Integrimi në BE dhe lufta kundër krimit dhe korrupsionit, prioritet i vendeve të rajonit – Kryetari i Alenacës për Shqiptarët, Arben Taravari, i shoqëruar nga deputetët Artina Qazimi dhe Elmi Aziri, u pritëm sot nga presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani. Kryetari Taravari falënderoi presidenten Osmani për bashkëpunimin e ndërsjellë, duke e siguruar atë se si kryetar i Aleancës për Shqiptarët do të punojë në thellimin e mëtejshëm të bashkpunimit. “Në takim diskutuam edhe për situatën në veriun e Kosovës të cilën e kemi ndjekur me shqetësim dhe kemi folur zëshëm për dënimin e strukturave destabilizuese atje. Përgëzova autoritetet…
Author: Hamdi Kumanova
Klinika “Zhan Mitrev” ka reaguar ndaj kallëzimit penal, të cilin sot Prokuroria Themelore Publike e ka dorëzuar në Gjykatën Penale. Nga kjo klinikë thonë se në gjykatë do të dëshmojnë se aktakuza e Prokurorisë është e pa bazë. “Shihemi në gjykatë është përgjigja jonë ndaj vendimit të sotëm të Prokurorisë Themelore Publike për ndjekjen penale të Dr. Zhan Mitrev për mashtrim. Kjo tallje e sulmeve të pabaza do të duhet të provohet në gjykatë dhe do të jetë e vështirë të provohet sepse e vërteta është se asnjë pacient nuk është mashtruar dhe të gjitha trajtimet dhe proceset në spital…
Ditët në vijim mot më i ftohtë, reshje bore edhe nëpër qytete?! Nën ndikimin e valës së lagësht dhe aktiviteteve ciklonike nga perëndimi, gjatë natës së kaluar u shënuan reshje intensive të shiut, derisa nëpër male mbi 1.000 metër lartësi mbidetare reshjet e shiut kaluan në të dëborës, veçanërisht në pjesët perëndimore të vendit. Lokalisht proceset ishin më intensive me mbi 30 litra reshje në metër katror. Në qendrat e skijimit, siç njofton KlanM, është formuar shtresë dëbore prej 15 centimetra, kurse në viset më të larta malore shtresa e dëborës shkon edhe mbi 20 centrimetra. Ndryshe, nëpër qendrat e…
Nuk ka mbaruar ende pastrimi i mbetjeve nga Spitali i djegur modular në Tetovë. Pastrimi nga mbetjet filloi para më tepër se një muaj edhe pse është dashur që të fillojë menjëherë pas mbarimit të procedurave për marrjen e provave nga terreni. Nga Spitali i Tetovës arsyetohen për Portalb.mk se 80 përqind e punëve për pastrimin e këtij lokacioni kanë përfunduar, por, pamjet nga tereni i ngjajnë një deponie të egër. Mbeturina të shumta dhe dy automjete pune të palëvizshme, janë pamjet nga vendi ku tani më objekti i spitalit është shkatërruar dhe mbetjet gjenden të shpërndara gjithandej. Ndonëse pastrimi…
Nga Sektori për Punë të Brendshme përmes një njoftimi kanë kërkuar që qytetarët e rajonit të Pollogut të jenë të kujdesshëm pasi në këtë rajon janë lëshuar mesazhe kërcënuese drejt disa personave, nga gjoja funksionarë të MPB-së në Serbi. Sektori për Punë të Brendshme në Tetovë kërkon nga qytetarët që në rast se pranojnë mesazhe të këtilla, të lajmërohen në stacionin më të afërt policor. “Sektori i Punëve të Brendshme-Tetovë njofton qytetarët se kohëve të fundit janë dërguar mesazhe drejt personave fizikë dhe juridikë nga rajoni Tetovë-Gostivar, janë shpeshtuar dërgimet e mesazheve kinse nga personat të cilët në mesazhet paraqiten…
Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, i shoqëruar nga deputetët Artina Qazimi dhe Elmi Haziri, në selinë e Partisë Demokratike të Kosovës në Prishtinë, realizoi takim me kryetarin e kësaj partie, Memli Krasniqi. Kryetari Taravari e njoftoi kryetarin Krasniqi se ASh çmon bashkëpunimin e deritashëm ndërmjet dy partive dhe se do të angazhohet për thellimin e kësaj miqësie. Në takim, ai theksoi përkrahjen e plotë që Aleanca për Shqiptarët jep për nismën e Republikës së Shqipërisë për shfuqizim të rezolutës së Këshillit të Evropës në lidhje me raportin Dick Marty. “Besojmë në pastërtinë e luftës së drejtë të UÇK-së…
Gjatë ditës së djeshme një 74-vjeçar është gjendur i vdekur në një objekt hoteliere në Gostivar. Nga Sektori për Punë të Brendshme njoftojnë se mjekët kanë konstatuar vdekje pa shenja dhune. “Dje (09-janar) në ora 11:20 në SPB-Tetovë është raportuar se në një objekt hotelierik në rrugën “Zhivko Brajkovski” në Gostivar, ka ndërruar jetë 74-vjeçari N.T.. Mejku nga ndihma e shpejtë ka konstatuar vdekjen pa shenja dhune. Është kryer këqyrja dhe me urdhër të Prokurorit Publik, trupi i pajetë i N.T. është dorëzuar për autopsi”, thonë nga SPB-Tetovë.
Prokuroria Themelore Publike në Shkup ka ngritur padi kundër doktor Zhan Mitrevit dhe klinikës së tij, përcjell TV21. Sipas aktakuzës, bëhet fjalë për veprën penale “mashtrim”, për të cilën është paraparë dënim me burg prej 1 deri në 10 vjet. Kjo u bë e ditur në brifingun e sotëm me gazetarët në Prokurorinë Publike.
Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë, pas një pune intensive operative dhe hetimore kanë arritur të identifikojë dhe të arrestoj dy të dyshuar të përfshirë në dy raste të vjedhjeve të veturave. Në dhjetor 2022 nga Stacioni Policor në Gjakovë janë iniciuar dy raste për vjedhje të veturave në qytetin e Gjakovës. Me datën 05.12.2022 ishte vjedhur vetura OPEL Corsa, ndërsa me datën 22.12.2022 vetura VW Golf, raste të paraqitura nga pronarët e automjeteve. Me datën 07.01.2023 Stacioni Policor në Gjakovë kanë arrestuar të dyshuarit: A. L., banues në fshatin Carrabreg-Deçan, i lindur në vitin 1992 (shtetas i Republikës së…
Deputetët në Kuvend seancën e parë plenare të vitit të ri do ta mbajnë sot dhe një nga pikat e rendit të ditës është projektligji për ratifikimin e Marrëveshjes me Frontex, të cilin Maqedonia dhe Bashkimi Evropian e nënshkruan më 26 tetor të vitit të kaluar, transmeton Portalb.mk. Projektligji për ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Bashkimit Evropian për aktivitetet operative të kryera nga Agjencia Evropiane e Rojës Kufitare dhe Bregdetare në Republikën e Maqedonisë së Veriut, siç shkruhet në emrin e plotë të materialit, është e dyta nga gjithsej 15 pika që janë në rendin…
Viti 2022 i suksesshëm në luftën kundër tregtisë ilegale të drogës, janë sekuestruar mbi 2.4 ton drogë, e cila në tregun e zi do të kapte vlerën e përgjithshme prej gjashtë milionë eurosh, njofton ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski në profilin e tij në Facebook. . Mes drogave të sekuestruara janë marihuana, heroina, kokaina, amfetamina dhe hashashi. U shtypën 12 grupe të organizuara kriminale të përbëra nga 51 anëtarë. Janë zbuluar mbi 700 krime, ka shkruar Spasovski, për të cilat janë raportuar mbi 800 autorë. – Këtu janë edhe sekuestrimi i 20 tonëve prekursorë të ndryshëm, me qëllim…
Për të siguruar jetesën, një pjesë e madhe e shqiptarëve nuk varen as nga shteti dhe as nga sipërmarrjet e mëdha, por, shpesh në mungesë të alternativave të punësimit, hapin vetë një biznes. Shqipëria mban rekord për numrin e lartë të bareve, restoranteve, dyqaneve të veshjeve, marketeve të vogla, apo shërbimeve si parukeri, riparim këpucësh, rrobaqepësi të vogla etj, që i gjen në çdo lagjeve të qyteteve, sidomos atyre të mëdha. Të dhënat e Eurostat tregojnë se vendi ka përqindjen më të lartë të të vetëpunësuarve në Europë, në 35% të totalit, një peshë që është dukshëm mbi shtetet e…

