Maqedonia e Veriut për vitin 2023, në listën e fundit si fuqi ushtarake radhitet e 108-ta nga 145 shtete të konsideruara për rishikimin vjetor të Global Firepower (GFP), njoftoi internet-portali “Global Firepower”. Krahasuar me vitin e kaluar për Republikën e Maqedonisë së Veriut, ky është përparim për ushtrinë e Maqedonisë së Veriut për 27 vende në listën e aftësive dhe fuqisë ushtarake të armatave në botë.Renditja e finalizuar e Global Firepower shfrytëzon mbi 60 faktorë individualë për të përcaktuar rezultatin PowerIndex të një kombi të caktuar (‘PwrIndx’) me kategori që lëvizin nga sasia i njësive ushtarake dhe gjendja financiare, deri…
Author: Hamdi Kumanova
Prej vitit 2015, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut janë angazhuar për ndërtimin e një linje interkonjeksioni 400 kV, por 7 vite më pas ky angazhim rezulton i largët. E ndërsa pala maqedonase ka hedhur themelet për ndërtimin e linjës përçuese të energjisë, në Shqipëri puna në terren ende s’ka filluar. Sipas një verifikimi të Faktoje rezulton se Operatori i Sistemit të Transmetimit është në pritje të përfundimit të disa procedurave me lejet e ndërtimit, shkruan Faktoje.al. “Projekti i radhës është linja 400 kV Elbasan – Bitola (Maqedoni), e cila ka nisur tashmë procedurat për ndërtim dhe që do të mundësojë…
Siç raportojnë nga Ministria e Punëve të Brendshme gjatë ditës së djeshme janë arrestuar 11 persona në një objekt në Manastir i cili ilegalisht ka organizuar lojëra fati.4 “Më 08.01.2023 nga ora 21:30 deri në ora 22:#0, zyrtarët policorë të SPB Manastir kishin aksion kontrollues në rrugvn “Karaorman” në Manastir nga ku është vërtetuar se në objekt bëhet organizimi ilegal i lojërave të fatit”, thonë nga MPB. Ata shtojnë se gjatë kontrolit janë hasur 11 persona nga Manastiri ndërsa tek ata janë gjetur disa banknota Pas dokumentimit të rastit kundër tyre do të ngritet kallëzim penal.
Duke bërë bilancet e vitit që lamë pas dhe duke listuar objektivat për 2023, ministrja Balluku për herë të parë dha sinjale se gjatë këtij viti operimi në tregun e karburanteve dhe ushqimeve mund të bëhet pa borde, duke iu rikthyer normalitetit. BELINDA BALLUKU MINISTRE E INFRASTRUKTURES DHE ENERGJISE “Bordi ka pasur një synim, transparencën e çmimit dhe meqenëse çmimi është stabilizuar kemi diskutuar prej disa javësh për të dy bordet që mund edhe të ndalojnë së funksionuari por ky vendim i takon Ministrisë së Financave. Tashmë janë të gjithë të qartë tregtarët e nafës që shteti do…
Banorët e Tetovës do duhet të presin të paktën edhe dy vite për banesa sociale. Kjo për shkak të mungesës së një plani gjeneral urbanistik dhe atij detal urbanistik për parcelën e ndërtimit të banesave sociale. Kreu i këshillit komunal Besar Durmishi, ka deklaruar se, vendi tashmë është caktuar dhe për të njëjtin po bëhen hapa në drejtim të detajizimit të planit, ndërkohë është filluar edhe procedura e planit gjeneral për qytetin, me qëllim lehtësimin e punëve në drejtim të ndërtimit të banesave sociale. “Diku dy vite do të merr plani gjeneral edhe më pas do nisen të punohen planet…
Transportuesit privat ende presin takimin me kryeministrin Kovaçevski, ndërkohë që qytetarët ende presin autobusë, shpesh edhe më shumë se një orë. “Sloboda Prevoz” dhe” Makekpress” tërhoqën autobusët nga bllokimi i bulevardeve, sepse kryeministri publikisht u premtoi takim pasi të përfundonte raporti i revizionit nga Drejtoria e të Ardhurave Publike. Raporti përfundoi dhe në bazë të tij tek transportuesit privat nuk janë gjetur parregullsi. Kemal Muriç nga “ Sloboda Prevoz” shpreson që kryeministri të mos e lërë në harrës premtimin e tij. “Në me durim do të presim që të na thërrasë kryeministri, sepse ai publikisht e tha atë. Shpresoj se…
Dhjetorin e kaluar, një familjeje prej katër anëtarësh i nevojiteshin 51.235 denarë për plotësimin e shportës minimale sindikale. Sipas përllogaritjeve të Lidhjes së Sindikatave tëë Maqedonisë (LSM), në dhjetor të vitit 2022, një familje prej katër anëtarësh ka nevojë për 19.226,11 denarë për ushqim dhe pije, 13.093,22 denarë për banim, 3.050,95 denarë për mirëmbajtjen e higjienës dhe 3.668 denarë për transport. Një familje në dhjetor është dashur të ndajë 2.255,15 denarë për veshje dhe këpucë, 1.067,86 denarë për kulturë dhe 801,29 denarë për mirëmbajtje shëndetësore. “Një familje katër-antarëshe në total i nevojiteshin 43.163,17 denarë për të plotësuar shportën minimale sindikale,…
Komisioni Rregullator i Energjetikës njofton se pas mesnatës do të ulet çmimi i naftës për një denarë, përcjell TV21. Edhe çmimi i vajit ekstra të lehtë do të ulet për gjysmë denari. Çmimi i benzinës do të mbetet i njëjtë. Çmimet sipas vendimit të fundit: Nafta- 81,5 den për litër Vaji ekstra i lehtë- 80,0 denarë për litër Benzina BS-98- 81,0 denarë për litër Benzina BS-95- 79,0 denarë për litër
Larson Jain: Lufta kundër krimit dhe korrupsionit çelësi për përparim në eurointegrime Euroambasadori David Geer ka porositur sot na Kuvendi i Maqedonisë së Veriut se, fokusi i vendit për vitin 2023 duhet të jetë te reformat, duke thënë se, duhet të shfrytëzohet koha prej tani deri në zgjedhjet e vitit 2024, për të shtyrë përpara ato reforma shumë të nevojshme, në interes të qytetarëve. Ai po ashtu, përmendi edhe rëndësinë e ndryshimeve kushtetuese, në mënyrë që vendi të bëj përparim në rrugën drejt integrimit evropian. “Ndryshimet kushtetuese me qëllim të përfshirjes së qytetarëve të cilët vet-përcaktohen si bullgarë, mbetet vendim…
MPB bën të ditur se gjatë ditës së djeshme është arrestuar një tetovar tek i cili janë gjetur armë, municione dhe disa para që dyshohet se janë të falsifikuara. “Më 08.01.2023, nga ora 08:00 deri në ora 10:00, zyrtarët policorë të SPB-Tetovë kanë bastisur shtëpinë e 47-vjeçarit I.A. në Shipkovica e Tetovës. Gjatë kontrollit, të kryer me urdhër të gjykatës, u gjet një pushkë automatike, dy karikatorë, 12 fishekë të kalibrit 7.62 milimetra, 4020 euro dhe 300 franga, të cilat dyshohet se janë të falsifikuara”, thonë nga MPB.
“Vajza e Artë” e Kosovës, Majlinda Kelmendi, ka dhënë një intervistë për mediumin “Abc News” në Shqipëri. Ajo ka treguar shumë detaje nga jeta e saj private si dhe nga karriera e saj si xhudiste. Mediumi shqiptar shkoi brenda shtëpisë së Kelmendit. Ajo i priti me kafe. Karrierën si trajnere, Majlinda e filloi para një viti kur u pensionua nga xhudo. Ajo rrëfeu për vështirësitë që kishte pas tërheqjes së xhudos.
Duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarit të portalit Indeks.mk për ndryshimet kushtetuese të cilat duhet t’i bëjë Maqedonia e Veriut për të vazhduar rrugën drejt BE-së, ambasadorja e SHBA-ve në Shkup, Angela P. Aggeler tha se funksionarët duhet të veprojnë sa më parë në interes të qytetarëve. Aggeler tha se SHBA-të mbështesin gjithçka që afron vendin drejt Bashkimit Evropian. “E inkurajojmë udhëheqësinë dhe funksionarët e zgjedhur të këtij vendi të veprojnë në interes të qytetarëve të tyre dhe të veprojnë sa më parë, të bëjnë ndryshimet e duhura që do të mundësojnë hapjen e negociatave aderuese drejt BE-së. E dimë…

