. Në vendin e ngjarjes këqyrjen e ka kryer ekipi i SPB-Tetovë.Ts
Prokuroria Publike e Qarkut nga qyteti bullgar Kustendil ka nisur hetimet kundër shtetasit të Maqedonisë 72-vjeçar K.K., i dyshuar për kontrabandë droge. Hetimi ka nisur pasi të premten në vendkalimin kufitar “Deve Bair/Gueshevo”, pjesëtarë të Departamentit për luftimin e trafikut të drogës pranë Ministrisë së Punëve të Brendshme të Bullgarisë gjatë kontrollit të një autobusi në linjën Shkup – Stamboll, në bagazhin personal të K.K. gjetën 6235 kilogramë marijuanë të ndarë në gjashtë pako, disa prej të cilave ishin fshehur në dhuratat e Krishtlindjeve. Siç raportojnë mediat bullgare, pas zbulimit të marijuanës, K.K. është privuar nga liria dhe Prokuroria ka…
Vendimet për Maqedoninë të merren në Maqedoni. Pas ndërrimit të pushtetit, sic njofton KlanM, VMRO-DPMNE-ja thotë se gjëja e parë që do ta bëjnë është që të ndërpritet praktika që për Maqedoninë të vendoset jashtë vendit. Takimi i Tiranës, sipas opozitës maqedonase, është përpjekje për të shpëtuar qeverinë në largim, takim për të shpëtuar karrierat e bizneseve të BDI-së dhe disa rreth Dimitar Kovaçevskit. “Takimi i Tiranës ndodh pikërisht me kërkesë të LSDM-së dhe Dimitar Kovaçevskit për të marrë ndihmë për vazhdimin e mandatit të kësaj qeverie, kurse si kundërpërgigje të realizohen politika dhe agjenda në dëm të Maqedonisë dhe…
Analisti politik Ismet Ramadani në daljen e sotme në Tv 24 tha se Ali Ahmeti do të duhet të veprojë me mençuri dhe nëse dëshiron ta shpëtojë BDI-në nga përçarjet e mëdha me “Grupin e Zjarrit”, atëherë duhet të “sakrifikojë” Artan Grubin, transmeton InfoShqip. “Ali Ahmeti do të duhet të veprojë me mençuri dhe do të duhet të bëjë një ndryshim në ministrat. Më shumë aludohet për Artan Grubin. Nëse synimi është të shpëtohet partia nga një ndarje më e madhe, atëherë nuk mendoj se një figurë apo një Artan Grubi do të thotë shumë për Ahmetin. Mendoj se ky…

